Tryeza për reformën zgjedhore, mbledhja nis me sherr. Gjuzi ‘përplaset’ me Gjiknurin: Rudina Hajdari të flasë përpara Ivi Kasos

25 Shtator 2019, 09:59Politika TEMA

Tryeza për reformën zgjedhore, drejtuar nga OSBE, ka nisur me debate.

Ambasadori Bernd Boshard e ka vlerësuar këtë nismë si shumë të rëndësishme.

“Është një dialog mjaft me rëndësi.  Vendi ka nevojë për dialog e unitet, dhe patjetër që kjo është sfidë e OSBE. Dje parlamenti gjerman, kaloi në mocion që mbështet çeljen e negociatave.

Reforma zgjedhore është shumë e rëndeishsme është edhe në rekomandimet e OSBE ODIHR.Vitin e kaluar ka patur progres, kanë bashkëpunuar të gjithë aktorët politikë.

Do të diskutojmë sot se cfarë efektesh do të ketë sistemi i ri zgjedhor. Këtë pres nga partitë të japin propozime konkretë. Është me rëndësi t’i kthehemi dialogut.

Kjo do ndikojë në reformën zgjedhore. Shpresoj që kjo konference të ndikojë në procesin e mëtejshëm. Është një zgjedhje që duhet ta bëjnë partitë shqiptare.

Duhetë jetë një pjesëmarrje gjithëpërfshirëse. E gjitha kjo do të ndikojnë te votuesit shqiptarë, gjithçka bëhet për një sistem të ri zgjedhor. Duhet të marrim një vendim te rëndësishëm: A do e ndryshojë Shqipëria sistemin zgjedhor.

Ne nuk mund të bëjmë imponime kemi dhënë rekomandimet tona sa i përket kodit zgjedhor. Kjo konferencë është një mënyrë e mirë për të nisur këtë diskutim.

Ju lutem qëndrojini temës sonë. Është një mundësi e mirë për të folur sot me fokus sistemin zgjedhor”, tha Borchardt.

Pas tij e mori fjalën Damian Gjiknuri, ndërsa deputeti Kujtim Gjuzi ka kërkuar që fjalën ta marrë Rudina Hajdari, e jo përfaqësuesi i PD-së, Ivi Kaso.

Gjiknuri: Mos e prishini tavolinën

Gjuzi: Para Rudina Hajdarit nuk mund të flasë Ivi Kaso këtu, është turp. Rudina Hajdari të flasë e para

Gjiknuri: Ju lutem respektoni tryezën, rri si njeri aty, do të vijë radha

Gjuzi: Më tregoni ju mua

Gjiknuri: Kemi rënë dakord për rendin e fjalës, edhe me zonjën

Gjuzi: Do flasë ajo, nuk ka kuptim

Gjiknuri: E kuptoj që nuk janë normale në një tryeze këto reagime, por emocionet janë të larta kur vjen fjala për reformën zgjedhore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje