Tryeza e Komisionit të Reformës Zgjedhore është shoqëruar sot me sherre dhe me “qejfmbetje”.
Pjesëmarrja e përfaqësuesit e PD-së, Ivi Kaso dhe dhënia e fjalës nga Damian Gjiknuri, fill pas qëndrimit të maxhorancës, ka shkaktuar pakënaqësi tek përfaqësuesit e opozitës së re parlamentare.
Këtë pakënaqësi e shprehu publikisht, deputeti Kujtim Gjuzi, i cili ka kërkuar që të respektohet Rudina Hajdari si bashkëkryetare e Komisionit dhe jo përfaqësuesi i PD-së.
Por pas shprehjes së qëndrimit zyrtar, Ivi Kaso është larguar nga mbledhja.
Ndërkohë që deputetët e opozitës së re, janë larguar pasi Rudina Hajdari foli në emër të pakicës në parlament.
Deputetët e opozitës së re janë shprehur se Damian Gjiknuri ka ulur rolin e Rudina Hajdarit, pasi bashkëkryetari Damian Gjiknuri nuk ka mbajtur një qëndrim të barabartë karshi saj.
Deputetët e opozitës së re do të mblidhen ne Kryesinë e Kuvendit për të vendosur rreth qëndrimit që do mbaj opozita e re për reformën zgjedhore.
Nderkohe qe Myslim Murrizi i ka thene Damian Gjiknurit ne largim e siper se “Po largohemi nga kjo tryeze, gjeni votat tek PD per Reformen Zgjedhore”.
Deputeti ne Kuvend Ralf Gjoni, i dale nga listat e LSI, paralajmeroi sot se po pergatitet nje marreveshje mes PS dhe PD. E per kete ai tha se nuk do te lejohet nje maskarade.
Ralf Gjoni në emër të opozitës parlamentare tha per mediat pasi u largua nga tryeza e thirrur prej OSBE per Reformen Zgjedhore.
“Dalja jonë në shenjë proteste nga kjo tryeze s’ka të bëjë me qëllimin e saj,jemi mirënjohës për OSBE që e ka mbësthetur për SHBA, BE dhe ambasadat e tjera,
S’mund të bëhemi fasadë e një tryeze që kthehet ne nje tryeze me 3 bashkekryetarë, ku dërgohen perfaqesues në nivel teknik e opozitës së bashkuar për të na delegjitimuar, për të legjitimuar një fejesë martesë mes PD dhe PS dhe për të përgatitur një pazar”, tha ai.
Opozita legjitime (ajo që quhet e re) në parlament të mos tërhiqet nga qëndrimi i saj. PD-PS, me marrëveshje okulte apo gjoja konsensuale publike, kanë bërë katraurën që përjetojmë sot e 29 vjet. Dhe kështu duan ta mbajnë përjetë, sipas platformës katoviciane, njëherë ne njëherë ju në pushtet, që është dhe qëllimi kryesor i tyre. Opozita parlamentare ka sot një As të rëndësishën në dorë. Reforma zgjedhore, tashmë dhe një kusht extra për çeljen e negociatave, nuk kryhet pa votat e saj. Të mos e humbin/humbim këtë shans të artë, si ata, si publiku, si ndërkombëtarët. Guxim dhe këmbëngulje!