Në pritje të vendimit, burg apo i lirë? Saimir Tahiri: Nuk kam lidhje me grupin e strukturuar kriminal

19 Shtator 2019, 11:43Kronika TEMA

Gjykatën e Krimeve të Rënda është tërhequr për të marrë vendim për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Trupi gjykues ka deklaruar se nuk do të ketë vendim para orës 16:00.

Gjykata ka kontestuar disa nga provat e përmendura në seancën e kaluar nga Saimir Tahiri. Më konkretisht emaili dërguar prokurorit Dritan Prençi, shkresat e dërguara në drejtim të ish Ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe regjistri i hyrje daljeve në Ministrinë e Brendshme. Sipas gjykatës, këto nuk janë pjesë e dosjes.

Në referimin e Saimir Tahirit, ai shprehet se asnjërën prej tyre nuk e ka depozituar për provë, por e ka parë të arsyeshme që ti përmend pasi ato tregojnë për personalitetin e tij.

“Kam kryer detyrën si ministër i Brendshëm dhe nuk kam lidhje me grupin e strukturuar kriminal”, është shprehur ish-ministri.

Prokuroria kërkoi 12 vite burg

Ne seancën e datës 10 shtator, Prokuroria kërkoi 12 vite burg për Tahirin. Por ish-ministri së bashku me ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaled Çela rrezikojnë të vuajnë nga 8 vjet burg nga 12 që kërkoi Prokuroria, në një institucion të sigurisë së zakonshme.

Sipas akuzës nga provat dhe përgjimet në tërësi të bëra nga ana e prokurorisë është arritur në konkluzionin se ish-ministri i Brendshëm u ka siguruar mbrojtje dhe paprekshmëri grupit të trafikantëve ku bënin pjesë edhe kushërinjtë e tij të njohur ndryshe si vëllezërit Habilaj.

2 komente në “Në pritje të vendimit, burg apo i lirë? Saimir Tahiri: Nuk kam lidhje me grupin e strukturuar kriminal”

  1. Orli says:

    Nuk e njoh por per mua Saimir Tahiri eshte ministri me i suksesshem qe i ndryshoi fytyren policise,si duket po vuan pasojat e shkatrrimit te droges ne Lazarat ku fitimet e mafiozve te djathte por edhe te majte kapnin pese miljard ne vit!

  2. Moni says:

    Banda kriminale e drejtuar nga Keryekrimi Berishe eshte akoma ne fuqi ku se bashku me makinen vrastare qe i prodhoi keto monstra duan me çdo kusht denimin e Sajmir Tahirit jo se ka bashkepunim me grupet kriminale por se eshte kerkcenim per shtetin e dhjemokracise qe instaluan fabrika me prodhimin e saj per mese 28 vitesh!Turp te denosh nje djal te pafajeshem vetem sepse eshte nga jugu e ku togat e zeza te Berishes jane nga veriu!Me thonj nje nga veriu qe eshte denuar nuk behet fjale per bashkeunetor or si vrastar,hadut,kriminel e qe ironikisht nga inezet e radhes u etiketua “burre shteti” ironi e pashembullt ne boten demokratike!Ja perse znj.Merkel ka vene kushtet e panegociueshme per kriminelet shqipetare qe jo vetem qe e ktheyen shqiperine ne kuplara por edhe e persorn per fitime siç deshem!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje