Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës në zgjedhore, Damian Gjinkuri tha se prezenca e opozitës jo parlamentare në tryezën për reformën zgjedhore është një sinjal dialogu.
Në një pronocim për mediat menjëherë pas konferencës së thirrur nga OSBE, Gjiknuri ripërsëriti edhe njëhërë qëndrimin e tij për të riparë pozicionin e tij si bashkëkryetar i reformës zgjedhore nëse PD bëhet pjesë e komisionit.
“Opozita brenda parlamentit është aty, ashtu siç e tha edhe Hajdari se largimi ka qenë një çështje emocionale.
Unë e kuptoj tensionin që kanë opozita brenda dhe jashtëparlamentare. Tryeza është sinjali i parë i dialogut mes palëve.
Mesazhi doli i qartë se PD ka vijuar interesimin. Ne duhet të kërkojmë dialog nga të gjitha palët.
Vetë Parlamenti ka marrë parasysh edhe elementin e opozitës jashtëparlamentare. Ndërkombëtarët janë pjesë e këtij procesi dhe jam i bindur se edhe pjesëmarrje PD është shenjë pozitive.
Unë e thashë se mekanizma jashtë sistemit parlamentar është e vështirë të ketë, sepse reforma do të votohet në kuvend. Unë aty përfaqësoj interesat e PS.
Unë kam bërë një ofertë se nëse PD bëhet pjesë e komisionit, unë jam i gatshmë ta ri-shoh pozicionin tim në bashkëbisedim me kryetarin tim.
Të gjitha palët akuzohen, kushdo që ka pushtet ka akuza. Ambasadori u shpreh i zhgënjyer me sjelljen. Aktorët nuk dinë të luajnë me rregullat e sistemit.
Jemi duke diskutuar këtë çështje, ju siç e patë edhe nga ekspertë, çdo parti ka një qëndrim ndryshe në lidhje me sistemin”-tha Gjiknuri. (TemA)