Habit Lulzim Basha: Lobuam katër muaj për të bindur skeptikët në Gjermani që të votonin pro hapjes së negociatave me BE

25 Shtator 2019, 10:15Politika TEMA

Në një bashkëbisedim me gazetarët, kryedemokrati Lulzim Basha bëri përgjegjës Kryeministrin Edi Rama për mos çeljen e negociatave me BE-në, për herë të katërt. Ndërsa përshëndeti vendimin e grupeve kryesore Gjermane një ditë më parë për Shqipërinë, Basha tha se vendosja e kushteve shtesë për vendin, reflekton dështimet e kryeministrit.

“Gjatë ditëve të shkuara kam patur rastin të shoh disa prej banesave e bizneseve PD e unë personalisht do vijojmë të qëndrojmë pranë banorëve, e larg kamerave. Orët e porpagandës pa impakt uroj të kenë përfunduar, është koha që qeveria të marrë masa për t’ju gjendur pranë banorëve.

Reshjet e dendura pas tërmetit kanë dëmtuar edhe më tej banesat e banorëve, është koha për të vepruar, ndonëse ngjarja nuk është më në vëmendjen e mediave pas një tërmeti politik, sic ishte votimi dje në parlamentin gjerman. Mirënjohës kancelares Merkel, është edhe një punë 4 mujore edhe e opozitës për të bindur skeptikët se një “Jo” e prerë nuk do ndihmonte Shqipërinë, e perspektivën tonë. Mirënjohje për vendimin e marrë mbrëmë nga dy grupet kryesore gjermane.

Ka një kontradiktë, në këtë që sapo thash. Ndihem i lehtësuar që nuk ka një JO të prerë, qëndrimi fillestar e një pjese të rëndësishme të grupeve parlamentare gjermane, e vijon të mbetet nga 3 vende anëtare të BE, por nga ana tjetër është e qartë se kemi kaluar nga 5 kushte në 7 e sot ne 9 kushte , duke përfshirë këtu kërkesën e qartë për zgjidhjen e krizës politike, si pengesë serioze që vështirëson hapjen e negociatave. 9 kushtete e miratuara mbrëmë shpreshin shqetësimin e madh të Bundestagut për situatën në vend.

Shtimi i kushteve shpreh shqetësim për hapat prapa që Shqipëria ka shprehur. Vendimi për të shtuar kushtet, reflekton dështimet e këtij kryeministri. kjo duket qartë në dy kërkesat e reja, arrestimi i përsonave të përfshirë në krim zgjedhor, si edhe kërkesa për vendimin monist të 30 qershorit, kërkohet një vendim i Kushtetueses. Këto dy kushte tregojnë se përgjegjësia për mos hapjen e negociatave për herë të katërt është i Edi Ramës dhe askujt tjetër” u shpreh Basha.

Per hir te se vertetes, kreu i PD Lulzim Basha ne te gjitha vizita qe ka realizuar ne Gjermani gjate kesaj periudhe, eshte takuar vetem me deputetin gjerman Gunther Krichbaum dhe zëvendëskryetarin e grupit parlamentar të CDU/CSU, Johann David Wadephul, te cilet ne menyre te vazhdueshme jane shprehur kunder hapjes se negociatave.

Madje kane deklaruar te bindur se Shqiperia nuk ehste gati dhe se duhet te realizoje shume kushte, ne menyre qe te hape negociatat me BE.

5 komente në “Habit Lulzim Basha: Lobuam katër muaj për të bindur skeptikët në Gjermani që të votonin pro hapjes së negociatave me BE”

  1. Qytetari i Thjeshte says:

    Mos ja fut kot plako. Kete nuk e beson as ti mor derdimen….

  2. am says:

    Kur bundestagu voton kundër është faji i qeverise. Kur bundestagu voton pro është meritë e partisë demokratike por kushtet janë shenjë që partia demokratike ka të drejtë. Ky është optimizëm i dëshpëruar.

  3. Drejtësia says:

    Ik ore zhduku se e di gjithe Shqiperia se ça kini bere soi juaj.

  4. shqip says:

    “Dhe tani do te lozim thiatro . Hahaha, oh çu kenaqem ” . O Lyl-i, ke ngaterruar teksin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje