Basha i gatshëm për dialog me Ramën? Kreu i PD: Do bëj gjithçka që vendit t’i hapen sa më parë negociatat

25 Shtator 2019, 10:40Politika TEMA

Kreu i opozitës Lulzim Basha në një konferencë për shtyp ka komentuar vendimin e koalicionit qeverisës të Gjermanisë që votoi pro hapjes së negociatave, ndërkohë që vendosi 9 kushte.

Basha tha se është i gëzuar që Gjemania nuk i dha një jo të prerë Shqipërisë, ndërsa 9 kushtet i cilësoi si dështim të qeverisë dhe kryeministrit.

Basha gjithashtu nënkuptoi se do të hyjë në dialog me Edi Ramën, teksa tha se PD dhe opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka që vendit t’i hapen sa më parë negociatat.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Jam mirnjohës për CDU CSU për vendimin e tyre. Është edhe falë një pune të opozitës dhe times tek ata, duke u thënë se një ‘jo’ nuk do të ndihmonte Shqipërinë.

Dhe prespektivën tonë. Mirenjohje për vendimin e marrë mbrëmë, se një jo e prerë sic mbizotëronte dhe për fat të keq në disa qytete akoma mbizotëron, nuk do të ndihmonte vendin tonë

Prandaj do ta nis me vendimin e marrë mbrëmë nga dy partitë, të cilët pas një periudhe të gjatë negociatash kanë parashtruar vendimin që do t’i parashtrohet nesër në mbrëmje Bundestagut.

Ka një kontradiktë në këtë që sapo thashë dhe në mënyrën sesi ndihem nga njëra anë për faktin se nuk ka një jo të prerë.

9 kushtet e miratuara mbrëmë për t’u plotësuar nga Shqëipëria shprehin shqetësimin e madh të Bundestagut për krizën politike, vetështimi nga 7 në 9 i kushteve.

Duhet ta themi se vendimi për të shtuar kushtet dhe kërkesat reflekon dështimet e kësaj qeverie dhe këtij kryeministri.

Dy kërkesa kanë të bëjnë me arrestimin dhe procedimin penal të personave që kanë lidhje me procesin e blerjes së votave si dhe kërkesa për vendimin sa më të shpejtë të një Gjykate Kushtetuese për zgjedhjet moniste të 30 qershorit.

Por sic e thashë vendimi i CDU/CDU dhe partisë socialdemokrate është shumë më i mirë se vendimi paraprak se në këtë mënyrë ndihmon Shqipërinë për të kryer zgjedhje të lira.

Ashtu si e kam bërë të qartë, as unë as PD e as opozita nuk kanë qenë pengesat për dialogun politik për ti dhënë fund krizës, e përsëris për cdo shqiptar dhe e përsëris, PD dhe unë i kemi thënë po propozimit të partnerëve ndërkombëtare që më 9 qershor. A

i që ka refuzuar propozimin për zgjidhjen e krizës, angazhimin e faktorit ndërkombëtar për zgjidhje e krizës është Rama se donte pushtetin lokal me proces monist antikushtetues.

Ndaj ju lutem nëse ju lejon bëjani këtë pyetje, pse ka refuzuar ofertën e ndërkombëtareve për zgjidhjen e krizës, sepse nuk është as PD, as opozitë e as unë shkaktari dhe fajtoi për refuzimin e ofertës, ai është Rama.

Ndaj dua që në emër të PD dhe opozitës së bashkuar të garantojmë çdo qytetar shqiptar dhe partnerët tanë, BE, partnerët tanë strategjijë euroatlantikë se PD dhe opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka që vendit t’i hapen sa më parë negociatat. Për këtë duhet një lexim realist i situatës, çka mungoi dje.

Për herë të katërt Edi Rama i hapi negociatat dhe jo më kot mediat dhe rrjetet sociale i kujtuan mashtrimet e njerëzve çdo vit. Mediat kryesore, fatkeqësisht, iu bashkuan Edi ramës në dasmën pa nuse.

Por vetëm e vërteta na ndihmon të shkojmë përpara. E vërteta është kur vendi të plotësojë 9 kushte të ndara në dy faza.

Për herë të parë kemi nje mekanizëm me dy faza, ndërkohë që maqedonise kapitujt do tli përcaktohen që në konferencën e parë.

Ndërsa ne kemi dy kushte, vënien në punë të gjykatës kushtetuese dhe gjykatës së lartë, reformën zgjedhore gjithëpërfshirëse. Konferenca e dytë do të ndodhë vetëm nëse janë zbatuar 7 kushtet e tjera.

2 komente në “Basha i gatshëm për dialog me Ramën? Kreu i PD: Do bëj gjithçka që vendit t’i hapen sa më parë negociatat”

  1. inter amala says:

    Hajde zbythje hajde ahhahahaha

    Pale kur thote u mundua qe shqiperise ti hapen negociatat ahahahhahaha jo vrases kur e pe qe nuk i bllokove dot,ndryshove lekuren. Njeri i peshtire.

  2. Qytetari i Thjeshte says:

    Edhe dhelpra kur nuk e arriti dot rrushin tha se nuk eshte pjekur.
    Tani qe Gjermani dha ok per hapjen e negociatave ky palloshi do bej gjithecka per te ndihmuar.
    U pika ty e atyre qe te vijne nga pas! Ik o derdimen se e ke coroditur PD ne ate fare feje qe nuk do e marr dot veten edhe per 10 vjet te tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje