Panik në Tiranë, qytetarët dalin në rrugë. Qindra marrin makinat e largohen nga qyteti

22 Shtator 2019, 23:25Kronika TEMA
Panik në Tiranë, qytetarët dalin në rrugë. Qindra

Tërmeti që ra rreth orës 22.08 minuta si dhe lajmet e rreme që po qarkullojnë në disa media për një tërmet të mundshëm në orën 23:30 kanë shkaktuar panik tek qytetarët në Tiranë.

Nga gazetarët e terrenit raportohet se qytetarët kanë dalë në rrugë dhe se shumë prej tyre kanë marrë makinat dhe po largohen nga qyteti.

Ndërkohë për lajmin e rreme që qarkulloi në media reagoi kreyministri Rama si dhe ministria e Mbrojtjes.

“Ky eshte nje fakeneës kriminal per te perhapur panik dhe çdo idiot qe shkruan per parashikime termetesh thjesht duhet neveritur?”, shkruan Rama.

“Prej disa minutash qarkullon ne disa portale dhe rrjete sociale nje lajm i rreme mbi parashikimin e nje termeti me permasa, ne oren 23.30. I bejme thirrje te gjithe qytetareve, te mos bien pre e njoftimeve te tilla keqedashese dhe perhapese paniku pasi nuk ka asnje parashikim te tille shkencor nga asnje institucion shkencor. Gjithcka po tentohet te behet per te perhapur panik mes qytetareve eshte kriminale.”, ka sqaruar Ministria e Mbrojtjes. (TemA)

4 komente në “Panik në Tiranë, qytetarët dalin në rrugë. Qindra marrin makinat e largohen nga qyteti”

  1. erdi says:

    Flm Z kryeminister. Me dhe nje qetesi te papare. Sidomos tani qe po tymos dhe pak hashash . Rrofsh dhe per hashashin qe ne e ke dhururua bashke me Sajmen.

  2. turi says:

    popull kar. termeti sbie me
    parashikim
    uroj tju bjere
    me verte tani te pastrohet ca rraca nga damllat

  3. Skerdi says:

    ueeee ca injorance

  4. moni says:

    Sa turp! Cili portal zvarranik e publikoi kete kacamak? Nuk eshte rasti per te luajtur me sensibilitetin e njerezve, e besojne apo jo. Por duket qarte qellimi i ketij lajmi fals….. Po pse duke panikosur miletin do rri Likja ne presidence? Epo kjo pike e zeze cfare na gjeti….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje