Në vijim të aksionit anti-informalitet janë bllokuar sot një sasi prej 1.6 milionë litra gaz. Videon me informacionin për këtë aksion e ka postuar kryeministri Rama në faqen e tij në rrjetet sociale.
Mësohet se në këtë rast ishte shmangur pagesa e akcizës, ndërkohë që gazi kishte probleme dhe mangësi të parametrave cilësore dhe të dokumentacionit.
Aksioni kundër informalitetit është drejtuar nga drejtori i Doganave, Arlind Gjokutaj, i cili sqaroi edhe masat e marra.
Subjekti në fjalë nuk kishte paguar detyrimet e akcizës për gazin e lëngshëm që kishte hedhur në treg.
Për këtë arsye, subjekti pritet të gjobitet me 350 mijë euro.
Doganieret 22 vjece..prandaj ka shku per lesh fisku…