BATUTAT/ Qytetarja surprizon Ramën: Me babanë tënd kemi qenë në Dhërmi, kemi ngrënë bukë në një tavolinë

22 Shtator 2019, 17:39Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka qenë mesditën e sotme në Qendrën e Pritjes që është ngritur në stadiumin e Durrësit.

Ai ka takuar nga afër të gjithë qytetarët që janë strehuar në këtë qendër, teksa njoftoi është hapur edhe një qendër tjetër në Kavalishencë për strehimin e banorëve.

Gajtë këtij takimi nuk kanë munguar as batuta me qytetarët.

Qytetarja 1: Të dhëntë Zoti shëndet e jetë që kujdessh për ne pleqtë. Kam ngelur brenda në ashensor në tërmetin e dytë.

Rama: Ashensori është më i rrezikshëm. Këtu është për të bërë pritjen e parë. Por nëse ju doni fare lehtë, ju transferojmë tek Kavalishenca.

Qytetarja 1: Jo, jo. Jemi mirë këtu

Rama: Bëjmë sa mundemi, jo sa duam.

Qytetarja 2: Me babin tënd kemi qenë në kamp në Dhërmi. Kemi ngrënë bukë në një tavolinë. Kur ju u bëtë kryeministër, thamë “ja do të trashëgohet brez pas brezi”. Njeriu i mirë. Na ke rinu me deklaratat që ke dhënë në televizion.

Rama: Mos po ti je e re, por si t’ia bëjmë me të ty (për bashkëshortin e zonjës)

2 komente në “BATUTAT/ Qytetarja surprizon Ramën: Me babanë tënd kemi qenë në Dhërmi, kemi ngrënë bukë në një tavolinë”

  1. Re says:

    Bejmesa mundemi jo sa duam….nuk do jo…sepse minimumi nuk emeron hajduke,injorante e femije ne poste kyce ne finance…e normal ske leke pastaj.

  2. Ilir says:

    Se mos mungon ndonje dite ne “ buffene” e shtypit o fyell !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje