Pse janë trembur Rama dhe Basha?

25 Shtator 2019, 19:09Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

As Rama dhe as Basha nuk pranojnë ndërrimin e sistemit zgjedhor.

Po Reformën në Drejtësi?

Reforma në Drejtësi dhe ndryshimi i sistemit zgjedhor janë dy anët thelbësore të drejtësisë dhe demokracisë shqiptare, e cila tani dihet se aktualisht është në proces reformimi.

Po procesi i reformimit?

Procesin e reformimit në institucionalizimin modern të shtetit dhe të drejtësisë shqiptare, e ndihmoi në mënyrë të fuqishme akti Merkel për çeljen e negociatave me BE: shtatë kushtet e vendosura prej saj për t’u zbatuar pas çeljes.Të shtatë kushtet janë strukturë e re politike antikorrupsion.

Basha shumë i trembur nga kushtet. Rama me shqetësimin, të cilin nuk e fsheh dot me gëzimin e rremë që shpreh.

Kjo është situata e ngarkuar me emocion frike, që bllokoi sot tryezën e reformës zgjedhore.

Këtë tregoi sot tryeza e mbledhur për Reformën zgjedhore, e thirrur nga OSBE: as Rama dhe as Basha nuk e pranojnë ndërrimin e sistemit zgjedhor. Sepse kanë frikë për veten. Asnjëri prej tyre nuk del dot deputet me një sistem mazhoritar: sepse nuk i do popilli individualisht.

Për këtë arsye ndërkombëtarët, por sidomos politika amerikane, duhet ta ketë të qartë se të korruptuarit e Shqipërisë nuk e pranojnë Shqipërinë institucionale.

Politika amerikanë tani e di mirë se këta individë që luajnë për interesin e tyre vetjak, nuk kanë lidhje fare me interesin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Madje janë në armiqësi të hapur me interesin e shqiptarëve.

Në fakt kjo ka qenë pjesa më e errët e historisë së Shqipërisë. Të korruptuarit liderë të Shqipërisë kanë qenë lakej të fqinjëve pushtues territoresh shqiptare, sepse kështu, me anë të tyre, këta ose kanë ardhur në pushtet, ose kanë mbajtur pushtetin.

Të gjithë, në njëqind vjet, kanë tentuar ose nga Beogradi e Moska, ose nga Athina. Njëlloj si edhe sot. Dhe fatkeqësia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve gjithmonë ka qenë fakti i hidhur që pushteti politik është paguar nga fqinjët kundër shqiptarëve.

Histori kombëtare e fshehur, aktivitet kombëtar i gjymtuar, shqiptarë të mëdhenj dhe patriotë të shquar të vrarë nga pushtuesit me anë të veglave të tyre në pushtetet politikë të Shqipërisë: kjo ka qenë historia e trishtë e shqiptarëve pas vitit 1912. Asnjëherë në përkrahje të Interesave të tyre: kjo është historia njëqindvjeçare e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Korrupsioni i grykësisë së liderëve të shitur, ka qenë dhe mbetet ende fenomemi i rregresit dhe dëshpërimit shekullor të shqiptarëve.

Kështu edhe sot.

Prandaj, edhe në këtë kohë historike Rama dhe Basha që janë bashkë kundër Reformës në Drejtësi, kërkojnë bllokim të çdo reforme demokratike në Shqipëri.

Ku konsiston sot si spikatje e prekshme qëllimi prishës i Ramës dhe Bashës?

Rama, Basha dhe i gjithë korrupsioni shtetëror shqiptar po ka tani qëllim deri në tmerr për arritjen e dy aspekteve në ndalimin reformues të shoqërisë shqiptare:

Moslejimi i aplikimit të Reformës në Drejtësi; dhe, moslejimi i ndryshimit të sistemit zgjedhor në mazhoritar apo në proporcional me lista të hapura.

Në këto momente dallon se antireforna po punon me KED dhe drejtuesin e saj, Gent Ibrahimi, për të krijuar zvarritje dhe bllokime të kota proceduriale për emërimin e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme. Gjithçka ka të bëjë me SPAK. Se këtu është mbështjellë frika Rama-Basha. Këta po duan që më çdo kusht të zvarriten emrimet në Prokurorinë e Posaçme dhe në Byronë Kombëtare të Hetimit.

Por e kanë të kotë. Është krejt e krejt një ndërmarrje e dështuar, edhe pse ka shenja që në këtë zvarritje po merr pjesë dhe edhe Gent Ibrahimi, kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Drejtuesi Ibrahimi u duk se u kërcënua dje ndërkombëtarisht që ktheu aq shpejt mendimin e tij të parë për emërimet në SPAK, kur theksoi në tërheqje se Prokuroria e Posaçme mund të konstituohet edhe me një numer prej më pak se 10 prokurorë.

Për këtë arsyre, politika amerikane që kontrollon gjendjen në Shqipëri duhet të jetë shumë e vëmendshme me Ramën dhe Ibrahimin, se po kuptohet që kanë një lidhje të nëndheshme për zvarritjen e SPAK-ut.

Gjithsesi, edhe reforma zgjedhore edhe SPAK do të triumfojnë më sukses. Dhe ky është në fakt fati i madh i Shqipërisë së mileniumit të ri.

14 komente në “Pse janë trembur Rama dhe Basha?”

  1. sali says:

    Ik ore Idiot Berishist,Te eshte futur ne shpirt teorija berishiste .’Te gjithe maskarenj dhe hajdute’. Nuk mund te vesh shenjen e barazimit midis nje maskarai he njerit qe punon.E ai qe punon e mund te beje dhe gabime po nuk eshte maskara

  2. pijetari says:

    Mbete, sic ke qene qe nga rinia e hershme, fatkeq, prandaj edhe fatkeqesite qe te kane rene mbi koke padrejtesisht nuk i kompenson dot me te tilla pacavure qe hedh majtas djathtas.

  3. gani says:

    Zoti Ngjela
    I- Na lodhe.
    II- Boll perserite.
    III- Nuk beson njeri djalin e nje prej 200 petritave
    IV……….
    V-Je i rrjedhur

  4. Dymi says:

    E vuri ne mendime ky shkrim:- Po une c’dua qe lexoj brockullat qe nxjerr nga goja ky megaloman!?!?!?

  5. Vetingu says:

    Ve re gjithmone qe shkruan avokati Ngjela nje pakice fillon te sulmoje ate dhe nuk shkruajne nje fjali per temen qe shkruhet. Ne se nuk e doni Ngjelen jeni te lire shkruani dhe bejini biografine qe nga gjyshi se mbase keni ndonje perfitim. Ketu flitet per reformen zgjedhore. Ne dime qe kryetaret e partive ne keto 30 vjet i bejne listat sipas qejfit dhe nuk leshojne karriken sa te kene jeten. Cte keqe kemi ne qe te kemi nje sistem zgjedhjesh te hapur pa lista poshte tavolines dhe me njerez qe kane kredibilitet e besim tek zgjedhesit.

  6. Koba says:

    Doni S’doni Ju O Komentuesa po te gjitha sa deklaron Ngjela jane te verteta dhe po i dalin.Ai ka merite qe vazhdimisht analizon dhe mbeshtet Politiken Amerikane dhe ate Gjermane (Te BE),per te miren e Shqiperise dhe te shqiptareve.Lufta kunder te Korruptuareve dhe Korrupsionit Pushtetor do ti sjelle te Mira Shqiperise.Do te shkule me rrenje Te Korruptuarit dhe Shqiperia do te shkoje ne Rrugen e Zotit U befte Realitet.

  7. ideali says:

    Me ne fund bravo Ngjela. Mbeturinat hajdute te komunizmit, ose me mire mbetjet e tij e kane vendin ne koshin e plehrave. S ka perparim vendi pa flakur pleherat nga mesi. Po vjen koha. Misioni amerikan i perzene nga Shqiperia me 1946, eshte ulur kembe kryq. Servilet e tij hajdute tashme jane zbuluar.Deshtuant e veta te Enverit e Ramizit. Tani mend e tyre s i hane as qente. Rrofte Kujtim Gjuzi, produkti butaforik i derdimenit Basha. Rrofte Megi e don Tom Doshit. Ku ku vendi im.

  8. Kozmos says:

    ANTISHQIPTARI IBRAHIMI, SHUME I GUXIMSHEM DHE NE PREZENCEN E AMERIKANEVE DHE EUROPIANEVE . ZVARRITJA E TIJ BEN MUUUUUUU , POR AI .INJORON TE GJITHE . CFARE ESHTE KJO TOLERANCE NGA NDERKOMBETARET ?? SI TA QUAJME KETE DURIM ??? NJE COP IBRAHIM LUAN ME FATET E SHQIPERISE , PER LLOGARI TE BASHES DHE RAMES . JEMI NE FUND TE SHTAYORIR DHE AI HEDH VALLE NEN HUNDEN E AMERIKANEVE .
    KETU KA TRADHETI . SHUME SHPEJT DO TE KUPTONI QE SPK DO TE DALI ME CIRONJKA . SHQIPERIA ESHTE E KAPUR NGA SORIS , PER TE SHKUAR KEQ DHE ME KEQ , NGA GRUPI I TIJ I FAMSHEM RAMA ,BASHA, IBRAHIMI DHE SHUME TE KORRUPTUAR TE TJERE .
    CFARE FATKEQSIE PER SHQIPERINE . QE LEVIZ NJE HAP PARA DHE TRE MBRAPA .
    Kam qene dhe jam shume SKEPTIK.

  9. YES says:

    Po, avokatit Ngjela!

  10. turi says:

    Je bo si Pal Vata or Tak Ngjala!

  11. alphade says:

    Shenim: Jam plotesisht dakort me te gjitha sa analizon Avokati !
    Theksoj se Gent Ibrahimi po i zvarrit qellimisht krijimin e SPAK-t
    dhe BKH-s ! Drejtesia e Re nuk po del akoma nga vorbulla e zago-
    njoreve,dedejve,llallajve,hajdarmatave, pekajve ,etj,etj. te cilet i
    sherbyen me aq zell bandave mafioze ne pushtet me bashkekrye-
    tare Berisha-Meta ! Avokati ne kete shkrim ka “harruar” t’na per-
    mende keta dy “arkitektet” e gjithe fatkeqesive te shqiptareve ne
    keto tri dekada. Lutem, zoti Avokat ,here tjeter mos “harroni” keto
    dy MONSTRA” ,njeri nga shpellat e Vicidolit,tjetri nga shkembijt e
    Cepanit……..,,,..

  12. alphade says:

    Po komenti im ku ndodhet, zoterinj…..?

  13. alphade says:

    Ka ndonje aresye qe nuk e botoni komentin tim ?

  14. alphade says:

    Thank You ! Gazetes Tema,pershendes te gjithe ekipin e kesaj gazete dhe vecanerisht
    Shefin e saj zotin Mero Baze ,me thenjen e tij lapidare” Ta kesh mik ,te prish pune dhe
    t’a keshe armik te ha m…….! ” …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje