Tërmeti, pasoja edhe në Elbasan, dëme të shumta në Librazhd

21 Shtator 2019, 21:39Sociale TEMA

Tërmeti i rënë ditën e sotme raportohet se ka krijuar dëme të shumta në banesa, kryesisht ato të vjetra.

Sipas emergjencave civile mësohet se kanë pësuar çarje dy pallate në Elbasan dhe një shtëpi e vjetër në lagjen Kala.

Dëme të shumta banesash raportohen në disa shtëpi në Librazhd, konkretisht në Orenje, Polis dhe Lunik.

Në bashkinë e Cërrikut në fshatin Gjyralë një banesë ka pësuar çarje.

Edhe në Peqin raportohen banesa të prishura. Emergjencat civile janë duke evidentuar një për një të gjitha dëmet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje