VIDEO tronditëse: Po hidhej me parashutë, era përplas në shkëmb 35 vjeçarin

23 Shtator 2019, 10:37Lifestyle TEMA

Ky është momenti tronditës kur një burrë bie nga një lartësi prej rreth 55 metrash, pasi një erë e përplasi në një sipërfaqe shkëmbore.

Sam Percival, 35 vjeç, i mbijetoi rënies së tmerrshme pasi parashuta e tij u përplas për shkëmbinjtë, bashkë me të.

Ai ishte duke u përpjekur të bëhej personi i parë që hidhej nga Lord Berkeley’s Seat në An Teallach në lartësitë Skoceze.

Bëhet fjalë për lartësi të cilat i kanë marrë jetën tre njerëzve, vetëm gjatë këtij viti.

Percival, një instruktor në natyrë, me origjinë nga Horëich, Lancashire, tha se ndjehet me fat që është gjallë.  (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje