Bashkë-kryetarja e komisionit të Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari u rikthye në sesionin e dytë të tryezës së OSBE-së duke kërkuar ndjesë për largimin nga sesioni i parë.
Largimin nga kjo tryezë ajo e cilësoi si emocional, pasi akuzoi përfaqësuesin e PD-së, Ivi Kaso se nuk erdhi si teknikcien, por si përfaqësues politik i PD-së.
“Më lejoni të bej sqarim te vogël. Ishte një reagim emocional se kishte një rend ditë që u ndryshua. Ishte një reagim emocional, zoti Kaso që erdhi këtu nuk është teknikcien, por anëtar i kryesisë së PD-së, person politik.
Kaso duhet të ishte qortuar edhe nga ambasadori, pasi po mundohet të bllokojë procesin e reformës zgjedhore.
Patjetër që do të kemi probleme dhe shqetësime, më erdhi keq që nuk dëgjova ekspertët e parë. Grupi parlamentar demokrat dhe i pavarur do të qëndrojnë dhe do të vijojnë punën.
Ky ishte një reagim emocional dhe i natyrshëm. Nuk mundet askush që të bllokojë këtë proces. Ne do të rrimë në parlament dhe në komisionin e reformës dhe partneritetin tonë me ndërkombëtarët për të dhënë shqiptarëve reformën zgjedhore” tha Rudina Hajdari. (TemA)
Hahahahahahahahahahaha…, konia, iku pa leje, e kapi PADRONI, i hoqi veshin, i dha një shqelm bythëve dhe e ktheu përsëri…! Ç’gallatë, u gajasëm…!!! Këta idiotë, që s’dinë të artikulojnë një fjali nga fillimi në fund të saktë, do të bëjnë Shqipërinë … ???!!! Sa për të huajt, ata që nuk na njohin, në fillim habiten dhe ndoshta mërziten, ata që na njohin, bëjnë estradë dhe tallin bythën me neve…!