Ish- ministri i LSI: Saimir Tahiri ta gëzojë pafajësinë! U shoftë ajo politikë që urdhëron burgosjen e kundërshtarit, vetëm pse është kundërshtar

20 Shtator 2019, 10:21Politika TEMA
Ish- ministri i LSI: Saimir Tahiri ta gëzojë pafajësinë! U

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar për vendimin e Krimeve të Rënda për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Manjani shkruan se nuk kishte asnjë dyshim se akuza penale për trafik e korrupsion, do binte turpshëm, ashtu siç u stis.

Ish-ministri deklaron se parimi ka fituar mbi individin, ndërsa thekson se askush nuk mund të arrestohet apo dënohet pa prova, apo vetëm pse është kundërshtar politik.

Reagimi i plote i Manjanit:

Ndjesi miks.

Nuk kisha asnjë dyshim që akuza penale për trafik e korrupsion, ashtu siç u stis do binte turpshëm.

Shpërdorimi i detyrës është një vepër penale llastik me origjinë bolshevike, por edhe ajo akuzë e dënim jam i sigurtë që do bjerë në Apel.

Sajmir Tahiri si person ta gëzojë pafajsinë!

Unë mendoj se ka triumfuar parimi mbi individin. Askush nuk mund të arrestohet e dënohet pa prova!

Por, ky parim duhet të zbatohet për të gjithë njësoj.

Politika duhet të kuptojë njëherë e mirë se kundërshtari nuk mund të dënohet ligjërisht për motive politike. U shoftë ajo politikë që urdhëron apo uron burgosjen e kundërshtarit, vetëm pse është kundërshtar!

Publiku duhet të kuptojë se nuk është gjykatës i akuzave juridike, por pronar i votës. Pra politikanin ka në dorë të mos e votojë dhe jo ta gjykojë juridikisht si në kohë të Enverit. Gjyqet popullore janë sjellje diktatoriale.

Të gjithë ata që na hapën barkun me “drejtësinë e ambasadave”, duhet të qepin gojët dhe haletë! Duhet të kuptojnë se drejtësia, politika e ekonomia do bëhen në Shqipëri e nga shqiptarë. Kështu ka qenë e do jetë! Pordhët me agjentë e të dërguar të posaçëm nuk durohen më!

Drejtësia ka shumë punë që ti trajtojë të gjithë njësoj si Sajmirin. Duhet të lirojë nga akuza disa persona, duke filluar me Dritan Zaganin, i cili u dënua si kundërshtar politik dhe jo si shkelës ligji. E kështu me radhë shumë të tjerë që mbahen në burg pa një provë të vetme direkte… Barazia para ligjit është parimi që e bln drejtësinë të besueshme!

Së fundi gjithnjë e më shumë bindem se reforma e vërtetë në drejtësi, pra reforma e procedurave e procesit hetimor e gjyqsor ende nuk është bërë. Kjo që u bë ishte një përsëritje e stërholluar e reformës së plepave të 1993.

Kemi nevojë për të shkulur praktika inkuizitore që na kanë mbetur nga ndikimi i jurisprudencës bolshevike, në sistemin e hetimit e të gjykimit. Se ja, ra ky rasti ti Sajmirit që u pa se sa i pa drejtë është sistemi e ç’lesh reforme është bërë…

6 komente në “Ish- ministri i LSI: Saimir Tahiri ta gëzojë pafajësinë! U shoftë ajo politikë që urdhëron burgosjen e kundërshtarit, vetëm pse është kundërshtar”

  1. shqiptari says:

    U SHOFTE FARA E POLITIKANEVE QE VJEDHIN E NUK NGOPEN DHE PASTAJ MARRIN DHE DEMSHPERBLIME TE MAJME SEPSE KY POPULL I VDEKUR NUK KA FORCE DHE DESHIRE TE REAGOJE.JENI PASURUAR DHE BERE MILIARDERE NE PAK VITE DHE TANI NA LUANI DHE ROLIN E TE MJERIT.KENI MBJELLE MJERIM DUKE SHTUAR CDO DITE MILIONAT TUAJA DHE NA BENI DHE PROPAGANDE “JO KUNDERSHTARI E TE TJERA PORDHE ME RIGON”.NE DJALL EDHE GJYQTARE E PROKURORE QE JANE BERE BASHKE NE PERDHUNIMIN DHE DEGJENERIMIN E KETIJ POPULLI KUFOME.BOLL ME TEORINE E TE QENIT TE PAFAJSHEM SE NUK KA POLITIKAN TE PAFAJSHEM.ABUZIMI ME TAKSAT TONA ESHTE ADERNALINA E POLITIKANIT.

  2. Kreshniku says:

    Ke plotësisht të drejtë. Nuk duhet të dënohet askush vetëm se medja e përflet dhe bëhet çështje. Ka edhe raste të kaluara që dënimet janë dhënë vetëm nga presioni mediatik

  3. H says:

    Jeni të gjithë hajdutë, të korruptuar dhe degjenerata që jeni dakort vetëm kur bëhet fjalë për të zhvatur popullin e mjerë dhe pafuqishëm. Populli shqiptar është armiku juaj i përbashkët.

    1. Ana says:

      Po çfarë të vodhi ty Tahiri o H !

  4. USA says:

    Ky trapi ka hallin vet po ne burg do perfundosh o miku I balileve dhe antiamerikan qe je.

  5. korkodili says:

    Vendim politk “lazarati duhet te prodhoj Droge . Do te jet shembull frymezimi per gjith popullin dhe bisneset. Fitimi ne vit 4.5 miliard Euro.
    Te mar shembull SHBA, Japoni Gjermani etj.

    -Denimii i Tahirit nisi si nje hakmarje per fenomenin Lazarat , pasi Tahiri goditin lazaratin qe ishte vendim politik.Mos te harojme se sipas Guardia di finances Lazarati qarkullonte 4.5 miliard Euro ne vit.Po per 20 vjet.????
    Ku kan vajtur keto te ardhura.
    Perfundoj si hakmarje per lazaratin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje