Pas frikës dhe panikut të shkaktuar që prej së shtunës nga tërmetet, pasditen e djeshme më në fund patëm një lajm ngushëllues: Bundestagu gjerman votoi pro hapjes së negociatave për Shqipërinë. Kuptohet, me kushte.
Ishte një vendim i pritshëm, që ishte paralajmëruar ditë më parë, pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Gjermani dhe takimit me kancelaren Angela Merkel.
Dhe jo më kot, ky i fundit e falenderoi personalisht Merkelin, pasi ajo ka qenë vendimtare për këtë vendim.
Por, pa u marrë vesh mirë se çfarë kishte vendosur Bundestagu, në Shqipëri qarkulloi një lajm gati i njëjtë, sipas të cilit, Gjermania votoi kundër hapjes së negociatave dhe se ajo do të votojë për hapjen e negociatave, vetëm pasi të zgjidhet kriza politike.
Ashtu si fake news-i i Çlirim Pekës për gjëmën që do na ndodhte nga një tërmet shkatërrimtar, ky lajm u bë viral dhe qarkulloi ngado, dhe në shumë faqe, vazhdon të qendrojë në ballinë kryesore.
Siç ndodh me të gjitha vendimet dhe deklaratat e ndërkombëtarëve, këtu tek ne çdo gjë interpretohet sipas qejfit dhe orekseve politike, që mediet mbështesin.
Por, duhet guxim i madh, që “Po-në” ta bësh “Jo”, sepse në këtë rast nuk ka vend për interpretim.
Çim Peka natyrisht mund ta bëjë këtë gjë, pasi ai nuk mban përgjegjësi për ato që thotë e shkruan, dhe këtë gjë e tregoi të dielën mbrëma, por e njëjta gjë ndodhi edhe me disa media që e konsiderojnë veten si serioze.
Madje, interpretonin edhe lajmin e “Deutsche Welle”-s, që në këtë rast mund të merrej si burim i parë informacioni, dhe natyrisht, më i besueshëm se çdo media në Shqipëri, e cila shkruante qartë se Bundestagu votoi pro hapjes së negociatave për Shqipërinë.
Me kushte sigurisht! Por, në të 9 kushtet e Bundestagut, nuk përmendej askund kriza artificiale politike.
Ato kanë të bëjnë me reformën në drejtësi, reformën zgjedhore, administratën dhe ndëshkimin e të korruptuarve.
Ndaj mos u habisni më me lajmet si ato të së dielës, nga Çim Peka.
Këtu si Çim Peka është pjesa më e madhe e shtypit, jo vetëm e papërgjegjshme, por edhe e guximshme.
Sepse duhet guxim i madh, që të bardhës t’i thuash të zezë dhe “Po”-në, ta bësh “jo”.
Cim peka eshte nje CIMKE ose shqip tartabiqe qe kerkon te mbroje hajdutet dhe vrasesit Sali Berisha, Ilir FLORIRIN dhe LULEZIME Bashen.
Dmth Edi Rama paska te drejte qe i thote kazan bile me plehra
“…konsiderojne veten si gazete serioze” – po ku ka gazetee gazetare serioz te ne?!!
Gazetat te ne jane vetem shpifje ose qerim hesapesh mes njerzeve e politikes.