Tmerri i tërmetit, një bandë që klith i dashur armik

23 Shtator 2019, 12:31Blog TEMA

Nga Andi Bushati

E gjithë qeveria u ngrit në këmbë duke akuzuar një segment të mediave të reja, për të justifikuar një përzjerje deliri dhe frike që kaploi të dielën në darkë me dhjetra mijëra qytetarë. Vërshimin e tyre irracional në rrugët dhe autostradat përreth Tiranës, tmerrin e nxitur nga një dalldi kolektive kryeministri, ministrja e mbrojtjes edhe ai i rendit e panë si pasojë e dy reporterëve të ngratë që policia shkoi ti ndalonte në mes të natës.

Sipas gjithë kupolës së rilindjes, fakti që një popull i tërë, i shumëzoi me zero vitet e arsimimit, orët në klasat e shkencave ekzakte, dokumentarët e eksplorerit dhe filloi të besonte se tërmetet qenkërkan të parashikueshëm, ishte mëkati i disa mediave on line.

Natyrisht, kolegët tanë nuk qenë pa faj. Ata janë viktima të një sistemi të ngritur gabim ku diktatura e shpejtësisë ka bërë të harrohet saktësia. Ata janë pre e redaksive të varfëra, që punojnë me pak gazetarë, sepse portalet janë të vetmet media të taksuara egërsisht nga kjo qeverisje. Ata janë ‘bisha” në një luftë të egër mbijetese, ku informimi i drejtë dhe i ndershëm kalon në plan të fundit.

Si të tillë, shpesh më shumë se nga ligësia, Fake News prodhohen nga padituria dhe mungesa e profesionalizmit. Kjo është koha që të gjitha mediat e reja, përfshirë edhe ne të Lapsit, të shohim nga vetja, të mëtojmë standarte të reja dhe të kërkojmë falje sa herë nuk jemi gjendur në lartësinë e misionit tonë.

Por, prej këtu, të arish të abstragosh siç bën qeveria, se paranoja çmendurake që kaploi të dielën në mbrëmje mbarë Tiranën ishte e nxitur nga mediat, është qesharake. Madje tentativa e Ramës për të parë në këtë gjurulldi, një akt kriminal që tentonte të nxiste panik është po aq marrëzi sa ajo e çdo burri që rendte mbrëmë mbi trotuare me kanotjere dhe brekë fanellate.

Nëse këto media anti qeveritare do të kishin këtë fuqi në publik, nëse ato do të kishin pasur një të qindën e forcës për këtë shplarje truri kolektive, ne nuk do të ishim duke dëgjuar ende sot broçkulla si këto të kryerilindasit. Do qemë çliruar me kohë nga marrëzitë që transmeton pafundësisht ERTV.

Po atëherë, kur dalldia e djeshme nuk mund të shkaktohej disa lajme online, përse Rama nxiton ta vërë gishtin mbi to?

Përgjigjja mund të jetë e komplikuar. Ajo mund të lidhet me paranojën e një lideri të sëmurë që nuk e shpjegon dot ngritjen e turmave jashtë kontrollit të tij. Ajo mund të shpjegohet me vetembrojtjen automatike për të larguar përgjegjësinë nga vetja. Ajo mund të justifikohet me tentativën për të fshehur mungesën e përgatitjes së shtetit.

Por, mbi të gjitha, është e mundur se ajo ka të bëjë me një sjelle tashmë të shndërruar në instikt tek rilindja: atë për të gjetur në çdo ngjarje një armik. Aktivizimi i menjëhershëm i këtij instikti e shty Ramën të denonconte menjëherë një strategji kriminale që kishte si qëllim të paramenduar panikimin e popullsisë. Ajo i bëri dy nga ministrat më të rëndësishëm të qeverisë të përsërisnin të njëjtin refren bajat.

Në thelb, ajo është e ngjashme me mënyrën si janë sjellë rilindasit pas çdo ngjarje të madhe që ka ndodhur në këtë vend. Edhe kur kapet një vjedhje qindra milionshe e një koncesioni, armiku është opozita që do të nxijë imazhin e vendit edhe kur plas një skandal, fajin e kanë mediat e kazanit që e fryjnë raportimin edhe kur kapet drogë në Holandë, fajin e kanë holandezët që ekzagjerojnë për ne një zanat të cilin e kanë ngritur në mjeshtëri vetë, edhe kur një rilindas përdhunon një vajzë, fajin e ka Berisha që zblunon identitetin e viktimës.

Pikërisht ky mekanizën i identifikimit të një armiku, u vu në lëvizje edhe pas dalldisë kolektive që kaploi kryeqytetastit mbrëmë. Raporti absurd i një dashurie urrejtje me armikun e radhës, pa të cilin tashmë nuk mund të jetojnë, i nxiti automatikisht rilindasit ta arsyetojnë rendjen marroke të njerzëve dhe automobilëve në mes të natës, me fake news që prodhuan dy reporterë.

Dhe këtu, absurdit kolektiv i mbishtohet edhe absurdi i pushtetit. Sepse sikur mos mjaftonte pashpjegueshmëria e komportimit primitiv të një pjese të popullatës, Rama do të na bëjë të besojmë, se ajo u shkaktua nga mediat armike që patën si qëllim të ngjallnin panik. (Lapsi.al)

20 komente në “Tmerri i tërmetit, një bandë që klith i dashur armik”

  1. plaku says:

    O mender gazetar, se vetem i tille nuk je. Me vjen ndoht nga mendesia jote dhe niveli i arsyetimit per te mbrojtur me pisat e ketij vendi. Turp e di qe nuk ke, por mos nxirr nga goja gjera qe heqin cdo dyshim per ty. Si mundet qe te mbrosh ne kete menyre me te ndyret e ketij vendi duke akuzuar te tjeret? Nuk e mbroj kete qeveri as rilindjen se ne maje te hundes na e kane sjelle. Por te pakten nuk kane vrare fizikisht, si miqte e tu.
    I jeni imponuar ketij vendi e populli ne menyren me monstruoze. Por duhet te shqetesoheni edhe per veten tuaj se vjen nje dite dhe te gjithe perballen me pergjegjesite e tyre, si edhe paraardheit e tu….

    1. Kozi says:

      Shkrimi më I turpshëm I Bushatit. Në çdo vend perendimor Qimja dhe gazetaret e tij do te perfundonin në burg për një kohe te gjate. Justifikimi qe Bushati dhe minimizimi si gjoja nje gabim njerezor I dy gazetareve te Qimes eshte sa i pacipë aq edhe djallëzor. Qendrimi I Bushatit pastaj që gjithë fajin e ka Rama eshte identik me atë të fajit e ka Belisha – nderkohe që mender mediat online te tipit syri e Lapsi nuk Kane asnjë ndryshim me qytetarin Dixhital te merhumit nga Viçidoli. Pra ka nje te vertete që Viçidolasi vazhdon e do te vazhdoj te destabilisoje Shqiperine me çdo mjet e menyre – often edhe duke perhapur ne mender mediat online kulturen e Fake news dhe terrorit dizinformues te tipit te Fox News për te nxire e denigruar çdo gje te mirë e pozitive në Shqiperi. Edhe këto shkrime te Bushatit për veç perpjekejes idiote për tu marrë me Ramen , me çdo kusht e në çdo rast, edhe kur çeshtja ka te beje me një akt terrorist, në fakt I bejne favorin me te madh Ramës. Pasi edhe kur Bushati ben kritik te qelluar ndaj Rames ai e ka humbur te drejten për tu marrë seriozisht.
      Bushati eshte a quintessential “Idiot I (pa)dobishëm.

  2. Lleshi says:

    PJELLA E SE KEQES JE DHE TI O KLYSH KOMUNISTI QE NE KETE SISTEM PLEHRASH JE VESHUR ME PETKUN E TE PERSEKUTUARIT..NE CDO SHKRIM TENDIN ASGJE REALISTIKE NUK KA POR VETEM MLLEF,,,,,TI O KLYSH I ASAJ PJELLE TE KEQE DUHET TA DISHE QE KUSH PERHAP PANIK NE POPULL ME QELLIM DENOHET ME LIGJ APO ESHTE EDI NE PUSHTET DHE JO SALIU DHE ME CDO KUSHT DUHET TE JA ATRIBUOJME FAJIN QEVERISE DHE JO ATYRE PSEUDOGAZETAREVE BASTARDE QE NXORREN NE RRUGE NJEREZIT E SHKRETE..FAJIN SE KENI JU POR POPULLI QE NUK U CUA MBREME DHE TE JU SHKELTE ME KEMBE JU BYTHELEPIRESIT E FAMILJES BERISHA,,,FUCK BUSHAT,,,

  3. assaakj says:

    Ore, ti je apo ben vete?! Lexo ligjet perpara se sa te shkruash keto artikuj te gjate.

  4. mirjeta says:

    Ca plhere eshte ky Bushati. Po si ore e ka fajn Rama dhe ketu? Apo se ti dhe ata si puna jote keni portale me dy gazetare te veckel qe bejne copy paste tere diten, nuk e kane idene e gazetarise por dine vetem te shajne dhe bejne alarme si keto. Kj osera juaj duhet fut ne burg per shpifje dhe pastaj ta shikoni se si shpifni me dhe perhapni panik. Po e vertet populli u genjye dhe doli duke haruar cdo ligj qe ka mesuar ne shkolle apo emisjone explorer, por ne situate paniku si ajo e dy diteve te fundit, i falet. ti besoj e njej psikologjine e turmes apo jo? Apio s ka rendesi, s ke qejf ta perdoresh ne kte rast.
    Turp per Qim Peken te parin dhe ty qe vazhdon dhe i mban ison. Jeni plehra te papara. Mjerane dhe keqadashes te pashoq.

  5. e verteta says:

    OOOO Bushat!
    Duam s`duam kjo situate mediatike (ku ti je pjese per fat te keq) po per fat te keq I jep te drejte te gjatit kur e konsideron KAZAN!
    Te tjerat alla Peka (te kultivuar ne Vietnam e me vone ne Parisin e viteve 80-90 ) jane shembulli me domethenes.
    Dil nga kazani Bushat se sojit tend nuk I takon aty!
    Gezuar Baftjar !

  6. A says:

    O Andi…po te ishe ne cdo shtet tjeter te kesaj bote…ne cfaredolloi shteti qe ka parimet me te larta per te drejtat e njeriut…ti,cimi dhe ata kurva gazetarë do isht rrahur nja 8 ore rresht nga policia e hetusia.
    Edhe ne zimbabue do ishin ngritur njerzit e do u kishin shkyer me dysh ne publik live

  7. Adi says:

    O bushat idioti, une ramen nuk e shoh dot me sy dhe reagimi qeverise ishte tamam show me kusi dhe batanije, po ama lajmi te portali i malokut cim peka ishte qartasi i qellimshem!!! Si qenka lapsus te shkruash qe do bjere termet ne oren kaq e aq e me kaq e aq intensitet ne nje situate kur njerezit jane te terrorizuar!!!! Faji eshte dhe i miletit qe ne vend te seizmiologeve degjon cim peken po gjithsesi

  8. Kreshniku says:

    O lepurushi i gjyshit nuk ke të saktë analizën

  9. Juristi says:

    Shoku Çimit,Qimit.Ç’te presesh nga kazanxhit.

  10. cic mic says:

    po normal mer bushat… sollen panik asqe behet fjale.. edhe pse un e dija qe nuk parashikohet , trysnia qe te bie mbi vete plus trauma e nje dite te meparshme te ben te dalesh jasht mos te flasim kur je me femije qe ke peshe sepse thua jo ndodhi!!!!!! kshuqe normalisht paniku u shkaktua nga ai i poshter dhe duhet denuar maksimalisht

  11. Fatos says:

    Si gjithmone pirdh pirdh se lirohesh o Bushat.
    Ore ti mund te kesh 1001 arsye te urresh Ramen, dhe mire ben pune per ty; dil edhe demaskoje perdite.
    Po ca po na e can trapin me kesisoj llogjike debile qe ke shkruar aman, do te ta kishte zili dhe vete Qim Likja.
    Te jane errur syte kaq shume e s’po kupton se humbet personalisht pike me keshtu shkrimesh.

  12. Qytetar says:

    Doli dhe muti ne shi.

  13. Orli says:

    andushke ti je nje b.qire i vogel i klanit kapo…..

  14. SHKELZENI says:

    UUAAAA NIPI DICTATORIT HYSNI KAPOS PO NA JEPE LEXIONE PER DEMICRACINE KUR FLET E KA ZERIN SI NJE FEMIJE 10 VJECARE

  15. turi says:

    Perseri ne skene na del kopili i bllokut ku kerkone te mbroje me ç’do kusht median e vellait te vogel nga babai shpirteror i cili e rriti e edukoi simos me mire e ku sot i korr devotshmerine e tij per tu treguar i gatshem qe te shpartalloje kedo qe guxon sadopak te cenoje emrin e tij!Ndaj edhe ai nxiton te quaj medie te vogel” SYRIN e peshkaqenint duke na tallur qe qenkerka dhe e varfer e cila kekon te mbijetoje sepse fitimet e pronarit shkuakan per sfilatat e Armines e pushimet ne Mikonos!E habiteshme me kete shoqeri kaq indiferente ku nje pseudogazetar i tille jo vetem qe s’duhet te kishte vend ne media por duhet te ulte koken sa here qe kalonte prane qytetareve sepse nese Shqiperia ka qene nen diktature merite kjo e gjyshit te tij ku Andushi rritej i gezuar nen obrellen e “bllokut”,pavaresisht se sot kerkon te hiqet si shkodrn rebel !Ky eshte kazani mediatik i ngritur nga bisha Berishe e qe sot e shfrytezojne vasalet e tij si Meta nen idotesine e majmuneve qe nderuan veshjen por kur sjelljen prej njeriu duke veshur kostume e duke na u paraqitur si intelektuale si ky majmuni Qim Peka qe kujton se bishtin ia ka hequr Berisha se bashku me ca lango qe i vijne pas e qe punojne paralel edhe pertej kufirit per te tentuar te prishin qytetarine e lashte Shqipetare duke futur frymen e bajraktarizmit Berishist!Sot kjo kafshe e pa transformuar ne njeri duket te ishte ne kafaz te ndonje ko^peshti zologjik ku fale shkerdhatokracise nuk ekziston sot e ku ishte e vetmja mundesi per tu transormuar nga majmun ne njeri!Nilpi i Vitorise sot jo vetem qe nuk duhet te kishte moral te jepte receta gazetareske por ndoshta duhet te ishte ne ndonje cep te Tiranes duke vuajtur ato qe paraardhesit e tij i bene ketij populli e vendi !Ndaj fale perçarrjes qe sot na ka lene Berisha keta zoq korbash vazhdojne e cicerojne me zerin e tyre te çjerre sepse deri me sot si dhe dje shqiperia eshte perseri ne sherbim te tyre por kesaj radhe jane konvertuar ne demokrate!

  16. Qytetar says:

    More ti qe e di me mire se kushdo se ceshte diktatura e te mirat qe te ka sjelle mos u mundo kot te na mbushesh mendjen me kete pacavure qe ke shkruar Qe ti e ata si ty jeni gazetaruce lilipute ,zemetligj …. e dime , por mos merrni kurajon te beni budalla nje popull te tere duke shfrytezuar momentet delikate e te dhimshme Mos mbifte rrace si ju qe nuk dini te beni opozite, por vetem ZI pa pare se vet jeni zi e me zii

  17. pirro says:

    Po qenke plehre o Andi Bushati. Si nuk te vjen turp qe mbron nje gazetari kriminale. Asnje gazetar ne bote nuk ka demtuar aq shume popullin e tij sa ju. Po te kishte ngelur pak turp duhej te ishe futur 7 pashe nen dhe dhe nuk do te dilnje me neper media e gazeta. Ik shporru. Populli nuk te do .ke shkelur prej kohesh cdo lloj etike gazetareske. Turp.

  18. Dallga says:

    Zot na shpeto,se keta bicimsez me paturpesine me te madhe mund te na thonin se dhe termetin e shkaktoi Rama?!?!
    Fatkeqesi qe Jemi te denuar t’a durojme.

  19. realisti says:

    Me pak fjale fajin nuk e ka portali por populli thote Andi. Jo moree..! Une me thene te drjten jashte nuk dola por u shtriva ne shtrat i veshur . Çimin nuk e besova por nuk ia kisha besen as termetit sepse nuk i dihet. Andi vete me siguri ka fjetur i qete se ka folur me pare me çimin dhe e ka injoruar fare termetin sepse ka qene i garantuar nga vete ZOTI çimi. Mos more! Kaq i sigurt ishe o Andi?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje