Bujar Nishani: Çim Peka na dha një shembull të vërtetë se si duhet të sillemi. Çfarë përgjegjshmërie dhe profesionalizmi model!

25 Shtator 2019, 11:09Politika TEMA

Bujar Nishani, që rastësisht ka qenë edhe president i këtij vendi, thotë se Çlirim Peka na tregoi se çfarë është përgjegjshmëria dhe profesionalizmi, pasi lajmit që terrorizoi Shqipërinë.

Njeriu që ka drejtuar Shqipërinë, thotë se pasj lajmit terrorist, nuk duhet të kishte asnjë procedim penal, pasi portali i familjes Berisha është pasuri kombëtare, duke qenë se po lufton Ramën.

“Propaganda e një sekti anarkist, korruptiv deri në lëkurën e shtatë, çirak dhe skllav i krimit që ka pushtuar çdo qelizë të një shteti të drobitur dhe gati gati të asgjësuar, tenton të fshehë papërgjegjshmërinë, paaftësinë dhe dështimin fatal për të ndihmuar njerëzit në nevojë nga pasojat e tërmetit, me fushatën dhe sjelljen fashistoide ndaj një gazetari dhe media online, ndër të paktat e pavarura, që u shërbejnë shqiptarëve me guxim.

Padyshim që lajmi i rremë dhe i nxituar për “parashikimin e tërmetit” është i gabuar dhe joprofesional, por reagimi i menjëhershëm dhe sqarimi publik po nga vetë media, tregon se si duhet reaguar dhe duhet të sillemi me publikun edhe kur gabojmë.

Po kaq i përgjegjshëm dhe profesional është reagimi i menjëhershëm dhe ndjesa publike, çka nuk është parë më parë tek mijëra raste të lajmeve, akuzave, shpifjeve të gënjeshtërta të përhapura e sponsorizuara prej pushtetit të korrupsionit dhe genocidit psikologjik ndaj një populli të tërë, i cili ka marrë arratinë me qindra mijëra ndër 5-6 vitet e fundit të këtij krimi social ndaj tij.

Ikja nga përgjegjësia dhe puna, për t’ia lehtësuar dhe korrigjuar pasojat e dëmit njerëzve, duke organizuar një fushatë inkriminimi ndaj një gazetari e ndaj një media të pavarur tregon identikitin e vërtetë të rrjetit që mban fatet e vendimmarrjes politike e administrative të këtij vendi.

Shqiptarët panë qartë një urrejtje fashistoide të akumuluar prej betejës me median e vërtetë, të pakapur, aleate e qytetarëve dhe jo kliente e parave të pista të narkoregjimit.

Një prokurori që nuk ka lëshuar një tingull e fle mbi akuza dhe prova skandaloze të opozitës mbi kryebashkiakë të inkriminuar dhe mashtrues, u hakërrye publikisht ndaj një medieje denoncuese të skandaleve, vjedhjeve, abuzimeve, mashtrimeve, të zezave të përditshme ndaj njerëzve të pambrojtur nga ky abuzim i pushtetit.

Kjo është një betejë në fakt dhe beteja me të keqen nuk është e lehtë.

Por ajo nuk ka alternativë, veç të fitohet !

Ahere do të fillojë drejtësia e vërtetë, më së pari ndaj genociduesve të psikozës dhe moralit të një populli të tërë, tash e gjashtë vite me radhë”, shkruan Bujar Nishani, allias Bujar Mehmeti.(TemA)

4 komente në “Bujar Nishani: Çim Peka na dha një shembull të vërtetë se si duhet të sillemi. Çfarë përgjegjshmërie dhe profesionalizmi model!”

  1. top_njishi says:

    bukar nishanit i ngeli hunda n’mythen e malokut gjithe jeten. s’ka faj – kush pompist u bo president per merite personale?!

  2. USA says:

    Gjytrym kapter kamarier guves qete lidhja coza nostres ne 97 ti duhet pergjigjesh per femijet dhe pleqte qe u strapacuan prej atij M..t lajmi te qim enver pekes o o bujar vullnetari enverit.

  3. Lleshi says:

    te qifsha rracen e mutit o legen ordiner ,,,bq ngele gjithe jeten,,,,,o nishani pa mustaqe,,

  4. Enkel says:

    Ca turpi qe e kemi patur president kete gjytyrymin turko-arab…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje