“Vendim shkurajues për Tahirin”, Fatmir Xhafaj i jep të drejtë Ambasadave

20 Shtator 2019, 20:00Politika TEMA

“Ndërkohë që dënimi i zotit Tahiri për akuzën e shpërdorimit të detyrës sinjalizon një hap të rëndësishëm përpara, dënimi është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat.”

Ky ishte thelbi i deklaratës së Ambasadës së SHBA-së në Tiranë pas vendimit të Gjykatës për të rrëzuar akuzat për trafik droge ndaj ish-ministrit të Brendshëm dhe duke e dënuar vetëm për “shpërdorim detyre”.

Në të njëjtën linjë ishte edhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar: “dështimi për të dhënë dënim mbi akuza akoma më serioze, shtron pyetje dhe tregon rëndësinë e finalizimit të reformës gjyqësore”.

Këtyre reagimeve i është bashkuar edhe ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili pasoi Tahirin në detyrën e rëndësishme. Siç shihet edhe në profilin zyrtar në “Twitter”, Xhafaj ka miratuar reagimet e dy ambasadave duke shtypur butonin “like” (pëlqej).

Gjatë këtyre ditëve, Tahiri ka dhënë disa mesazhe që janë interpretuar si mesazhe dhe sulme ndaj Xhafajt, siç ishte deklarata se: “Ndodhem këtu si i pandehur se i shita makinën një personi, ndërkohë që njoh plot njerëz e ka plot të tillë që s’mbajnë përgjgje si edhe për vëllezër trafikantë.”(TCH)

3 komente në ““Vendim shkurajues për Tahirin”, Fatmir Xhafaj i jep të drejtë Ambasadave”

  1. tropoja 1228 says:

    haghadfdsa po normale ripjellja hangshi kryet e njani tjetrit luftoni njani me tjetrin trafikanta te flliqun kriminela njilloj jeni te tan ju qifsha rracen komuniste

  2. Babalja says:

    Nje gje duhet te kishe parasysh kur bere like , qe provat kunder z. Tahiri ishin te njejta si ato te Babales.

  3. Dori says:

    Me vjen keq per Fatmir Xhafen, ta ule veten ne kete nivel?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje