Tërmetet, rritet ndjeshëm bilanci i të lënduarëve

21 Shtator 2019, 17:45Sociale TEMA

Është rritur bilanci i të lënduarëve nga lëkundjet forta të njëpasnjëshme të dy tërmeteve që u ndjenë në një pjesë të konsiderueshme të vendit.

Shërbimet e emergjencës kanë njoftuar se pas lëkundjeve të njëpasnjëshme të dy tërmetëve, kanë marrë thirrje për ndihmë  nga personat e lënduar.

Paraprakisht, raportohet të janë plagosur në total 25 persona.

Pak më herët, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Mjedisit dhe Ujit (IGJEUM) ka dhënë një njoftim lidhur me dy tërmetet e fuqishme që u ndjenë në mbarë vendin rreth gjysmë ore më parë.

Sipas IGJEUM-it, tërmeti me magnitude 5.8 Rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë, i lokalizuar 30 km në veri të qytetit të Durrësit, është më i forti i shënuar në vend në harkun e 20-30 vjetëve të fundit.

Deri më tani, sipas raportimeve paraprake, në qytetet Sarandë, Himare, Lezhë dhe Dibër, nuk ka patur dëme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje