Ndalohen ilaçet me përmbajte “ranitidinë”, janë kancerogjene

26 Shtator 2019, 14:05Sociale TEMA

Medikamentet që kanë përmbajtje të molekulës “ranitidinë” si Zantac, janë cilësuar kancerogjene dhe të dëmshme për shëndetin e njeriut. Lajmi fillimisht është bërë i ditur nga Administrata Amerikane e Ilaçeve dhe Ushqimit dhe nga Agjencia Europiane e Barnave, të cila kanë saktësuar se në studime të ndryshme janë gjetur N- Nitrosodimetlamine në barna me lëndë aktive si “ranididina”.

Gjithashtu edhe Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore në Shqipëri, në faqen e saj zyrtare ka bërë me dije se “NDMA” është një lëndë e klasifikuar prej kohësh si kancerogjene.

Sipas agjencisë, ka pasur një tërheqje vullnetare nga tregu të disa prej firmave prodhuese, ndërkohë që agjencia ka njoftuar profesionist e shëndetit për efektet anësore të kësaj lënde.

Ditë më parë Agjencia Italiane e Ilaçeve, ka njoftuar ndalimin e një sërë banave që kishin bazë lëndën e rantidinës. Këto ilaçe përdoren kryesisht për të trajtuar ulçerën, refluksin, djegien e stomakut e probleme të tjera. Ilaçet e ndaluara sipas agjencisë janë: Buscopan, Almus, Zantac, Anidil, Zenitva, Hexal, Ulcez, Raniben, Hex, RatioPharm, Mylan dhe Ranidil shurup.(gazeta si)

1 komente në “Ndalohen ilaçet me përmbajte “ranitidinë”, janë kancerogjene”

  1. Andrea says:

    Detyra juaj si gazetare eshte te verifikoni, dhe perhapni lajmin. Ky artikull permban pasaktesi, dhe besoj jo ne menyre vullnetare perpap nje lajm te genjeshter.
    Ranitidine nuk eshte kancerogjene. Pike.
    Lotte te ndryshme te ketij ilaci jane kontaminuar nga NMDA qe eshte kancerogjene. Terheqja nga merkatoja vlen vetem per keto lotte. Ilaci vazhdon tr ngelet ne treg.
    Populli shqiptar ka nevoje per gazetari qe mos bjeri ne dore te sharlataneve. Keni meshire dhe mesoni te shkruani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje