Mul Noka: Saimir Tahiri i ka përgjuar të gjithë, edhe Ambasadat

20 Shtator 2019, 17:38Politika TEMA

Saimir Tahiri i ka përgjuar të gjithë përfshirë edhe një pjesë të Ambasadave të huaja në Tiranë.

Këtë pohim e bëri i Flamur Noka, gjatë një intervistës së tij në “Top Talk” në Top Channel.

Zyrtari i Partisë Demokratike tha se me këto përgjime Tahiri kontrollon “Shefin e Madh”, që Noka nënkupton Edi Ramën.

I pyetur për vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për dënimin e Tahirit me shërbim prove, Noka tha se Partia Demokratike nuk kishte asnjë pritshmëri, pasi procesi u shkatërrua, sipas tij, nga kryeprokurorja Arta Marku.

“Pritshmëritë tona i kemi publike që ditën që është emëruar kryeprokurore PPP-ja me emrin Arta Marku. Që ditën që Prokuroria e Krimeve të Rënda u shkatërrua me një të rënë të lapsit dhe hetimi i sapo i nisur nga ish-ministrit Tahiri u ndërpre.

Që në atë kohë ne kemi bërë me dije se e gjitha kjo ishte një skenar i Edi Ramës për të shkatërruar hetimin ndaj Saimir Tahirit, pasi siç u vërtetua dje, Edi Rama është peng i Saimir Tahirit, ndërsa drejtësia është peng te Edi Rama.

Nuk kemi patur ndonjë pritshmëri në lidhje me vendimin. Por vendimi ishte shok për opinionin publik sepse tregoi që drejtësia e re e Edi Ramës është drejtësi e vdekur”, tha Noka.

Ish-ministri i Brendshëm theksoi sërish se: “U demonstrua publikisht se drejtësia e re me të cilën Rama ka ushqyer shqiptarët për kaq shumë kohë është drejtësi e vdekur.”

Sipas Nokës, me pajisjen Imsi Catcher është përgjuar opozita dhe Ambasadat e huaja në Tiranë. Por ai theksoi se ish-ministri Tahiri nuk ka patur nevojë të shantazhojë ambasadorët përsa kohë shantazhon kryeministrin e vendit.

“Pajisja Imsi Catcher, fakti që u fut në mënyrë të fshehtë dhe që ka lëvizur në të gjitha institucionet ku ka opozitë, përfshirë edhe Ambasadat e rëndësishme, do të thotë që ajo lëviz vetëm për të përgjuar dhe ka një rreze përgjimi.

Nuk ka patur nevojë të shtantazhojë ambasadat e huaja sepse ai ka shantazhuar dhe ka në xhep kryeministrin e vendit”, tha Flamur Noka.

5 komente në “Mul Noka: Saimir Tahiri i ka përgjuar të gjithë, edhe Ambasadat”

  1. Koba says:

    Me siguri te ka rregjistru dhe ty o Koke Katruve.Prite se dhe Ti ke ca bajga nga lidhjet me UDB Serbe.

  2. Xeni pa qime says:

    O MUL GOMARI… TAHIRI KA PERGJUAR TE GJITHE NDERSA TI KE PERGJUAR TAHIRIN TI DEL ME I RREZIKSHEM SE TAHIRI

  3. Tironsi says:

    ce intervistoni kete budalla,kur prokuroria kerkoi denim 12 vjet e paska kapur Rama tani qe gjykata i dha 3 vjet quhet e kapur.O rrot e K…Tahiri po denohet me zero prova dhe ky eshte fundi i drejtesise.

  4. Tiranasi says:

    Ky eshte me idjoti ne ate parti hajdute, por ketij i duhet bere vetingiu, se ka vene pasuri duke badhkepunuar me drogaxhinjte e duke vjedhur leket e shiptareve ne tenderat e kepuceve e veshjeve te thera te policise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje