Nga Rebecca Mead, NewYorker
Një nga atraksionet më popullore turistike në Berlin, është Muzeu i Gjermanisë Lindore, i hapur më 2006-ën dhe që, synon t’u tregojë vizitorëve sesi ka qenë jeta e njerëzve të thjeshtë në Republikën Demokratike të Gjermanisë, përpara rënies së Murit të Berlinit. Muzeu përdor instalacione ndëraktive dhe ekspozita dokumentesh, fotografish dhe objektesh shtëpiakë, për të përmbledhur të shkuarën, jo shumë të largët. Fëmijët e shkollave vihen rresht, për mundësinë që u jep ulja në ndenjësen e shoferit, të një imituesi të automobilit Trabant, për t’u ulur në një kolltuk të një apartamenti të rindërtuar të Gjermanisë Lindore, për të parë shembuj të lojërave që luheshin apo ushqimeve që konsumoheshin nga gjermanët, që jetonin pas Perdes së Hekurt.
Ekspozitat janë përgjithësisht magjepsëse, megjithëse nxënësit e turpëruar mund të përvidhen shpejt nga ekspozitat e ilustruara gjerësisht, dedikuar entuziazmit të gjermanëve lindorë për nudizmin. Aspektet që shijojnë më pak, nga regjimi i Gjermanisë Lindore, përfaqësohen më ftohtë: një dhomë hetuesi e atij lloji që mund të jetë përdorur nga Stasi dhe një qeli burgu me një shtrat të ngushtë e të zymtë, që thekson brutalitetin e regjimit për këdo që haste policinë sekrete. Panelet përshkruese që shoqërojnë ekspozitat, në gjuhën gjermane dhe angleze, shpesh kanë një tonalitet pezhorativ dhe kritik, edhe në ekspozita me aspekte më beninje të jetës së përditshme, të gjermanëve lindorë.
Në një klasë të rindërtuar kopshti, me libra, makina druri, një raft këpucësh dhe një dysheme linoleumi, tekstet në mur theksojnë se të shkuarit në kopsht, ishte ushtrim i njëtrajtësimit, sesa mundësi për të zhvilluar aftësi individuale – duke paraqitur faktin se fëmijëve u kërkohej të gjithëve të dremisnin në të njëjtën kohë si një provë ndëshkimi e shtetit represiv, krejt në të kundërt nga praktika tejet e ndjeshme e kujdestarëve të fëmijëve të vegjël në shoqëri, edhe aq kapitaliste sa ajo e ShBA-së. Toni i epërsisë – sikur dekadat e socializmit në Gjermaninë Lindore të mos ishin tjetër veçse një shmangie e orientuar keq –është thuajse i pakufizuar nga kuratorët e Muzeut të Gjermanisë Lindore. Është, në fakt, një sjellje depërtuese, e gjetur edhe në demokracitë liberale bashkëkohëse, kundrejt alternativave politike majtiste që kanë ekzistuar në shumë anë të botës, në pjesën më të madhe të shekullit të njëzetë.
Në “Pse gratë bënin seks më të mirë në Socializëm: Dhe argumente të tjerë për Pavarësinë Ekonomike”, Kristen R. Ghodsee, lektore e studimeve Ruse dhe të Europës Lindore në Universitetin e Pensilvanisë, kërkon të kundërshtojë këtë narrativë, duke argumentuar se me gjithë represionin shtypës nën një sistem politik si ai i ish-Gjermanisë Lindore, gratë në këto vende gëzonin disa liri, si materiale ashtu edhe ekzistenciale, që ishin dhe mbeten kryesisht të padisponueshme apo edhe të paimagjinueshme, për gratë në demokracitë liberale. Titulli i Ghodsee-s është i paharrueshëm, me sugjerimin se, nën Socializëm, gratë mund të kenë bërë po aq qejf sa Alexandria Ocasio-Cortez, që bën piruete, mbi një çati të Bostonit. Ashtu si në rubrikën Op-Ed të “Times”, nga ku lindi dhe libri, titulli i referohet rezultateve të studimeve të kryera në Gjermani, nga mesi i viteve ’80, që raportonin, mes gjetjeve të tjera intriguese, se tetëdhjetë përqind e grave të Gjermanisë Lindore përjetonin çdo herë orgazma gjatë seksit, krahasuar me gjashtëdhjetë e tre përqind të grave, në Gjermaninë Perëndimore.
Ghodsee citon punën e një sërë studiuesish të seksualitetit, të cilët i kanë adresuar këto çështje në thellësi më të mëdha. Por këndvështrimi i saj është më i gjerë. “Kapitalizmi i parregulluar është i keq për gratë”, shkruan ajo. “Nëse përshtatim disa ide nga socializmi, gratë do të kishin jetë më të mira”. Dy Gjermanitë, popullsia e të cilave qe etnikisht dhe kulturalisht identike përpara ndarjes politike, u ofruan kërkuesve një eksperiment natyror të parezistueshëm, përmes të cilit të eksploronin të drejtat dhe përvojat e grave.
Ghodsee vë në diskutim një sërë studimesh magjepsëse që sugjerojnë se, gratë e Gjermanisë Lindore raportonin nivele më të larta kënaqësie, edhe të llojit jo-orgazmik, sesa simotrat e tyre në Gjermanisë Perëndimore. Ndarja e punës brenda shtëpisë në Lindje ishte më e barabartë, pjesërisht për shkak të sistemit të çerdheve të financuara nga shteti, që u lejonin grave të Gjermanisë Lindore të mbeteshin pjesë e forcës punëtore. Për shkak se burrat në Lindje nuk mund të vareshin tek pasuria apo suksesi ekonomik për të fituar një partnere, ata duhet të mbështeteshin tek atribute të tjera, përfshi këtu, argumenton Ghodsee, një ndjeshmëri më të madhe ndaj nevojave të grave.
Divorci ishte më i lehtë në Lindje, kështu gratë mund ta çlironin veten nga marrëdhëniet e palumtura, me më pak vështirësi. Dhe, siç sugjeron Ghodsee, ato aspekte të jetës në Gjermaninë Lindore, si pengesa totalitare e sferës publike, do të thoshin se sfera shtëpiake dhe ajo private u bënë, nga detyrimi, më të rëndësishme dhe më të denja për kujdes dhe investim personal. Gjetkë, në shtetet socialiste të Lindjes, të shekullit të njëzetë, të drejtat dhe liritë e grave zgjeroheshin – jo me qëllimin për të kultivuar vetëpërmbushjen e grave, siç kërkoi të bënte feminizmi kryesor në Perëndim –por për arsye me bazë ekonomike. Gratë përbënin gjysmën e potencialit të forcës punëtore – dhe më shumë se gjysmën në vend, ku popullsia mashkullore ishte asgjësuar prej luftërave. Më 1950-ën, pesëdhjetedy përqind e punëtorëve sovjetikë ishin femra, krahasuar me njëzetetetë përqind të punëtorëve të Amerikës së Veriut. Ndërsa gratë amerikane inkurajoheshin të gjenin përmbushje si bashkëshorte dhe nëna, gratë Sovjetike dërgoheshin në universitete për t’u bërë shkencëtare apo trajnoheshin për t’u bërë kozmonaute. Gratë në Bllokun Lindor, si të ngjashmet e tyre në Perëndim, inkurajoheshin të lindnin fëmijë.
Por kishin leje mëmësie, të financuar nga shteti, një dispozitë që, në mënyrë mizore ende i shmang gratë amerikane. Thuajse tridhjetë vjet pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, ShBA mbetet një prej pak shteteve, të cilëve u mungon legjislacioni për të garantuar, çdo lloj leje mëmësie të paguar. (Shtetet e tjerë përfshijnë Surinamin dhe Papuan dhe Guinenë e Re.) Ghodsee bën me dije se gratë që kanë jetuar nën forma të ndryshme, të shteteve socialiste në Europën Lindore, ishin në kushte më të këqija femërore sesa simotrat perëndimore – nga mungesa e pecetave higjienike në Bullgari tek politikat tragjike të lindshmërisë, të praktikuara në Rumaninë e Çausheskut, ku gratë detyroheshin të lindin fëmijë edhe kur nuk mund ta përballonin rritjen e tyre, e më pas detyroheshin t’i çonin në jetimore.
E megjithatë, duke theksuar se nuk po advokon në asnjë mënyrë kthimin e praktikave represive të Bllokut Komunist, Ghodsee mendon se disa aspekte të socializmit, si dispozita e lejeve prindërore të financuara nga shteti dhe arsim i lartë falas, janë implementuar me sukses në demokracitë sociale skandinave, pa u shoqëruar nga mungesa apo lindshmëri të detyruara, e aq më pak nga mizoritë e kryera nga Stasi. Ajo kërkon t’i kujtojë lexuesit se, sado e vështirë mund të duket, të imagjinosh një strukturë alternative politike brenda asaj ekzistuese, edhe shtetet e angazhuar në kapitalizmin neoliberal janë të aftë të kenë përparësi të ndryshme; ajo citon shembullin e Finlandës, që ka legjislacionin që siguron mbrojtje të vendit të punës për nënat, për njëqind vjet.
Virtyti i librit të mençur dhe të aksesueshëm të Ghodsee-së, është se ilustron sesi do të ishte e mundur për një grua – ose, për një burrë – të kishte një marrëdhënie krejt të ndryshme strukturore ndaj diçkaje aq thelbësore, sa seksi apo shëndeti. Mbretëria e Bashkuar, për shembull, vështirë se është sprapsur nga sipërmarrja kapitaliste, por falë Shërbimit Kombëtar të Shëndetit, britanikët në mënyrë instiktive marrin me mend se qeveria do t’u sigurojë kujdes shëndetësor falas – një pritshmëri e paimagjinueshme mes amerikanëve (dy nga institucionet më të kremtuara në Britani janë Shërbimi Kombëtar i Shëndetit dhe monarkia, duke dëshmuar se është e mundur për një popullsi të shohë njëherazi joshjen e socializmit dhe feudalizmit.)
Ghodsee, duke miratuar, vëren joshjen në rritje ndaj ideve socialiste, mes të rinjve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europën Perëndimore dhe, libri i saj është një përkujtues i mirë se përhapja e këtyre ideve nuk do të ishte vetëm në dobi të “Bernie bros”, por do të përmirësonte gjithashtu jetët e grave në mënyra domethënëse. Sikur vetëm më shumë orgazma, do të qe një gjë e mirë. Por ndryshimi i kushteve strukturore, nën të cilat do të bëheshin të mundura më shumë orgazma, është një nivel krejt tjetër eksitimi.
P.S: Galeria e mëposhtme tregon “realitetin” e grave shqiptare në komunizëm, marrë nga albumi “Poemë e grave shqiptare”, 1972
Bukur fotot e Kumit, por jane mashtrim, publicitet i sistemit te kohes. Realiteti ishte “kamp perqendrimi i hapur”. Mjerimi concentrohej sa me shume i largoheshe qendres se tiranes. Kulmi ka qene ne fshatra periferike. Kujtoj nje vizite ne shishtavec te Kuksit ne vitin 85. Binte debore dhe ne rruge shihje kufoma qe ecnin.
E para ishin femrat pa stres se ishin te ter ne pun te ter njesoj , e dyta njerzit nuk dashuronin per interes , por shikonin paraqitjen shum te njeri tjetrit dhe nantyren sa i pershateshin njeri tjetrit , e treta nuk rrinin me brek dhe ba brek si sot , por rrinin korrekt femrat ne at koh dhe kur nje mashkull i afrohej nje femre kishte aq emicione sa nuk e imagjinojn brezi sot , qe i afrohen njeri tjetrit ne saj te interesit dhe lekut , kto kan qen arsyet pse behej me pasion me par , sot aq shum shikojn porno njerzit dhe aq shum shikojn femra ne telefon me brek e pa brek sa po kthehen meshkujt ne ipotent , se nuk kan as nje lloj kurioziteti qe ti ngrej pasionin , me par shikoje nje femer qe zbulohej pak meshkujt kishin tamom emicion , por me kryesorja esht se ishim te qet pa stres , fjala stres hyri per her te par ne qarkullim ne vitin 90t masi ra sistemi , kur filloj konkurenca dhe papunsia totale. Çar ti ngrefet djemve sot kur gdhi e ngrys vetem femra pa brek shofin ne telefon i jon bo femrat sikur kan meshkuj perball stresi ne stratosfer se jan me 1 milion probleme , sot nje pjes dermuse nuk pallojn dot grat e veta nga stresi dhe problemet, shyqyr zotit dhe femrat sot kan dhe nje goj te piset te shajn nga robt e shpis si burra , pra me shum i sjell emicion lopa robve sot se femra. Se lopen e shikojn me rrall. Sot femrat dashurojn me xhepat e meshkujve qoft dhe si krokodil tjetri nuk pyesin ku i fusin hundet boll ti xhvasin noj gjo , kta qe hiqen si feminista te mdhej sot , ne at koh nuk kishin shanc me pa femer me sy , se shum meshkuj qe shesin pordh sot jan si mostra te shpifur injorant dhe te peshtir , kan ber lek me drog e kurva dhe poitik dhe femrat me te bukura i shkojn nga pas ti xhvasin çte munden , dje kishte dashuri midis nje djali dhe nje vajze , sot esht femra si plaçk per shitje u shqyn femrat tu qit bythet me fitu noj lek sot , çar dashnie te bojn sot , sot dhe per gomarin ti thush qe esht bos i mlidhen femrat si miza mas mutit nuk dun me dit çin kan perball , ku egsiston seksi sot.
po ne socializem duhet te hiqje breket dhe te shikoje bythen tashti duhet tja shqyesh bythen qe te gjesh breket ne socializem lesh plot dush cdo te shtun bythen e fshinin me revista ndonje here kur revista ishte me lluster ta conte mutin ne kuris tre cifte ne nje shtepi dhe kur beje seks te dukej ender prandaj ne socializem doli kenga//// buk e krip alla qerim kar e pith taim taim//// njerzit ishin te mbushur me lesh lesh kudo ne byth ne sqetulla ne fytyr koken pa krehur breket cop cop vryma vryma corapet i hiqnin pa hequr kepucet se vetem kembezat kishin sapun vlore plot se sapuni rrogozhines ishte aristokraci ne behar domate ne dimer presh dhe te bufeja veprat e enverit gjasht femi bente dhora 8 bente nadua gara kushte pillte me shum nga 20 deri ne 40 grat barkun fryr vetem pillnin dhe si shperblim partia i vinte ne tabel te nderit ne oren 7 te darkes nuk shikoje njeri rruges te gjith gjum dhe coheshin ne oren 5 te mengjesit me vallen e rajses prandaj seksi dukej parajs ….nani shoku i klases time 18 vjec e mori vesh qe kishte dal nga pidhi i thoshte mami ke dal nga sqetulla…..dhe kur u martua kishte frik nga pidhi dridhej si purteka
Ishte koha kur ishim njerez dhe jetonim , jam i lumtur qe kam kaluar nje pjes te jetes time ne at koh , i peshendes te ter ata qe mendojn si un. Tirana ishte e magjishme.
Se ishin Bio.
Sepse i kishin burrat te gatshem ne cdo kohe. Sot e kane mendjen tek pija, ose edhe tek lojrat e fatit.Stresi me i madh.
maca here u qishim tamam
Nuk kam kohë të lexoj këto gomarllëqe.
Por megjithatë një arsye për këtë ekziston.
Bënin seks më mirë atëhere se ishin të reja tani janë plakur.
Yt dhi e poshtër!
Po socializmi paska qene nje mrekulli, pune, femra te bukura serioze dhe te gjitha te mirat. Pse e nxijne sot apo per te ushtruar pushtetin e tyre hajdute e kriminelet. Me magjepsen fotot e mesiperme. Ku gjen sot femra te tilla; ca jane bere per ti mjele nga gjite, ca jane bere bordello e ca te tjera te mjera shiten per pese leke. Jete e qelbur: gjallesa qe flasin.
Eshte fare e thjeshte :Ishte e vetmja kenaqesi qe e kishin ne dore grate dhe jo qeverija.
Dhe per te qene me te sakte ne Shqiperi dhe ne keto pune nderhynte partija dhe ay vagabondi i Gjirokastres.