Agron Duka komenton vendimin e gjykatës për Saimir Tahirin: Vendi u kanabizua nga Edi Rama

21 Shtator 2019, 09:31Politika TEMA

Gjykata e Krimeve të Rënda dha të enjten 5 vite burg për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për shpërdorim detyre. Dënimi, për shkak të gjykimit të shkurtuar, konvertohet në 3.4 vite shërbim prove.

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ishte i ftuar në emisionin “Provokacija”, ku komentoi këtë vendim. Sipas tij po tentohet të shmanget vëmendja nga kanabizimi i vendit.

“Gjykoj që tentohet të shmanget përshtypja për 2016-n. Gjykoj që sido që të dilte gjyqi, rezultati, dënohej apo jo Tahiri, një gjë është e qartë që në vitin 2016, vendi u kanabizua dhe këtë nuk e bëri vetëm Saimir Tahiri, e bëri qeveria shqiptare me në krye Edi Ramën”, tha Duka.

Sipas Dukës, kjo qeveri nuk është duke e shmangur situatën e vitit, 2016, por përkundrazi duke e agravuar më shumë. Ai tha se Rama e kanabizoi vendin me vetëdije. Qëllimi, sipas tij, ishte pasurimi i disa njerëzve dhe përdorimi për zgjedhjet. Mirëpo sipas kreut të PAA-së, më vonë u kthye në bumerang për qeverinë.

4 komente në “Agron Duka komenton vendimin e gjykatës për Saimir Tahirin: Vendi u kanabizua nga Edi Rama”

  1. SHKELZENI says:

    KY SIC DUKET VJEN NGA PLANETI MARS OSE I MERE SHQIPTARET PER BUDALLENJE .
    BERRISHA KANABIZOJE VENDIN E RAMA DEKANABIZOJE VENDIN.
    O ROCKE KUSH E ESHTE AI DÉBILE QE TE KA VOTUAR

  2. selimi says:

    hahahaha Duka i krimit,nje zvarranik qe i lepihet nga para mbrapa Sali Berishes,qe si ka ngel me pik lyre para shqiptareve duke u ingranuar ne 5=cen e pleqve parazite satelite te pd-s qe skane punuar qofte dhe nje dite te vetme gjate ketyre 30 vjeteve tranzicion

  3. Kaonia says:

    Duka njeshi i kontrabandes pas viteve 90 del e na jep leksione per ashashin,po ju i keni qire ropt me kokaine sa beret leket e pastaj e kthyet me pula fshati biznesin hahahh

  4. Taraboshi says:

    Shkelzen kete nuk e kane votuar as te shtepise se tij.Por e ka futur ne liste Lul Basha se i duhet per kamikaze dhe per leket qe ka.Se per mend qe ka nuk i duhet gje as dreqit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje