Saimir Tahiri: Nuk hyj tek njerëzit që mbaj letra në xhep për të kërcenuar njerëzit, ja e vërteta e përgjimeve që mendojnë se kam dhe gabimi im më i madh

21 Shtator 2019, 11:57Politika TEMA

Saimir Tahiri i është përgjigjur atyre që mendojnë se po shantazhon një sërë politikanësh duke përdorur përgjime.

Në konferencën për shtyp, Tahiri shprehet se nuk është nga ata që shantazhon.

“Më pyesni mua të them a janë të vërteta akuzat e opozitës kur mund të pyesni ata a mund t’i vërtetojnë. Është fyese të mendoni që kërcënokam njerëzit me materiale.

 Unë në 4 vjet kam bërë detyrën dhe nuk hyj tek njerëzit që mbaj letra në xhep për të kërcënuar këdo. 

Është fyese për mua të mendoni që po e çaj rrugën drejt të vërtetës duke kërcënuar njerëz. 

Duket sikur ju realisht mendoni që ata kanë diçka që të mund të kërcënohen. E kanë bërë vërteta kaq baltë sa të jenë të kërcënueshëm? 

Unë mendoj që herë tjetër kur të dëgjoni deklaratat e opozitës kërkoni t’i verifikojnë ata, jo unë. E thonë se e kanë bërë vet. E dini shantazhin që i kanë bërë gjyqtarëve e prokurorëve. Kësaj rrugë i shkoj vetëm me drejtësinë time para”, tha ish ministri i Brendshëm. 

Tahiri tregon edhe ku sipas tij ka gabuar:

“Bëra gabimin më të madh që thash se në cilën përmasë mbillje kanabisi në Shqipëri, duke e luftuar në cdo cep, ndërhyra në kanabis.

 Duke ditur që po ta luftoja në cep do thonin obobo c’bëhet me gjithë këtë kanabis. Por ka qenë aty. Unë sot akuzohem për shpërdorim detyre dhe unë mbrojtjen për këtë akuzë do e bëj sic më takon dhe do përballem edhe me këtë akuzë.

Ka pasur Shqipëria ministra të brendshëm të tjerë, ministra, kryeministra të tjerë. 

Një ministër i brendshëm kur u vranë 4 qytetarë këtu jashtë nuk u akuzua për shpërdorim detyre, dhe as kryeministri kur tha se Lazaratin e lashë të mbillej se ashtu ishte politika ime, as ministri i Mbrojtjes kur la 28 të vdekur në Gërdec. Më intereson vetëm e vërteta ime dhe do t’i shkoj deri në fund. Më takon të rri e të pres.

 Të marr vendimin e zbardhur të gjykatës, dhe ta apeloj urgjentisht. Të përgjigjem me përulësi për cdo akuzë vetëm me të vërtetat e mia para drejtësisë dhe para publikut. 

Ka shumë qytetarë që sot më besojnë dhe unë i falenderoj. Ka qenë sakrificë. Ka plot që s’më besojnë, edhe ata i falenderoj”, nënvizon Tahiri. (TemA)

6 komente në “Saimir Tahiri: Nuk hyj tek njerëzit që mbaj letra në xhep për të kërcenuar njerëzit, ja e vërteta e përgjimeve që mendojnë se kam dhe gabimi im më i madh”

  1. demokrati says:

    Tha nje te vertete por doja te shtoja qe Tahiri la pa thene qe nuk mban as “sema” nen xhakete ,ndoshta kjo eshte edhe aresyeja se perse kinezet e radhes donin ndeshkimin e tij me çdo kusht sepse ndoshta nje dite i trembeshin duke folur haptazi se ku ka shkuar ne te vertet,armatimi shqiperise,ku kane shkuar dokumentacioni qe ndodhej ne BSH qe detyroi gjykaten ta lironte Fullanin nga presioni i kinezeve,ku kane hkuar te korrat e bimes nakotike te mbjelle ne te gjithe Shqiperine si ne Vietnamin e viteve 65!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Ja perse nje ambasade kerkon te nderhye ne puent e gjyqesorit jo si ambasade mike por si eprore ndaj vartesit ku Shqiperine vazhdjne ta konsiderojne si vend kolonial e qe fatet e saj e te qytetareve te saj kalojne vetem nepermjet kesaj ambasade,ku s’ka turp me te madh qe vendi i ashtequajturi me demokratik ne bote vrastaret pushtetare si kryekrimi Berishe e urdherzbatuesit e tij i ka etiketuar si “Burre shteti” dhe “Ylle n ngjitje” ata qe desh çuan vendin ne lufte civile!Kjo eshte ironia e Shqiperise e dhe e shqipetareve qe sot jane te destinuar te prostiuojne sipas tutoreve te saj!

    1. pjeter says:

      Uauuu Ç’fare konklusioni?nuk te duket pak e egzagjeruar gjith kjo imagjinate?Nje gje eshte me se e sigurt, qe Ambasada Americane mbron intresat kombetare te saj,ku faktet e jo imagjinatat e shfrenuara,tregojne se vete egsitenca jone si komb,nuk ka qene jashte interesave te saj kombetare.Vetem per faktin qe interesat amerikane,bene te mundur qe te mos ishim kurdet e europes,per faktin qe sot ne te dy po komunikojme ne shqip,duhet te jet e mjaftueshem, edhe per zotrote, qe te jesh mirenjohes,dhe te mos kepusesh hamendesi me tendentce idiote,por,mundesisht te reflektosh pak me shume,che tu permbahesh rreptesisht fakteve.Ose ndoshta gabohem me ty,hamendesoj edhe une ne kete pike,che ndoshta zotrote ke interes personal te perhapesh keto lloj opinionesh,te stilit neosovjetik,ose per interes ngushtesisht anti shqiprare.

  2. Njutoni says:

    Tamam si n Bibël po ndodh.
    Dhe Sajmiri esht nji i persekutu biblik.
    “…i bën sherr tjetrit pse ka nji qime perpara syrit t tij,porse ,nderkaq,ke nji trung peme perara syrit tend..” thuhet n librin e shenjt.

  3. Orli says:

    Ti o ministri me i suksesshem qe i ndrrove fytyren policise,po vuan se ju hoqe pese miljard dollare fitime ne vit plehrave pd-iste e te tjera plehrave!

  4. Bureto says:

    Në tërësi dhe në thellësi të problemit Tahiri është i pafajshëm. Këtë e dinë mirë miq dhe armiq të tij, por këtyre të dytëve, interesi ua do ndryshe. Për mua Tahiri ka një gabim të vitit 2013, që sapo u bë ministër mbante dhe udhëtonte në makinën që ia kishte shitur njërit prej vëllezërve Habilaj (Artanit, ky i pa akuzuar ndonjëherë) që mbarte ngarkesë negative, meqë Habilajt ishin në përgjim si trafikantë droge, qysh kur k/m ishte Berisha, prok. i përgjithshëm Llalla dhe shef i ShIK Visho Ajazi, shumë më të fuqishëm këta se ‘adoleshenti’ i punëve të pista Saimir. Ky, për ‘fatin’ e tij të keq, qëlloi ministër i Brendshëm, në aksionin e fuqishëm kundër Lazaratit dhe jo vetëm, por dhe ai i vitit 1996-1997, ku u asgjësuan qindra mijë rrënjë kanabis. E gjithë kjo e kryer me pasion nga Saimiri, sigurisht që u dogji shumë si mbështetësve të trafikantëve brenda vendit, pse jo edhe të të pushtetshmëve, ashtu dhe kartelit ndërkombëtar të drogës dhe celulave të tij në Shqipëri. Dhe hakmarrja e tyre nuk do të vononte. Për fat të mirë e gjitha maskarada politikë-prokurori, rezultoi një bllof i organizatorëve. Le se ç’thonë të zhgënjyerit. As e njoh dhe as më shqetëson fati i Saimirit. Nga mosha jam më shumë se babai i tij. Veç unë e pëlqej shumë thënien e një filozofi të lashtë se, ‘është më mirë të jenë të padënuar 100 të fajshëm, se të dënohet një i pafajshëm’. Shpresoj që dhe trupa e gjykimit, meqë në shkollë duhet ta kenë mësuar dhe këtë thënie shumë kuptimplotë, ta ketë patur këtë parasysh kur formuloi vendimin, ndonse sipas ambasadës xmerikane ‘shkurajues’, por jo ashtu siç u intereson ta kuptojnë të zhgënjyerve, po për faktin se akuzat ishin aq të tmerrshme sa kushdo do të habitej (zhgënjehej) nga bllofi i organizatorëve të ‘babalëve’ dhe veglave të tyre qorre në prokurori apo gjykata. Në të kundërt, nëse ambasada Amerikane e quajti këtë një hap përpara të Reformës në Drejtësi, do të thotë që pavarësisht ‘shkurajimit’ të tyre, ata e kanë miratuar në heshtje vendimin e gjykatës (këtë nuk u pëlqen ta lexojnë organizatorët). Këndej e tutje, të tjerat i mbeten Tahirit, t’i çojë deri në fund. Ndërsa drejtësia në tërësinë e saj, të merret me kriminelët dhe të korruptuarit e mëdhenj që janë ende të lirë e të pagjykuar, pir që nuk rreshtin së blri baltë të tjerët. Të gjithë këta tashmë i njihni.

  5. MOS U DOREZO ZOTI TAHIRI ?FOL AS MOS E RRUAJ FARE says:

    Saimir po deshe ta fitosh mbeshtetjen e publikut prap , nxjerr info per FATMIR XHAFAJ dhe Damian GJIKNURIN se ti jasht politike dhe keta te 2 ne politike dhe milioner nuk shkon fare, ti leket e droges nuk i ke mbajt per vete por jan perdorur per qeverine apo jo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje