Kryeministri Edi Rama zhvilloi mëngjesin e sotëm një takim me drejtues të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme, Emergjencës Civile, Rezervës së Shtetit dhe të gjithë prefektët e vendit.
Gjatë mbledhjes Rama iu bërë thirrje të gjithë ministrave dhe perfektëve në vend që të drejtohen që të gjithë në Durrës, aty ku ishte epiqendra e tërmeteve.
Shefi i qeverisë tha se duhet që të kontaktohen të gjitha familjet që janë dëmtuar.
“Faleminderit për gjithcka që është bërë, punë mbreslënëse nga pikëpamja e organizimit. Meriton vlerësim struktura e emergjencave civile dhe po ashtu cdo strukturë tjetër që ka bërë detyrën e vet, por nuk ka harruar të informojë. Sepse në këtë situatë informacioni është baza.
Tani sot është një ditë e vështirë për ata që kanë ndier më shumë goditjen dhe janë akoma në efektin e atij stresi, është një ditë për t’u qendruar afër dhe për t’iu sqaruar aspekte të thjeshta.
Plasaritjet të godinave, jo domosdoshmërisht përbëjnë rrezik, pasi janë sipërfaqësore, ashtu sikur nuk është çarje pallati kur në një pallat të goditur nga tërmeti funksionon fuga sizmike, janë ndarje të brendshme strukturore të parashikuara për tërmetin, për të amortizuar tërmetin.
Cdo plasaritje të inspektohet dhe cdo cënim i dukshëm i cdo pallati të inspektohet, pasi mund të jetë reagimi i ‘fugës sizmike’, por mund të jetë edhe cënim strukturor që e bën të rrezikshëm.
Kështu që unë do të kërkoja si gjë të parë, të gjithë të spostohemi në Durrës, me një synim. Cdo familje që hyn në atë rrethin e parë të stresit dhe që dje gjatë gjithë natës ka qëndruar jashtë të kontaktohet.
Ju të gjithë këtu, plus strukturat atje të policisë.Brenda ditës së sotme para se të vijë nata duhen kontaktuar të gjithë. Do të angazhohen edhe deputetët edhe ministrat” – tha Rama. (TemA)
E tani qe ju erdhi vaza ne bythe beni si te interesuar dhe kerkoni ndihma tek qytetaret.
Kete e beni thjesht per tu dukur sigurisht, se ndihmat e qytetareve nuk i duhen njeriu se nuk ka demtime.
Por nuk e degjuat “milingonen” Meta qe ju thonshte : mendoni per nje dite te keqe !
Por ju jeni si “gjinkalla” se bashku me Kryetarin e Madh.