Zgjedhjet në Kosovë, thirrja për partitë politike: Jo fëmijët në fushatë, shmangini

18 Shtator 2019, 15:50Rajoni TEMA

Në Kosovë organizatat që trajtojnë të drejtat e njeriut, po u bëjnë thirrje partive politike të shmangin përfshirjen e fëmijëve në fushatën elektorale, e cila pritet të hapet nga mesi i javës së ardhshme.

Ky fenomen ka qenë shumë i theksuar në zgjedhjet e mëparshme, thotë VOA, që citon këto organizata të kujtojnë se përfshirja e fëmijëve në fushata elektorale është e dënueshme me ligj.

Nga sa pohon Zëri i Amerikës duke përmendur të dhënat nga paneli zgjedhor për ankesa në Kosovë, pas zgjedhjeve lokale të 2017-tës, subjektet politike janë dënuar më gjoba që mbërrijnë në më shumë se 60 mijë euro për shfrytëzimin e fëmijëve në fushatat e tyre.

Përfaqësuesit e panelit zgjedhor për ankesa kërkojnë që kushdo i përdor fëmijët për qëllime të tilla të përballet me ligjin. Apeli mbërrin ndërkohë që fushata zgjedhore në Kosovë çelet zyrtarisht nga mesi i javës së ardhshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje