Po me Gretën ç’dreqin patët o shqiptarë?

25 Shtator 2019, 14:33Blog TEMA

Nga Mentor Kikia 

Që një adoleshente, aktiviste mjedisi, si Greta e Suedisë, nuk shkoi fillikat në pallatin e madh të OKB-së, kjo nuk do shumë mend.

Por të shikosh pas saj teori konspirative sikur Greta ka marrë përsipër të përmbysë botën kapitaliste, që e kemi kaq të mirë, kjo më duket një lajthitje me përmasa globale.

Nejse, do të ndalesha tek shqipot…., shqipot e rrjeteve sociale. Ata që nuk lënë gjë pa sharë e përgojuar.

Kam lexuar sot kaq shumë sharje, e ndava mendjen, i lexova sa plasa. E sëmurë mendore, psikopate, histerike, kurvë, debile, egoiste, agresive, e dhunshme, depresive, prostitutë, që duhet të shkojë në spital, mjerë familja që e ka… madje edhe komuniste. Këtë të fundit se mora vesh pasi komunistët nuk dallojnë nga pamja e jashtme.
Lukunia e sharjeve, një dukuri kolektive shqiptare kjo, shpërthente pas çdo postimi që buronte nga mediat e huaja, lidhur me modelin e alarmit për mbrojtjen e klimës dhe planetit.

Edhe unë mendoj se planeti nuk shpëtohet me patetizma. Dakord! Por ku ishte e keqja, pavarësisht mënyrës se si u prezantua, që një adoleshente bëri që përmes saj në gjithë botën të flitet për këtë rrezik.

Me ju shqiptarë e kam, ju që jeni mësuar vetëm lepe-peqe, nga ju buron tërë ai vulg ndaj një adoleshteje? A nuk e shprehni dot ndryshe mosaprovimin me dikë dhe diçka? Nuk dini të thoni: Jo, nuk jam dakord. Ju dini vetëm të pështyni dhe të lëpiheni, nuk keni rrugë të mesme?

E pra, unë nuk jam dakord me mënyrën se si një vajzë e vogël u shndërrua në “heroinën” e ambientalistëve. Nuk jam dakord as me mënyrën se si po përdoret ajo, as me menyrën se si ngrihen cështjet e klimës. Por unë jam me Gretën para se të jem me ata që heshtin e fusin kokën nën tavolinë. Jam me Gretën para se të jem me ata që vetëm shajnë, gjithkënd dhe gjithëçka që gre kokë, pa arritur të japin e prodhojnë asnjë ide vetë.

Shani ju, ju që nuk keni dalë njëherë në protestë për shkatërrimin e pyjeve, shkatërimin e bregdetit, shkatërrimin e gjithckaje në këtë vend.

Doni ta dini pasojën e ndryshimit të klimës? Ja ku e keni: Bën 6 muaj thatërisë e të përcëllon, dhe shirat e dy muajve bien në një natë e të bëjnë gjëmën.

Jam me Gretën, sepse me ka lodhur ky mjedis ku të gjithë thonë: Po si nuk flet njeri more aman, si nuk reagon njeri këtu? E kur dikush flet, vrapojnë të pështyjnë: Po kur u bë edhe ky! Po ky nga na doli? Po ku merr vesh ky!

30 komente në “Po me Gretën ç’dreqin patët o shqiptarë?”

  1. adashi says:

    Sepse edhe Greta Koçi është 16 vjeçare e përjetshme

    1. Lexues says:

      Ne shqiptaret kaluam per pak dekada nga staliniste te betuar, ne adhurues te kapitalizmit ekstrem. Me sa duket indoktrinohemi lehte dhe preferojme ideologjite e dhunshme. Komshiu qe se kemi qejf eshte ose kulak qe duhet pushkatuar ose dembel qe duhet te vdese urije. Nuk mund te kete asnje pike kompleksiteti asnje ceshtje. Duhet nje dore e forte qe te marre masa ekstreme ose nje dore e lehte qe ta lere punen rrumpalle. Rruge te mesme nuk pranon shqiptari. Mendimi kritik ndalohet se na jep dhimbje koke dhe i ul autoritetin udheheqesit. Do shume kohe qe te piqet ky popull…

  2. enter"" says:

    Nuk duhej Greta per te kuptuar qe bota ka problem me ndotjen e mjedisit. Madje ky personazh po cvihet ne shenjester jo vetem nga Shqipot por edhe amerikanet, edhe italianet, edhe europianet per menyren patetike si flet.
    Kjo te thote kush e sponsorizon e kush qendron pas saj e cilat jane interesat.
    Cdo gje tjeter eshte komplet nje idiotesi dhe teater.

    Greta te shkoje ne shkolle e te studioje.

    1. Maks says:

      Shkencetaret kane vite me radhe qe po flasin per problemin e ndryshimeve klimaterike, por nuk i ka degjuar njeri. Dhe e di pse? Sepse edhe me pare ka patur gjithmone njerez si puna jote qe kane shkollen e jetes dhe argumentin kunder per te folur edhe per gjera qe nuk ja kane haberin. Greta thjesht eshte duke perseritur ato cfare jane thene me pare. Eshte e drejta e saj dhe cdo te riu tjeter te ngrihet per te mbrojtur shendetin dhe jeten e tij.

      1. enter"" says:

        Pikerisht. Dhe jo sepse askush nuk I degjon shkencetaret sic propozon zotrote me fodullek.
        Mesa di une para nje jave doli nje raport qe konformoi qe vrima e Ozonit eshte mbyllur shume. Me perpara, hapja e saj ishte faktori kryesor per efektin serre ne toke. Tani kjo vrime eshte mbyllur dhe cuditesisht ekefti serre vazhdon akoma?
        Si ta kuptojme kete?
        Po keshtu, ne bote sot eshte rritur numri I makinave hibride apo elektrike qe perkthehet ne nje ulje sado minimale te ndotjes ne krahasim me 10 vite perpara.

        Po keshtu, ne ndotjen e mjedisit nje faktor te madh luaj edhe metani, ose shkurt, pordhet qe nxjerrin lopet anembane botes.
        Per te mos folur qe ndotja e oqeaneve me plaastike ndodh si rrjedhoje e konsumizmit te shfrenuar.

        Kuptohet qe gjithkush ka te drejten te mbroje shendetin e te ardhmen, por ne rastin ne fjale, me teper se shqetesim per ambientin, eshte nje histerizem I pashembullt. Nje fytyre e denje per filma horror.

        Une I pari bej punen time per te minimizuar sado pak ndotjen, duke u fokusuar nga perdorimi I ilacit te enes me perberje organike, e deri tek parja e rrobave me sa me pak ilac.
        Po keshtu edhe per perdorimin e qeseve plastike. Gjithmone I ricikloj.

        Ndaj para se te na cilesosh si njeres pa argumenta e qe flasim kunder eshte e udhes te besh nje analize me te shendoshe e me kritike.

        P.S. E di zotrote qe mijera vite me pare, rusia dhe Alaska ishin nje toke? E di qe pastaj ndodhi nje ngrohje globale qe shkaktoi shkrirjen e akujve dhe ndarjen e alaskes me Rusine?????

        Po atehere kishte ngrohje globale????

        TUNG

  3. Adi says:

    Greta shoku Mentor eshte nje produkt i marketuar – si cdo gje tjeter ne sistemin kapitalist. Te jesh ambjentalist eshte gje shume e mire, sepse askush nuk e do shkaterrimin e natyres dhe ndotjen e mjedisit. Prandaj te ftoj ty te parit qe (ashtu si une) mos perdoresh makinen, te konsumosh sa me pak produkte te panevojshme dhe te superpaketuara, te kursesh ujin dhe energjine e tje.
    Ama te lutem, boll ushqyet teorite idiote se botes po i vjen fundi nga CO2, ngrohja globale e budalleqe te tilla. Keto jane gogolat e sistemit qe perpiqet te kontrolloje dhe taksoje me ane te frikes. Me kujton kristianet e pare qe prisnin ne cdo moment fundin e botes, megjithese Krishti kurre nuk kishte thene dicka te tille.

  4. hrushovi says:

    nje teater i shemtuar e asnje gje me shume po te perdoresh nje femije e ta frymrzosh me aq urrejtje nuk besoj se eshte mire keta ambientalistet nuk paskan nje njeri ta ngreri zerin nuk hecin punet me 16 vjecare po te organizuar dhe me plane jo me shikime tere urrejtje nga nje femije po ta kishte perdorur Trampi per propoganden e tij pedofil do ti thonin

    1. Bobi says:

      hrushov, nuk jane ambientaliste, jane marksiste ekstreme qe u duhen kauza per te turbulluar boten ne menyre qe ta pushtojne me shpejt. E ardhmja eshte a tyrja sepse e kane helmuar brezin qe ne shkolla fillore me gomarlleqe te tilla. Greta eshte thjesht viktime dhe po te tille jane edhe miliona femije te tjere qe lene shkollat per te protestuar kunder shiut dhe bores etj. Hipokrizia e tyre eshte e neveritshme. Ndotesit me te medhenj te ambientit jane Kina dhe India dhe keta i sulen Amerikes dhe Europes. Jane thjesht ushtare robote te programuar per te ndjekur nje axhende te caktuar. Jane katilet e arshshem qe ne emer te kauzes jane gati te eliminojne cdokend qe nuk u shkon pas avazit. Enever Hoxha kishte te drejte kur thoshte ” e ardhmja i takon marksizmit”. Zoti na ruajt nga keta.

  5. B99 says:

    O Muci nqs do te flitej realisht per ndryshimin klimatik qe po ben hatane tani,e per kte jam dakort me ty,do flisnin vetem presidentet e superfuqive(Usa,Kina,India,Rusia etj)Keta jane shkaktaret e shkaterrimit ambjental por ketu qendrojn interesa te medhaja z Muci……..sa per Greten,pordhi kali ne dere te hanit!

  6. Aqif Kapertoni says:

    Eshte shume e thjeshte! Ky vend nuk i do te rinjte, dhe nuk i ka dashur kurre.

    Eshte nje vend patriarkal anadollako-kanunor ku mashkulli me plak i fisit ka gjithmone te drejte dhe cdokush tjeter qe flet ndryshe e ka gabim.

    Pastaj habitemi se pse emigracioni i te rinjve eshte kaq i larte dhe se ne shqiperi po mbetin vetem pensionistet.

    1. enter"" says:

      Je sic ke nofken…aqif fare nga trute.

  7. a says:

    sipas kesaj vajzes pa shkolle i bie qe ne vend te makinave , te fillojme perseri me gomare dhe mushka, si ne kohen e qepes.

  8. am says:

    Problemi i idjotve eshte gjithmone se kush e thote dhe nuk merren me cfare thote. Ajo cirret po shkaterrojme token dhe natyren. Idjoti merret me ngjyren e fustanit, moshën , emrin …kush eshte mbrapa deri tek gjenitalet. Idjoti është idjot prandaj edhe shkon kështu kjo botë.

    1. Bambi says:

      Njerzit kerkojne zgjidhje, profesor. Nuk mjafton te qash e te ulerish. Ke ndonje ti ?
      – Mos te perdorim makina ( apo te blejme makine elektrike 60 000 $. Dhe keto te fundit, qe te prodhohen, shkaktojne nje katastrofe ambjentale atje ku prodhohen)
      – Mos te perdorim aviona, trena , vapore, kamiona. T’ua hypim kembeve dhe te shkojme per pushime …te parku Rinia
      – Te ndalojme industrine te punoje. Shiko Flinston-in
      – Te kthehemi ne vitin 1 .
      I them keto, jo se jam i pashkolluar, por sepse te gjitha aksionet dhe programet ambjentaliste qe jane aplikuar deri tani , megjithe triloionat e dollareve te shpenzuar duket se kane nje impakt 0.0000112% ne ngritjen e temperaturave per 20 vjetet e fundit. Nedrkohe qe keto para mund te shkonin per te shpetuar mijra femije qe vdesin nga uria ne Afrike. Beje vete zgjedhjen…
      NE fund te fundit, ma mbush dot mendjen njeri se planeti do te ndaloje ngrohjen globale sikur te gjitha ato qe numerova me siper te kryhen?

  9. Gaetano says:

    O Mentor nuk eshte veshtire te dallosh njerezit qe kane probleme shpirterore,per me teper ne shqiptareve. Jane ata njerez qe ne jete I mungon dhe I ka munguar ngrohtesia,dashuria
    Njerezit me llogjike per keto gjera vec arsyetojne dhe gjykojne me vetveten
    Llumi sigurisht do tentoje te dale ne siperfaqje
    Dhe si gjithmone llumi nuk behet dot ajke sado ti flasesh apo ti edukosh
    Ketyre vec nje kohe I erdhi hakut, kohe qe svjen dot me per njerzit e rregullt

  10. rexha 10 says:

    EDHE TE GJITHE TE ISHIM SI GRETA NUKE DO TE BENIM GJE.A E DINI PSE? SEPSE NE DORE RRUZULLIN TOKSORE E KANE POLITIKANET QE NUKE MENDOJNE GJE TJETER ,VECSE TE ZGJEDHIN ,APO TE ZGJIDHEN NE POLITIKE..BATERDISJA E AMAZONES KA FILLUAR QYSHE KOHE PERPARA SE SHKENCETARET TE LESHONIN ALARMIN PER NDRYSHIMET KLIMATERIKE..NE ZONAT E AFRIKES JANE HAPUR KAQE SHUME GALERI QE SHKOJNE NE THELLSI MIRA METRA ,QE ESHTE E BARABARTE QE NE SH BA A TE KRIJOHEJ NJE METROPOL NE TE GJITHE SIPERFAQEN E AMERIKES .KETO GERRMIME VAZHDOJNE TE BEHEN AKOMA VETEM PER TE GRUMBULLUAR ARIN E NENDHESHEM.PO PROVAT BERTHAMORE QE BEJNE ,C!FARE QELLIMI KANE?LLOGARITENI SIPERFAQET E MEDHA TOKE TE ZANA KURE THONE SHQIPTARET PER TE BERE VILAT LLUKSI. SA PISHA JANE PRERE NE BREGDETIN SHQIPTARE ME NJE GJATSI PREJE 200 KM. PERSE ZOTI KIKA NUKE FLETE PER SHQIPRINE ,PORE NA FLETE PER NJE 16 VJECARE ,QE DINE VETEM SE JETON POSHTE QIELLIT .SEPSE SAPO KA FILLUAR TA KUPTOJE BOTEN.NJE DORE E VOGEL NUKE MUNDET TA NDALOJE NJE MAKINERI TE MADHE SHKATTRUSE TE PLANETIT TOKE.

  11. SPARTAK NGJELA PRESIDENT says:

    Uné Jam me Gretén 100l% , por NUK jam KURRÈ me Njè BYTHLÉPIRÈS dhe KOQELÉPIRÉS PROFESIONIST si Mentor KOKÉLOQE Kikia , qè i Kundèrvihet Artan Hoxhés , sepse Artan Hoxha i REPORT TV , thotè tè Vértetèn dhe ja u PLAS SY pér SY POLITIKANÈVE DOBIÇA dhe KRYEHAJDUTÉ ,qè kané VJEDHUR , ZHVATUR dhe PLAÇKITUR SHQIPÉRINÉ dhe SHQIPARÉT , pèr 29 VJET RRESHT !!!! Mentor LESHI , bèn miré té shikohet né Pasqyré , dhe Mos tè na Hiqet si”SHPÉTIMTARI” i GRETÉS dhe i PLANETIT ,sepse Mentor BYTHDHJER Kikisé , i Shkojné PORDHÉT VUUUUU dhe e bén né BREKÉ nga Sali Berisha @!!!!??? Pse NUK flet Mentor MUT Kikia , se Kush e SHKATÉRROI SHQIPÉRINÈ ???? KUSH VRAU 6000 MIJÉ SHQIPTARÈ nè Vitin e Zi 1997 , dhe Kish ju GRABITI PARATÉ SHQIPTARÉVE [email protected][email protected]! PSE NUK FLET Mentor GAGAÇ Kikia se KUSH VRAU dhe PREU 26 SHQIPTARÉ NÉ GÉRDEC , GJAKOSI DHE PLAGOSI MBI 300 té tjeré Dhe SHKATÉRROI MBI 400 SHTÉPI ????????!!!!!!! PSE NUK FLET MENTOR KOKÉKARI pér kéto Gjéra ,qé Ju INTERESOJNÉ SHQIPARÉVE dhe SHQIPÉRISÉ [email protected]!!!!!! Mentor FRRIKACAK Kikia PSE NUK FLET SE KUSH E SHITI DETIN JON TEK GREKU dhe ASFALIA GREKE ?????!!!!! KU je O Mentor HALE Kikia , qé ke marr pérsipér ti MUT MUTI tè bésh “AVOKATIN” e GRETÉS nga SUEDIA , por qè i “MBUSH POTURRET PLOT ME MUT” nga LULI dhe SALIU ??????!!!!!! Shko béj SHURRÈN , O Mentor SHURRAQ Kikia dhe MOS ta PAFSHIM BOJÉN ,sepse ti MUT MUTI , pér njé KOCKÉ, bèn Hasha edhe FAMILJEN dhe PRINDÉRIT e tu !!!!!

  12. SPARTAK NGJELA PRESIDENT says:

    Uné Jam me Gretén 100l% , por NUK jam KURRÈ me Njè BYTHLÉPIRÈS dhe KOQELÉPIRÉS PROFESIONIST si Mentor KOKÉLOQE Kikia , qè i Kundèrvihet Artan Hoxhés , sepse Artan Hoxha i REPORT TV , thotè tè Vértetèn dhe ja u PLAS SY pér SY POLITIKANÈVE DOBIÇA dhe KRYEHAJDUTÉ ,qè kané VJEDHUR , ZHVATUR dhe PLAÇKITUR SHQIPÉRINÉ dhe SHQIPARÉT , pèr 29 VJET RRESHT !!!! Mentor LESHI , bèn miré té shikohet né Pasqyré , dhe Mos tè na Hiqet si”SHPÉTIMTARI” i GRETÉS dhe i PLANETIT ,sepse Mentor BYTHDHJER Kikisé , i Shkojné PORDHÉT VUUUUU dhe e bén né BREKÉ nga Sali Berisha @!!!!??? Pse NUK flet Mentor MUT Kikia , se Kush e SHKATÉRROI SHQIPÉRINÈ ???? KUSH VRAU 6000 MIJÉ SHQIPTARÈ nè Vitin e Zi 1997 , dhe KUSH ju GRABITI PARATÉ SHQIPTARÉVE [email protected][email protected]! PSE NUK FLET Mentor GAGAÇ Kikia se KUSH VRAU dhe PREU 26 SHQIPTARÉ NÉ GÉRDEC , GJAKOSI DHE PLAGOSI MBI 300 té tjeré Dhe SHKATÉRROI MBI 400 SHTÉPI ????????!!!!!!! PSE NUK FLET MENTOR KOKÉKARI pér kéto Gjéra ,qé Ju INTERESOJNÉ SHQIPARÉVE dhe SHQIPÉRISÉ [email protected]!!!!!! Mentor FRRIKACAK Kikia PSE NUK FLET SE KUSH E SHITI DETIN JON TEK GREKU dhe ASFALIA GREKE ?????!!!!! KU je O Mentor HALE Kikia , qé ke marr pérsipér ti MUT MUTI tè bésh “AVOKATIN” e GRETÉS nga SUEDIA , por qè i “MBUSH POTURRET PLOT ME MUT” nga LULI dhe SALIU ??????!!!!!! Shko béj SHURRÈN , O Mentor SHURRAQ Kikia dhe MOS ta PAFSHIM BOJÉN ,sepse ti MUT MUTI , pér njé KOCKÉ, bèn Hasha edhe FAMILJEN dhe PRINDÉRIT e tu !!!!???

  13. Niku says:

    Dakord, por ne fillim perbente lajm. Tani duket qe eshte 100% e perdorur nga te tjeret. Kur doli ne fillim vajze e vogel qe qante per ndryshimet klimaterike beri efekt. Tani duket aktrim.

  14. Dash says:

    “am” jam shume dakort me ty por kur pati debila ne Itali ,SHBA, dhe ca vende te tjera ,ca pret te mos ket dhe Shqiperia te tille , keta shikojne gishtin jo henen…Greta sensibilizoi gjithe rinine boterore per nje problem akut dhe kjo seshte pak , ska rendesi si e beri dhe kush e “shtyti” …sipas konspiracionisteve te pjerdhur shqiptare

  15. Ilir says:

    @ am: pikërisht i ke rënë pikës, s’mund të shtoj as 1 presje! Hajde të ruash optimizmin kur shikon sa të shumtë janë, jo vetëm k’tu tek ne, por gjithandej!

  16. Klima says:

    Mentor, jo per cudi ne fakt, ti nuk kupton pse njerzit nuk i hane brockullat e Gretes. Pervec njerezve qe refuzojne kategorikisht shkencen dhe empiricizmin si burimin te vertetes absolute, nuk ka njeri qe nuk e di qe ndryshimet klimatike si pasoje e aktivitetit human jane reale, serioze dhe kercenuese. Problemi i Gretes eshte se ajo llomotit akuza te pakuptueshme ne menyre qesharake dhe teatrale, a thua se eshte faji i nje apo 100 personave. Po te ishte problem me zgjidhje ashiqare, karburantet dhe centralet e gjenerimit te elektricitetit do ishin zevendesuar qemoti me alternativa pa gjurme karboni.

    Eshte me se e qarte qe Greta, qe nuk propozon asnje zgjidhje, po perdoret si te tjere te rinj perpara saj nga fraksione politike qe e perdorin klimen dhe politikat mjedisore jo si mjete per te kuruar dhe preventuar por per te goditur kundershtaret politik

    Dhe meso te shkruash se e kam shume te veshtire te te ndjek fillin e mendimit me ate sintakse

  17. Avokat Ngjela says:

    Po ckeni o njerez, Tori i perket kategorise qe prostituojne greten, njeri qe jushqehet me fake .

  18. ali says:

    Gazetare si ky personi bejne interesantin duke u kapur mbas histerikeve qe “duan” t’u japin mend botes, nderkohe qe akoma
    nuk kane mbushur moshen e pjekurise. Natyrisht qe edhe kjo histerike e ka nje prapavije perderisa i jepet fjala ne nje forum kaq
    te rendesishem. Por e pershkroi mjaft mire dhe me pak fjale Presidenti Trump:
    Duket nje vajze shume e lumtur dhe e projektuar per nje te ardhme te shkelyer!
    Gazetare me formim medioker si ky dhe plot te tjere, ne shumice te madhe nga periferite e vendit, por ama periferi
    shume, shume te thella kane pushtuar median sot. Natyrisht si tolerante ne duhet t’a pranojme kete fakt perderisa
    shumica e popullsise, prej rreth 70% , vijne nga fshatrat dhe domosdo do te ndikonje dhe ne numrin e gazetareve qe
    sillen verdalle si kroniste apo analiste, te gatshem per cdo sharje apo lepirje ku t’i jepet detyra. Fatkeqesi qe duhet
    duruar te pakten edhe nja 70-80 vjet, pasi dhe ato qe kane nje te kaluar qytetare jane kthyer ne sherbetore te periferise.

  19. Vishja kot says:

    E c’eshte gjithe kjo histeri ne komente? E keni me Greten, me krizen e ambientit apo me vehten tuaj qe nuk keni mesuar akoma ku eshte kazani i plehrave? Ndajeni mendjen.

  20. Sit back and relaks■uhssi●▪%^* says:

    Planeti yne ka mbijetuar miliarda vjet pa Greten dhe pa Trumpin. Ky planet ka pare gjjthefarelloj gjallesash me dy dhe me me shume kembe. Ka pare qyteterime te lindin e te zhduken. Ky planet ka ekzistuat perpara njerezve, dinosaureve, milingonave dhe algave. Ky planet i ka mbijetuat akullnajave dhe thatesirave, kometave, meteoreve, vullkaneve etj dhe do vazhdoje te ekzistoje deri sa te ekzistoje sistemi yne diellor. Njeriu nuk ka ci ben planetit, njeriu ia ben vetes. Mos kujtoni se po u zhduk njerezimi mbaron jeta ne toke, jeta do vazhdoje ne forma te ndryshme dhe forma te reja jete mund te shfaqen. Njeriu mbijeton vetem fale inteligjences dhe jo forces, pasi ne mes te kafsheve te egra njeriu eshte qenia me e dobet per nga forca fizike por eshte me e forta per nga ajo mendore nderkohe qe mjafton nje fucking bakter i padukshem per ta zhdukur nga faqja e dheut njerezimin. Pra cdo gje ka ciklin e vet ashtu si dhe jeta ne toke ne formen qe e njohim ne. Ne fund te fundit te gjithe e dime si do e kete fundin ky planet dhe sistem diellor, ajo qe nuk dime eshte njerezimi do zhduket bashke me planetin apo perpara tij. Greta do rritet, do plaket e do vdesi e kurre nuk do e marri vesh si i vajti filli pyetjes How Dare You?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje