VIDEO: U futën për të vjedhur, pronari i shtëpisë bën për spital 3 hajdutët

26 Shtator 2019, 11:48Lifestyle TEMA

Kamerat e sigurisë të instaluara brenda një shtëpie private kane kapur momentin, kur pronari i shtëpisë përleshet me tre hajdutë të armatosurduke i detyruar të largohen nga prona e tij . 

Në video shihet Asif Ali duke u konfrontuar me hajdutët të cilët i godet vazhdimisht.  

35-vjeçari arrin madje t’i zmbraps nga shtëpi e tij, edhe pse njëri prej tyre tenton t’i vërsulet me thikë. 

Ky biznesmen nga Rochdale, ka pranuar për mediat angleze se si është munduar të mbrojë gruan e tij 30-vjeçe e identifikuar si Charlotte, e cila ishte në gjumë në dhomën e katit të dytë të shtëpisë. 

Ali ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë me shpresën se qytetarët do ta ndihmojnë atë dhe policinë për t’i kapur sulmuesit. (TemA) 

3 komente në “VIDEO: U futën për të vjedhur, pronari i shtëpisë bën për spital 3 hajdutët”

  1. Komentuesi says:

    Te lumt dora.Ti qenke i forte dhe u paska treguar vendin e duhur.Ti kishte vrar fare do bente mire.

  2. demo says:

    shqiptare me siguri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje