Komisioni Europian: Nuk komentojmë vendimin e Gjykatës për Tahirin

20 Shtator 2019, 18:25Politika TEMA

Komisioni Evropian është vënë në dijeni për dënimin e Saimir Tahirit, ish-ministër i Brendshëm, për “shpërdorim detyre”, por gjithsesi, ky institucion i rëndësishëm i Bashkimit Evropian nuk pranon të bëjë komente mbi çështjen.

Pyetur nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, zëdhënësja e BE-së, Maja Koçijançiç, thotë:

“Ne nuk komentojmë në çështje apo vendime individuale, sepse BE respekton pavarësinë e institucioneve të drejtësisë.”

Në përgjigjen e kthyer nga Koçijançiç theksohet edhe fakti se vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda do të apelohet dhe procesi do të vijojë.

Saimir Tahiri u dënua me pesë vite heqje lirie për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të jetë në shërbim prove, duke mos bërë asnjë ditë burg.

1 komente në “Komisioni Europian: Nuk komentojmë vendimin e Gjykatës për Tahirin”

  1. Dardan says:

    Bravo Bashkimi Europian. leksion per kafshet shqiptare qe kane dale nga pylli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje