Ambasadori Soreca: Censusi do të jetë baza e negociatave, shpresa ime të çelen sa më shpejt

20 Shtator 2019, 10:00Politika TEMA

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ka deklaruar se sfida e radhës për Shqipërinë është censusi i popullsisë dhe banesave për vitin 2020, si një element kyç për integrimin e vendit tonë.

Kryediplomati i BE tha se censusi do të jetë baza e negociatave, dhe siç thotë Këshilli i Evropës, duhet të bëhet në mënyrë të lirë dhe vullnetare.

Ndër të tjera, Soreca deklaroi se shpreson që të çelen shumë shpejt negociatat e Shqipërisë me BE-në, duke shtuar se mbështetja evropiane do të vijojë.

“Jemi këtu për të diskutuar sfidën e radhës, censusin për popullsinë dhe banesat për 2020.

Rëndësia e popullsisë nuk është vetëm për Shqipërinë, por edhe për BE-në dhe për aspiratën e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e familjes evropiane.

Censi do të jetë baza e negociatave. Shpresa ime është që negociatat të çelen shumë shpejt. Censi i vitit 2011 shënoi një gurë të rëndësishëm në gjithë BE-në. Edhe në Shqipëri censi u shënua në bazë të të dhënave të Eurostat.

KE ka theksuar se censi i vitit 2011 nuk arriti të siguronte të drejtat e shqiptarëve që të deklaronin në mënyrë të lirë origjinën e tyre.

Të mos harrojmë këtë rekomandim kaq të rëndësishëm të KE, i cili tha se censi duhet bërë në mënyrë të lirë dhe vullnetare.

Censi është i lidhur ngushtë me miratimin e ligjeve për të drejtën në mënyrë të lirë.

Shqipëria ka ende punë për të bërë për të përmirësuar më tej sistemin statistikor. Kjo është e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë.

BE do vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë dhe qytetarët shqiptarë në përpjekjet për të përmbushur standardet e BE”, tha ambasadori Soreca.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje