Kryeministri Rama tha sot se Saimir Tahiri është një çështje e drejtësisë. I pyetur nga Top Channel, Rama thotë se çdo përgjegjësi në raport me ligjin e kujtdo është personale.
“Përgjegjësia e forcës politike dhe Qeverisë është mënyra se si reagon ndaj cilitdo që ka problem me ligjin”, shprehet Rama.
Në këtë aspekt, thotë Rama, jemi një shembull i pakonkurrueshëm në historinë e këtyre 30 viteve.
Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri foli sot për dënimin e tij nga gjykata krimeve të rënda duke thënë se do të vazhdojë betejën ligjore duke apeluar vendimin. Por ai quajti presion qëndrimin amerikan. Ambasdada e Shteteve të Bashkuara e quajti dënimin e tij shkurajues në krahasim me akuzat.
Zoti kryeministër. Si e pritët vendimin e dënimit për shpërdorim detyre të Saimir Tahirit, i vlerësuar nga ana juaj si ministri kampion?
Është një çështje e drejtësisë dhe unë s’kam komentuar e as komentoj dhe s’kam gjë për të thënë.
Kur prokuroria kërkonte arrestimin e Saimir Tahirit më 23 tetor 2017 në mbledhjen e grupit parlamentar deklaruat: “Uroj që të mos e kem pishmanin e jetës time politike gjithçka kam dhënë dhe gjithçka kam marrë nga Saimir Tahiri. ‘Unë e dua Saimirin, por sot, më shumë se Saimirin dua drejtësinë të më tregojë të vërtetën. Drejtësia foli zoti kryeministër. A është tashmë zoti Tahiri pishmani juaj?
Kjo është një çështje e drejtësisë dhe unë s’kam asgjë për të thënë sepse procesi vazhdon.
A keni ju zoti kryeministër përgjegjësi morale dhe politike për këtë dënim pasi Saimir Tahiri ishte një prej bashkëpunëtorëve dhe një prej ministrave tuaj më të rëndësishëm?
Nuk kam asnjë koment për të bërë sepse është një çështje e drejtësisë. Nga dita e parë deri në ditën e fundit kam qenë dhe mbetem i idesë se çdo përgjegjësi në raport me ligjin e kujtdo qoftë është personale, ndërkohë që përgjegjësia e forcës politike apo e Qeverisë është mënyra se si reagon ndaj cilitdo që ka një problem me ligjin. Në këtë aspekt besoj se jemi një shembull i pakonkurrueshëm në historinë e këtyre 30 viteve.
Ouu po ate ministrin e puneve sociale qe u denua 5 vjet koker me kokerr
Amerika eshte promotori i reformes ne drejtesi, ok-ej,thank you USA,po ju lutemi mos e ben si puna e lopes, mbasi e mbush koven me qumesht i jep nje shqelme dhe e derdhe, dhe ju flisni per pavaresi te gjyqesorit por i beni presion asaj ne ceshtjen Tahiri, a mos valle vendimet do i japin ambasadat dhe gjyqtaret do jene fasade e tyre?!,ku po vemi keshtu a mos po bjeme nga shiu ne bresher?!
Ne çfare skalioni e ke lene tani ke lene tani Is mininistri Ahmetaj , anadollakun Bardhyl Tafa(ish pergjegjesi i hetimit Tatimor, Fier) i cili baterdisi dynjane dhe doli pa lagur, o Ram demagogu, o te vraft zoti qe katandise Shqiperine ne kete derexhe.
Nuk me dhimset Tahiri , po ka shkelur ligjin , ka abuzuar me detyren , ka shfrytezuar detyren per qellimet e tij , te DENOHET , por vetem nje gje te pakten duhet t’a themi , ky j’u dorzua drejtesise , u xhvesh nga funksionet dhe imuniteti , per t’i lene dore te lire drejtesise , nuk mori RAPORT mjekesor , apo procedura , si ca TRIMA qe sot ciren per drejtesi te kapur , me gjithese akoma drejtesia , dukshem eshte e kapur prej tyre .
Edvin, qe ishe vetem nje kostum bosh dhe i fryre kete e dinim me kohe e me vakt se ta njohim lekuren qe ne ILA, po qe t’ja fusje thiken pas shpine tjetrit kaq haptasi, kjo eshte e papame, Ti, Sali kerma dhe Like floriri keni bere ne bashkpunim te 99-tat ne kurriz te ketij populli por fale mbrojtjes hermetike qe i keni siguruar njerin-tjetrit nder vite nuk u ka hyre gjemb ne kembe. Treshja juaj eshte organizata me e mire-strukturuar kriminale qe ka pare ky vend dhe si e tille huri i skuqur i drejtesise duhet tu kishte hyre juve te pareve dhe askujt tjeter. Ushtari zbaton urdherin dhe kaq. Tahiri nuk eshte engjell po ka qene ushtar e asgje me teper. Po qe se drejtesia e re do jete Saliu eshte akoma burre shteti dhe vilat e Surrelit e Lalezit jane bere me djersen e ballit, atehere ju dhjefsha mu ne drejtesi te re e te vjeter.
ini mire ini ?
pa tjeter qe esht shembull, te gjithe ne burg vetem un te shpetoj, ky esht shembulli i kryeministrit.