SHIFRAT/ Ilir Meta shpenzon 55 mijë euro për bileta dhe udhëtime

21 Shtator 2019, 13:46Politika TEMA

Pas kërkesave për informacion të depozituara nga media, Presidenca ka vendosur për të treguar se sa para ka shpenzuar presidenti Meta për bileta udhëtimi në tre vitet që ka qenë në detyrë.

Në total janë mbi 55 mijë euro vetëm për bileta.

Për vitin 2017: 7156 euro (bileta avioni)

Për vitin 2018: 24384 euro (bileta avioni)

Për vitin 2019: 24217 euro (bileta avioni)

Udhëtimi kryesisht në Business Class është zgjedhur si mundësi për udhëtim të sigurt, që garanton fleksibilitetin e ndryshimeve të itinerareve të udhëtimit për shkak të agjendës, pa paguar kosto shtesë, si dhe ka garanci të plotë në transferimin e bagazheve.

Gjatë viteve 2017, 2018 dhe 2019, Presidenti i Republikës ka qëndruar në total 141 ditë jashtë vendit.

Vlera totale e trajtimit financiar me dietë të përfituara për 141 ditët e qëndrimit jashtë vendit ka qenë në vlerat: 12600 euro dhe 4260 USD.

Trajtimi me dietë i Presidentit të Republikës realizohet në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.870, Datë 14.12.2011 “Për trajtimin financiar të punonjësve që dërgohen me shërbim jashtë vendit”, Lidhja 1.

Nga 59 vizita shtetërore, zyrtare dhe pune që Presidenti i Republikës ka realizuar jashtë vendit, vlera totale e shpenzuar për akomodimin në hotel jashtë vendit nga buxheti i Institucionit të Presidentit është në vlerën 19322 euro.

Akomodimi në hotel realizohet në përputhje me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.870, Datë 14.12.2011 “Për trajtimin financiar të punonjësve që dërgohen me shërbim jashtë vendit”, pika 9, gërma.

Kryesisht rezervimet në hotelet jashtë vendit janë realizuar në bashkëpunim me përfaqësitë tona diplomatike jashtë vendit.

9 komente në “SHIFRAT/ Ilir Meta shpenzon 55 mijë euro për bileta dhe udhëtime”

  1. Bureto says:

    Për dy vjet president 59 udhëtime dhe 141 ditë jashtë shtetit! Afro 92.000 Euro shpenzime, përjashtuar ato të stafit që e ka shoqëruar. Këto shifra mungojnë. Mos flasim pastaj për motivin e këtyre vizitave dhe efektivitetin e tyre. Mirë do ishte që për periudhat respektive, pra të të dy viteve të para, shpenzimet e Metës, të krahasoheshin me ato të presidentëve pararendës, të paktën të dy prej tyre Topit dhe
    Nishanit. Kjo do ta bënte më të plotë dhe më transparent vetë raportin.

  2. Billy says:

    Shyqye qe ka dale kaq dite jashte vendit se po te mos dilte asnje dite, kushedi se sa keq do te jetonte populli shqiptar.

  3. tit gamori says:

    Nuk e kuptoj se kush eshte arsyeja qe ky shkon jashte ?
    Ketu populli nuk mbush barkun, kurse ky ngeli jashte me taksat e popullit

  4. sansano says:

    Hani mut hani, Meta si asnjihere jo si president por si mbret. Aq e urrej aq e dua, vetem per faktin se ka thene; çudia me e madhe ne Shqiperi zgjat dy dite. Çfar nuk kane thene per te, por e verteta ai po ju ben karshellik te gjitheve. Me nje fjale, hani mut hani.

  5. spata says:

    Per keto para cfaje ka Floriri . Kur miratohet buxheti ne parlament presidences i jepen parat e popullit qe ky ti prishi . Cfare bene Floriri ?Prish parat e populli qe i jane vene ne dispozicjon .Mos e akuzoni se kudo qe ka nje fond do ta prishi . Kini pare ju ndonje tjeter te beje ndryshe ? Gjaku dhe djersa e popullit eshte ushqimi i pashtershem per ta . Te na rroje popilli ine trim liridashes e paradhenes .

  6. burre shteti says:

    president qe nuk di ku ka koken shpenzon per “united kombetar” .

  7. AQIFI says:

    Duam dhe ato te k/ ministrit , te k/parlamentarit , te ministrit te jashtem , te ati te emigracionit etj etj .. Per shpenzimet jashte vendit e kam fjalen , por dhe ao brenda vendit , sidomos “pik-niket” e qe verise me te cuditeshme ne historine e vendit .[ Pa mare parasysh qeverine ” une jam me ju dhe ju jeni me mu ..”!]

  8. Koli says:

    Vizita dhe udhetime jashte shtetit ne vendet ku ka depozituar parate e vjedhura ne Malte Luksemburg Angli dhe Qipro me para te paguara nga shqiptaret.Histori shume e “bukur”.Gjykatat shqiptare si halete ku Likja ben mutin.

  9. am says:

    Paguajmë që paguajmë, t’i marrim një biletë për në p.te s’emes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje