Nga Mira Kazhani*
Mbrëmë e gjithë Tirana përfundoi në panik në rrugë për shkak se në dy portale Syri.net dhe Shekulli u dha një lajm me mesazhin “Braktisni shtëpitë se vjen një tërmet edhe më i fortë”. Terror! Po sikur të ishte e vërtetë?!
Një lajm i paverifikuar, që do të shënjojë gazetarinë famëkeqe online të kësaj kohe e që skuq faqen e kujtdo që i thotë vetes gazetar!
Pasojat e lajmit të rremë këtë herë kaluan çdo limit njerëzor, sepse nuk qe nga këto gënjeshtrat rutinore që jemi regjur, as nga ato me rreze të shkurtër, apo nga ato fletërrufetë personale. Këtë herë rrena shkoi larg, tek një qytet i tërë! Çfarë ndodhi nga ky nxitim për të gënjyer?
Fëmijët e vegjël i zgjuan nga gjumi dhe dolën me pizhame rrugëve dhe disa qeshnin se e merrnin për përrallë, për fat, por disa shikonin me sytë e trembur, rrugëve. Të sëmurët e lexuan, të moshuarit u trembën për vdekje, një qytet doli në rrugë i terrorizuar.
Si asnjëherë sot është koha të flasim për pastrimin nga barërat e këqinj online, për vetërregullimin që duhet bërë, edhe me ndihmën e lexuesve. Lexuesit sot janë dëshmitarë të historisë së tyre personale, sepse ndërkaq njerëzit e jetës publike e kanë provuar të paktën nga një herë, në mos sistematikisht dhunën e gënjeshtrës!
Duhen ndarë një herë e mirë kamikazët nga gazetarët! Duhen ndarë ata që gazetarinë e përdorin si fishek dhe ata që janë të ndërgjegjshëm se ky profesion nuk është automatik, por fuqi e fjalës! Nuk është gënjeshtër e nxituar, por siç thotë Heminguej ‘letërsi e nxituar’. Na duhet të kthehemi tek letërsia e nxituar sa më parë!
Këtë e vendosim bashkë me lexuesit. Ju sot keni në dorë të bëni diçka. E vendosni vetë kujt t’i bëni unfollow dhe kështu bashkërisht mund të rrisim një treg informativ me kritikë, debate të ashpra, fakte, prova, fundja dhe gabime, të mbahet edhe anë, se asnjanës nuk ka, por të ndalim çmendurinë nëse ka vërtet ndonjë mënyrë për ta bërë.
Për fat të keq nuk shpresoj tek ligji, por tek ndërgjegjja e lexuesve, të cilët duhet të vendosin rregullat e tyre. Edhe sponsorët prestigjiozë e kanë në dorë të ndjekin përmbajtjen (Vodafone e ka bërë për hir të së vërtetës!)
Ky nuk është thjesht një fenomen ku nuk gjen dot figurat dhe emrat, apo thjesht diçka që e ndjen… Fenomeni ka emra dhe fytyrë dhe ti lexues gjykoje vetë. Këtu shumë të mirë nuk ka, por të paktën a mund të mos jemi varianti i keq? Besoj që po! (Tiranapost.al)
Shume e drejte. Kultura ka humbur. Gjitheandej rrena, urrejtje dhe fjalor banal. Ka humbur kultura. Neper portale ka plas llumi.
Ti po ti!Ti ke ftyre.Ti je perdorur si zagare per te nxjerre geshtenjat nga zjarri te dikujt dhe tani je bere qibare,profesionale,per te dhene mend.
gazetar eshte nje profesion i l’arte se gjykohet nga misioni qe ka per te informuar drejt e per te mesuar nje shoqeri e tere per tu bere me e lire me e dashur me e dhimbeshme.me e lumtur se ne fund ate kane qellim te gjithe.ne shqiperi nje pjese e gazetareve jane kethyere ne militante radikale jo vetem te ideologjive me mostruose nazifashiste por edhe sherbetore te klaneve te ndryshme qe luftojne per pushtet duke humbur cdo dinjitet njerezor duke i bere edhe percielles te terrorit. prandaj rregullator eshte ligji si per cdo qytetar tjeter.ne nje sistem demokratik jane te gjithe te barabarte para ligjit sduhet te kete asnje difrence apo privilegi sic bejne disa gazetare ne emer te lirise duke shkeliur lirine e te tjereve
Shqiptaret jane ngopur me rrena qe nga 90 e ketej,vetem mashtrime.
Na genjyen me bllokmenet qe jetonin neper vila(dhe nuk i kishin te tyret) dhe doli se pinin shume kafe,dhe ne do jetonim te barabarte pa bllokmene…
Dhe saliu me valixhe druri dhe munika(qe i bleu brek fatosi) me ilirin e co na u bene sheik ku edhe macet e qente jetojne me mire se sa ata qe u ngriten kunder bllokmeneve.
E pastaj ceku bardh me piramidat e premtime e mashtrime e vrasje gerdeca e sa e sa ka ngrene ky popull qe shpresonte se do e bente Shqiperin si Europa por ra te gropa.
Keshtu qe kjo genjeshtra e e fundit e qim pekes i dirigjuar nga cifti berisha meta,nuk ishte asgje po ta krahasosh me rrenat 30 vjecare.
Dhe me e bukura eshte se asnje nuk ka mbajt pergjegjesi dhe ky popull nuk po ndergjegjesohet…
Ik o Mira,
Bej ndonje udhetim ne ndonje kontinent te larget si shperblim per…
Demo bravo me pelqen stoicizmi tend,pena e mendja .Neser te siguroj qe do marresh tre byrek e nje dhalle,keshtu urdhetoi vete naltmadhnia Sali.Urime
Mira bukur i ke hedhur keto mendime. Raporti ligj -ndergjegje eshte i nderlikuar. Ju thoni se i meshoni ndergjegjes para ligjit. Po a ka ndergjegje nji paloco si Cim Peka apo Bledar Koka ?.Jo kurre sepse ata jane kamikaz te Saliut dhe Ilir Metes dhe nuk kane asnji lidhje me nocionin nderegjegje. Prandaj ligji dhe vetem ligji , ai eshte rregullatori i vetem qe ka brenda tij ndergjegjen. Po te denohet Peka nja 5 -vjete shife do kete me gazetare qe llahtarisen nji shtet te tere. As mos te shkoje neper mend. Duke bere shembull rastin ne fjale gazetaret do behen te ndergjegjshem sepse mbi koke do te kene ligjin dhe nuk do guzojne te shkruajne qofte dhe vetem nji fjali kunder tij . Respekte
ke styp na i kalmo tjeter ti ate thuj! mos na jip men per cim peken se i eliminon tregu vete kta!