Ekskluzive / Memorie.al. sjell dëshminë e rrallë të skulptorit të njohur, Agim Rada, në emisionin e njohur RREFIM në Tv Scan, lidhur me miqësinë e hershme me mikun dhe kolegun e tij, Kristaq Rama, për të cilin flet me simpati dhe e kundërta për të birin, Edin, që dikur e mbante afër… “Asgjë nuk i dua, vetëm të në lejë të punojmë të qetë”, shprehet skulptori rebel për kryeministrin aktual që dikur e kishte idhull Radën dhe në librin e tij “Refleksione”, ka shkruar gjatë për të….?!
Para pak kohësh në emisionin e njohur RREFIM në Tv Scan, emision që ka për autor gazetarin Dashnor Kaloçi dhe moderatore Albana Shehu Qirjako, ka qenë i ftuar skulptori i njohur, Agim Rada, i cili është dhe autori i bustit të Mit’hat Frashërit që u vendos në kodrat e liqenit të Tiranës me ceremoni zyrtare dhe që pati një reagim të ashpër nga segmente të majta, etj. Veç të tjerash në rrëfimin e tij në Tv Scan, zoti Rada ka bërë dhe një histori të shkurtër të historisë së tij familjare dhe personale, duke u ndalur edhe në raportet dhe marrëdhëniet që ai ka pasur me mikun e kolegun e tij, skulptorin Kritaq Rama, si dhe të birin e tij, Edin, i cili në vitet ’80-të e ka pasur si idhull Radën dhe në librin e tij “Refleksione” ka shkruar gjatë dhe për të. Por kjo gjë nuk e ka mikluar aspak Radën, i cili në këtë emision pasi ka treguar rreth miqësisë që ai ka pasur me Edin deri në vitin 1990, është shprehur se që nga ajo kohë e deri më sot, pra plot 30 vjet me rradhë ai nuk e ka takuar fare dhe as nuk ka pirë qoftë dhe një kafe me kryeministrin e sotëm. Për më shumë rreth kësaj, por dhe ngjarje e histori të tjera nga jeta e tij, na njeh intervista që po publikojmë në këtë shkrim e realizuar nga moderatorja, Albana Shehu.
Albana Shehu: Zoti Rada, ju jeni një artist dhe një skulptor i vjetër me një karrierë të gjatë pune mbi 45-vjeçare dhe veprat tuaja janë të shpërndara dhe të vendosura jo vetëm në qytetin e Tiranës, por dhe në qytete të tjera në të gjithë Shqipërinë. Por ajo që ju bëri edhe më të njohur, ishte kjo vepër, ky bust, i Mit’hat Frashërit, të cilin regjia po na e paraqet dhe po e shikojmë këtu në monitor…
Ju falenderoj që e nisët me këtë punë timen dhe u bë shumë mirë, pasi ishte një eveniment shumë i rëndësishëm ky që ndodhi me ardhjen në Shqipëri të eshtrave të patriotit të madh Mithat Frashëri, e gjithashtu vendosjen e bustit të tij në kodrat e liqenit përkrah vëllezërve Frashëri.
Kjo është një punë e duarve tuaja dhe është bërë në një kohë rekord të themi…dhe është derdhur në bronx një punë e tillë ku çdo detaj duket që është punuar me një dashuri…
Po…në përgjithësi arti ka një sekret po themi apo një specifikë të veçantë, pasi nëse ti mendon që të krijosh një objekt, një punë të bukur, në mos pastë dashuri ndërmjet teje dhe asaj që do krijosh, ajo gjithmonë do dali një gjë fallco, e sipërfaqëshme, një gjë që nuk thotë gjë. Unë kurrë në jetën time nuk kam bërë gjëra që nuk më pëlqejnë dhe që unë nuk do të dua t’i bëj. Nuk kam bërë as në rininë time kur atëhere ishte i detyruar të bëje kështu figura politike, unë jam shmangur që t’i jepja hapësirë shpirtit dhe lirisë time që unë të bëja dhe krijoja atë që dua.
Do ndalemi përsëri tek kjo vepër e juaja, por po kthehemi pak në kohë në historinë e jetës suaj. Ju keni lindur në Tiranë…
Po, unë kam lindur në Tiranë në vitin 1953 në një shtëpi të vjetër, shtëpi qerpiçi që im atë e bëri vetë pasi doli nga burgu, duke përdorur copa llamarinash, teneqe, tjegulla, ç’të gjente, me shumë vështirësi për të na strehuar ne të vegjlit aty nën atë strehë.
Ju jeni rritur me një fëmijëri shumë problematike, pasi prindërit tuaj kanë hequr një kalvar që ne duhet ta tregojmë…Ja po shikojmë këtë fotografi ku janë dy prindërit tuaj, një zotëri dhe një zonjë mjaft të pashëm të cileve ua dallohet fisnikëria brenda tyre…
Kjo është e vërtetë, pra fëmijëria ime e vështirë, por unë nuk jam nga ata njerëz që sot të marr flamurin dhe të them se jam i persekutuar…! Por me që ishim te pyetja juaj për prindërit, desha të theksoj se pikërisht kjo lloj rrace, u luftuan nga fshatarët të zbritur nga mali. Unë e kam thënë diku se njerzit e bukur, komunizmi i urrente. Unë mbaj mënd në fëmijrinë time dhe më pas se vajzat më të bukura të Tiranës, anatemoheshin dhe përfliteshin deri duke u quajtur prostituta, vetëm e vetëm pse ishin të bukura. Po kështu edhe meshkujt quheshin vagabond, rrugaçë, gangster, etj etj. Dhe kjo pse laheshin, visheshin bukur, parfumoheshin etj., etj., dhe kjo shkonte kundër ideollogjisë së atij sistemi dhe konsiderohej krim. Por para kësaj, kjo gjë ndodhi me inteligjencën kombëtare, me klerin kombëtar, me të gjithë intelektualët që kishin mbaruar shkollat në Perëndim, që për mendimin tim kanë qenë vetëdija kombëtare. Të gjithë këta u burgosën apo përfunduan internimeve. Në rast se nuk do ndodhte kjo, pra në rasr se nuk do burgoseshin këta dhe do të dëgjohej mendimi i tyre apo i këtij personaliteti që po shohim këtu në ekran, pra Mithat Frashërit, nuk do ishte Shqipëria kështu si është dhe siç mbeti pas Luftës, por do ishte një vënd shumë i zhvilluar.
Kthehemi përsëri tek fëmijria juaj dhe vështirësitë e asaj kohe për shkak të burgosjes së babajt tuaj.
Po, babaj im u burgos me pa të drejtë. Ai ishte antikomunist dhe si i tillë u dënua. Vetëm në Shqipëri ndodhnin dënime dhe burgosje të tilla ku një ndër mijra ishte dhe babai im. Pas burgosjes së babajt, mamanë time e internuan në Berat, pastaj nga Berati në Tepelënë, e kështu me rradhë si mijra e mijra familje shqiptare. Me që jemi në këtë pikë, pra te internimet, te Tepelena që po bëhet zhurmë e madhe këto ditë, përfitoj nga rasti të ndalem pak. Unë kam dëgjuar këta historianët, kështu u thonë se unë nuk mund t’i quajt historian ata. Se historia nuk mund të quhet profesion, pasi ajo është më shumë kulturë. Dhe ne nuk kemi nevojë për profesionin e këtyre dy tre kokrrave që të na mësojnë ne, duke na shtrembëruar realitetin. Pasi ka ardhur koha që nëse unë dua të di për Pirron e Epirit apo Jul Çezarin, i kam të gjitha mundësitë që ta mësoj se kush kanë qenë ata. Por këta më duket se jo pa qëllim, deformojnë historinë, deformojnë emra etj etj. Nuk e di a më lejohet këtë në këtë emision që të përmënd emra…
Po patjetër, nuk kemi asnjë problem…
Po, se shof atë Paskal Milon, shof një Pëllumb Xhufin, ç’janë ca, një Gjeçov quhet, që janë jashtë kohës dhe pa dinjitet. Pasi të shkelësh mbi dhimbjet e të tjerëve dhe të tallesh dhe të përqeshësh ata që u vranë dhe u masakruan për hiç gjë e ta quash Tepelenën, “Kamp pushimi”, kjo minimum nuk është normale. Nuk ja dua të keqen njeriu, por ta kishin provuar prindërit e këtyre që përmënda më lart, ta kishin provuar baltën e Myzeqesë dhe gërxhet e Tepelenës, t’u vdisnin fëmijët në breg të lumit, ta kishin provuar ata, dhe pastaj të flisnin…?! Ata të mos na trumbetojnë vetëm ato të mira që na paska sjëllë ai regjim dhe për këtë që thashë të mos thonë asnjë fjalë.
Po nëna juaj, pse ishte në ato kampe…?
Nëna ime, faji i vetëm i nënës sime që provoi ato kampe të tmerrshme, ishte se bashkëshorti i saj ishte në burg, kaq. Gjë e cila ishte me urdhër nga fqinjët, pra që të pastrohej Shqipëria nga kjo lloj rrace duke i burgosur dhe internuar ata në mënyrë që të mos egzistonte më vetëdije kombëtare. Ai pushtet nuk i donte këta zotnilerët që thashë më lart dhe që kishin mbaruar shkollat në Perëndim, ai pushtet donte ata që zbritën nga malet të palarë, zhul dhe të paditur. E ka përcaktuar bukur Dritëro Agolli te “Krevati Perëndorit’, ku ai partizani me opinga me baltë u shtri në krevatin e Perandorit dhe tha: “Tani jam unë Perandor, pushteti është i imi”. Dhe ashtu qe, pushteti iu dha atyre. Babai im përftoi nga një amnisti e përgjithshme dhe nga dhjetë vjet që u dënua, bëri katër vjet burg politik dhe doli.
A i keni marrë dëmshbërblimet e burgut siç është ligji prej kohësh…?
Apsolutisht jo, asgjë nuk kemi marrë. Shiko, nëna ime është gjallë jeton ende në moshën 97 vjeçare dhe ajo në bazë të ligjit është përfituese e parë, por nuk kemi marrë siç të thashë asgjë. I thonë jo po duhet kjo, jo po duhet ajo, jo ta shikojmë, etj etj.
Të kthehmi tek fëmijria juaj, kur dhe si ju lindi dëshira për të vizatuar?
Kjo gjë ka ndodhur kur unë kam qenë fare i vogël dhe për fat të mirë e kishim shtëpinë ngjitur me Stabilimentin “Mihal Duri” ku kanë qenë barakat e skulptorëve dhe piktorëve. Dhe unë isha i detyruar që të kaloja aty disa herë në ditë dhe teksa i shikoja që ata pikturonin, shkoja dhe unë në shtëpi dhe mundohesha të bëja të nëjtën gjë, por më vinte turp që t’ua tregoja atyre se çfarë dija të bëja. Aty ishte Sali Shijaku, Perikli Çuli, Myrteza Fushekati, Harrilla Dhimo, i ndjeri që kam një respekt të veçantë, pasi prej atij më ndryshoi edhe jeta mua, e shumë të tjerë që më donin dhe më afronin mua pasi si duket shikonin tek unë një fëmijë që premtonte apo e donte atë profesion.
A ju afronin ata, ju futeshit në studiot e tyre?
Po, patjetër, më donin dhe më afronin dhe entuziasmoheshin kur shikonin ndonjë vizatim timin apo kur bëja ndonjë skulpturë të vogël me baltë. Dhe më thonin shpesh që të vijoja të vizatoja që të shkoja në shkollë në Lice. Dhe më ndihmoi fati vërtet. Kam pasur një mësuese të shkelqyer, Vangjeli Çomorra, bashkëshortja e shkrimtarit të njohur, Spiro Çomorra. Zysh Vangjelia ka qenë e 8-vjeçares, kurse mësuese të klasës së parë kam pasur Gjinovefa Qirjako, e shkëlqyer, asaj ja dedikoj që shënjoi jetën dhe profesionin tim. (Ajo ishte gruaja e Sotir Qirjakos, një mësues fizikant dhe shahist i madh).
Pra ajo ishte e para që vuri re tek ju talentin për të vizatuar…?
Po ajo, zysh Gjonovefa pasi e pa që unë kisha një farë talenti për të vizatuar, na thoshte para klasës: “Gimi nuk do të na e thotë mësimin e Këndimit me gojë para klasës, por do të na e parqesi me vizatime”. Dhe unë me ato lapsat me ngjyra që m’i jepte po kjo zyshë, i vizatoja dhe ajo kënaqej e më nxirrte para klasës duke më lavdëruar. Dhe unë kisha kënaqsi të madhe.
Po në shkollë si shkuat, kur dihej biografia juaj…?!
Shiko, ne kemi pas një fat që në lagjen tonë kemi pasur të gjithë vëndali dhe asnjë të ardhur. Shkonim shumë mirë me njëri tjetrin të gjitha familjet. Edhe kryetar Fronti kemi pasur një burrë shumë të mirë, një zotni. Vladimir Shanto quhej, ishte vëllai i Vasil Shantos. Dhe prej atij e kam shkollën unë. I tha babai: Si do ta t’ja bëjmë për Gimin? “Mos u mërzit”, i tha ai babës, “do ta rregullojmë se s’bën”. Dhe vërtet, unë shkova e konkurovë në Lice dhe dola shumë mirë. Por kur do filloj shkollën, më ikën dy vëllezër përnjeherë ushtarë. Mendo, ata ishin krah pune atëhere dhe në këto kushte unë u detyrova q ëtë kthehesha natën në shkollë dhe ditën të punoja për me ndihmu familjen dhe veten. Kam bërë punë të ndryshme nga më të rëndat, punë skllavi…
Dhe ishit vetëm 14-15 vjeç…?
Po vetëm 14-15 vjeç dhe kam bërë punë që të gjithë ata që më njofin, pra që i kam pas nëpër punra të ndryshme, e dinë që unë them të vërtetën. Kam punuar në Përpunim Druri, ngarkoja dërrasa, mblidhja tallashin, e kishim afër atë. Pastaj shkova në fabrikë të Tullave te Treshi, në Kamëz, atje shtyja vagona me tulla. Një punë shumë e vështirë, unë isha kalama dhe çizmet më rrinin sipër gjurit. Ato ishin çizme llastiku dhe mbusheshin me ujë dhe me baltë dhe ta kalbnin këmbën, pra ishte më mirë të rrije zbathur se me këmbë në çizmet me ujë. Kisha dhe një pallto ushtarake të vjetër që e kishte pas baba dhe atë vishja dhe e mbërtheja mirë. Kur shkoja ishte mirë se kishte autobus, por kur vija nuk kishte dhe isha i detyruar të kthehesha në këmbë në shtëpi dhe rrugës nga që më dilnin qen përpara, mbaja gjithmonë me vete nga një dru që t’i trembja të mos më hanin.
(vijon)
Me falni por ky eshte mentaliteti shqiptar: -Nuk ja kam nevojen,Rames ,prandaj edhe nuk i flas!!
Keqardhje per kalvarin e vuajtjeve tuaja dhe te familjes! Sa per ata historiane qe i perbuz, je gabim! Shperblimin e viteve te burgut, pse nuk ia keni kerkuar qeverive te djathta dhe Institutit te krimeve kunder komunizmit…? Aq me teper, qe institucioni ne fjale, na e paska quajtur kampin e internimit ne Tepelene: “Aushvic”?!!!
Po dicka te vertete ka ne kete interviste qe Agimi ishte djale I bukur dhe simpatik dhe gjuthashtu kurvar dhe bythqire. Te ishe I persekutuar she te mbarosh Akademine e arteve per ILA ne ate kohe ishte e pamundur. Ky Agimi I persekutuar ishte ciraku I te nderuarit skulptorit te madh Kristaq Rama kur ndertohej monumenti I Hysni Kapos komunistit sot na paska bere ballistin. Agimi mesoi monumentalen sepse punoj prane artisteve re medhenje si Hektor Dule apo Mumtaz Dhrami sepse vete ishte qeramist. Ounetor she I talentuar dhe djale persembari ishte Vasiljevi. Prandaj Gimo njecik me serioz edhe per eshte pjese e karakterit tuaj mosserioziteti.
Ke harruar monumentin nena shqiperi
MAJAKOVSKI…
Mesa duket e njeh mirë Agimin dhe jam dakort me ty.Ke të drejtë kur përmënd Vasilievin (nuk dua të përmend mbiemrin) se ishte djal i talentuar.Duhet të kem qënë një vit para Gimit në Lice po as që e mbaj mënd fare ,kur çunat e skulpturës të viteve më pas i mbaj mënd ( kaq talent ishte).Mbaj mënd Kujtim Q…,Isa B..,Vasiliev N…etj.
Pastaj kur thot se S.Shijaku kishte studjon te Stabilimenti na gënjen ,se Saliu e kishte studjon në një rrugicë afër Kinema 17 Nëntori ,në krahë të një shkolle 8- vjeçare që nuk më kujtohet emri.
Broçkolla të tjera kur thot se njerzit e bukur persekutoheshin.Jam gati një mosh me të dhe mbaj mënd që femra më e bukur e asaj kohe quhej Loreta dhe kur nuk pësoj ndonjë gjë.
Pajtohemi ne te njejtin mendim. Une ne studion e skulproreve ku beheshin veprat e medha kam hyre e kam dalur shpesh dhe Agimin e dija per formator. Madje mbaj mend edhe ate formatorin me trup me te vertete te bukur qe i nderuar Kristaq e perdori si model kur beri Baton . Le te flasi Gimcja .
Gimi nuk ka bërë Lice Artistik nuk mund ta njihëje, ai ka shkuar direkt 74 – 77 në Akademi për qeramik . Të gjithë ishin të mirë edhe monumentales edhe qeramikes , me specifikat e moshes, disa u përkrahen më shumë dhe u mbështetën nga rethet , disave nuk ju dha mundesia . Gimi Vasiljevi u mbështetën nga Kristaqi dhe Muntazi , ishte nxitje nga një fjalim i Enverit që studiot ishin shkolla të artit, kjo qe mbështetja e tyre edhe kurë u bënë monumentet e Enverit këta ishin me ta morën përvoje pune . Shumë u degëtisën në fshatra e rethe larg për orë vizatimi muzike e fiskulture .
Ky Gimi skulpetori qenka kallam per te mos then fyell pa vrima.As na mbush mendjen me keto mbroçkulla qe na tha. Paska 30 vjete qe nuk i paska folur Edi Rames dhe atij i plasi bytha se nuk i flete ky rrugaç.
Te gjitha mir i ke po Vasilievin mos e permend se vetem nje merit kishte qe ishte nipi i Muntazit!
Para monumenntit te Hysniut me Kristaqin , Gimi punoi te ylli i Brigades se Pare sulmuese vendosur ne Qukes ne buze te rruges.Punoi me Perikli Çulin.
Cdo gje me inat si turqit!!!! ,sja kam nevojen,nuk dua ti flase,mendje madhe e te tjera si keto
Ne ate kohe ai system ishte ,dhe njerzit doti benin temena atij sistemi,ndersa ne kete kohe eshte system tjeter ,dhe do ti bejne temena keti sistemi
Si ne kohen e Skenderbeut ,te Zogut e te tjera Keta te ashtuquajturit artista ,skluptor,piktor, e te tjera qe mbahen qe kane arsim me teper se te tjeret qenkan llumi I ketij kombi dhe se shkojne nga fryn era ,ndersa te tjere disidenta
OOOoooo pika qe nuk I bije kesaj shoqerie te kalbur dhe anadollake
Kij inatin por jepi hakun. Edi Rama e ka njohur jeten qe kur ka qene i ri. Shikoji atletet.
Po gjeni nje foto te Sales ne moshen 15 deri 20 vjec. Jo kur ruante dhite por kur ishte ne shkolle ne Tirane.
O njerez po e kuptoni se cfare ka qene realisht kampi i shafrosjes se Aushvicit qe e perdorni vend e pa vend? Te persekutuarit tane as i futi njeri ne dhoma gazi dhe as i dogjen neper krematore. Hirin e tyre nuk e hodhi kush neper lumenj. Floket e tyre nuk u perdoren ne industri dhe dhjami i tyre nuk u be sapun. Me femijet e tyre nuk u bene eksperimente te llahtarshme si ato te Dr. Mengeles aka Engjelli i Vdekjes, qe i priste gjymtyret pa anestezi dhe i injektonte viruse per te pare reagimin ne oraganizem. Meqe vuajtet shume gjate komunizmit perse nuk ju beri derman pishtari i demokracise, Sal Ram Berisha (SRB), ai doktori i perkedhlur i bllokmeneve, atyre qe ju shkaktuan juve kaq dhembje? Keni shpifur me teper sec duhet per te vjelur para nga organizatat e huaja per te botuar ato palo pacavure qe beni dhe tani na dilni me hipoteza Aushvici dhe Mat’hauzeni. Se nuk keni pike integriteti prandaj!
Baben ta futen ne burge se ishte hajdut apo kundershtar i rregjimit(cfare beri qe e futen ne burge apo se kishte shpine me qerpice).Mos na hap barkun me rrenat e tua.
Rama te emeroi drejtor te Qendra e derdhjeve te veprave te artit.Ke qene shume shok me te,brezi yne e di mire.Sa per Kristaq Ramen,nje burre zotni ,natyra ja kishte dhene te gjitha,I bukur ,fisnik,artist.I paharruar kujtim I tij.
Per te tallur e perdorni termin “Aushvic” ju te Temes?? Shaka e madhe…kto lloj “shakash” mund ti beje dikush ne nje muhabet rruge, dhe jo ne nje artikull gazete gjysem “serioze”
Ti qenke fare IDIOT-me germa kapitale. Zoti KURRE nuk ka per te ta bere mbare se qenke MOSMIRENJOHES Po cfare paske vuajtur ti MUT me shume se ne te tjeret qe nuk i kishim baballaret hajdut si ti.Ti je etaloni i thenjes se armiku me i madh i shqiptareve jane vete shqipetsaret HY MUT! Qepe turinin e mos ha mut.Kemi punu nate dite gjithe jeten pa orar duke shpetu jete njerezish e nuk na vjen keq per veshtiresite e kohes.Mosmirenjohja do te te dal per hundesh. IDOIT NOTERIK.
Po ti nnp paske qene hajvan qe paske punuar pa shperblim qenke dhe infermier si saliu komunist. Na rrofsh TOCIN.
Ne shkrim pjesa per sojlite dhe te ardhurit nga mali me pelqeu shume. Raporti mes ketyre kategorive ka ndikuar shume ne kete vend. Dhe kur thote se ne lagjen tone nuk kishte te ardhur, eshte e bukur. E gjitha kjo ka te beje me kulturen. Eshte e veshtire ngritja kulturore e nje populli. Sojlit u vrane, u gjymtuan e syrgjynisen dhe u zevendesuan me njerez te pagdhendur. Nderkohe duhet kohe e investime per ta krijuar kete shtrese sepse pa ta nuk ke zhvillim.
Dhe ne vendalinj I kishim ne lagje por tim eti i ra kurrizi ne punen me te veshtire.8 ore me lopate ne dore pa e ngritur kurrizin.Per shkolle as qe behej fjale.Femra e meshkuj te bukur kishte por askush nuk I pervojonte.Sa turp.Interviste me mashtruesin.
Mos haj shum mut Gimi se kur i shkoi Policia Ndertimore me i prish ndertimin pa leje te shpia e vet, Edi Ramen mori ne telefon qe ktheu ne cast fadromat!
Sa idiot!!! Edhe thotë që komunizmi nuk i donte njerëzit e shkolluar e të talentuar. Edhe nga ana tjetër, të gjithë ata që e paskan ndihmuar, kanë qenë komunistë të mirë e të shkolluar e të talentuar. Tani, o njëra, o tjetra. Se me gjithë këto idiotësira që thua edhe për pamjen e jashtme, tingëllon si tip BQ. Apo jo, Gimçe??
Edhe diçka tjetër, o skulptor. Të 10-fsha mu në bust të Mit’hat Frashërit!!!
Sa paturpesi kur thotë që më mit,’hat Frashërin do të jetonin më mirë tradhtarët po si puna po do të jetonin më mirë harron ky pushti që Mit’hat Frashëri ja shiti Greqisë Shqipërinë dokumentat i kanë edhe sot e kësaj dite por bastardi nuk i përmend
Mjeshtri i qeramikès nqse babai juaj kishte duart e gjata nuk tè lejohet tè ofendoni dy prej historianève tanè mè tè njohur sepse gjuhèn qè pèrdorni ju ndaj tyre pèr kuriozitet e pèrdorin dhe grekèt e sllavèt.Nuk e kuptoj ku èshtè tragjedia juaj se kishte shumè djem nè moshèn tuaj pèr tè fituar sa mè shumè para kryenin punè tè vèshtira dhe mè vonè studionin.Mè vjen keq pèr familjen sinqerisht sidomos pèr internimin sepse tè privonin nga shumè tè drejta por kurrè nuk mund tè krahasohet kampi tepelenès me kampe siç filozofoni ju se nga 1946 gjer nè fillim tè viteve 1950 tè disanteria nè shqipèri ka bèr kèrdin dhe fajin dhe pèrgjegjèsin e ka minis,, e shèndetèsis qè nuk jep tè dhènat e asaj kohe mbi jetègjatèsin e fèmijève.Sa pèr tè ardhurit nè Tiranè jeni kontraditor me veten tuaj por edhe gazetarja qè fle gjumè nè studio sepse pèrshmb ai vèllai i V,Shantos qè ju ka ndihmuar ishte i ardhur nga shkodra dhe ti me atè shtèpin me llamarinè jep leksione pèr tè ardhurit nè tiranè?Tè gjithè nè kètè botè jemi tè ardhur dhe tirana èshtè e tè gjithève.Po tè bèhej Durrèsi ose siç u bè Vlora kryeqytet besoj se Tirana do tè mbetej njè fshat me xhamit, perçet ,dhe shallvaret e veta prandaj mos na hap barkun shumè me tiranèn e muhaxhedinève qè mbushèt sheshin Skènderbej me sumèn lartè.Falè zotin qè tiranèn e bèn kryeqytet se do tè vazhdoje tè punoje nè ndonjè punishte tullash apo qeramike.Ju jap tè drejt pèr arsye se shumè intelektual qè studiuan jashtè Dulla i eleminoj por kishte plotè tè tjerè qè ju nènshtruan situatès edhe pse patèn studiuar jasht.Konkluzioni ;Ju mbeteni viktim e veprimit tè babait tuaj prandaj mos na u prezantoni si humorist i madh i asaj kohe por edhe viktim dhe ne kètu nè komente humbasim kohèn pèr njè tirans lindur brènda nè shtèpi me qerpiç e llamarinè kur stèrgjyshi im nè malet labèris sè vlorès nè 1925 èn ndèrtoj me gollobordas shtèpinè me 10 tè dhoma dhe katua poshtè shtèpis, me dritare me xhama kurse ti nè qèndèr tè tiranès me llamarin??Ik oo Gimo se me çfar lexoj nga bashkqytetarèt e tu tirans ju njohin mjaft mir.
Ky legen pa talent e mban veten koleg të Kristaq Ramën? Ky është vëlla Siamez vetëm me të patalentuarin me brekushe Edi.