Handanovic shpëtonte Interin nga golat, makina e tij “fluturoi me skifterët”

27 Shtator 2019, 18:53Sport TEMA

Samir Handanovic ka rënë pre e një vjedhje ditën e mërkurë, teksa Inter po luante në “San Siro” ndaj Lazio.

Portieri slloven kishte shkuar me makinë deri tek stadiumi, ku e kishte parkuar dhe më pas ishte bashkuar me skuadrën.

Teksa ai ishte në fushë duke mbrojtur portën e Interit, disa hajdutë kanë arritur të vjedhin makinën e tij.

Këtë gjë e ka konstatuar vetë 34-vjeçari, që pas ndeshjes nuk e ka gjetur makinën tek vendi i parkingut ku e kishte lënë.

Handanovic ka bërë kallëzim në polici dhe më pas mjeti është gjetur, duke iu kthyer futbollistit, falë sistemit GPS që i kishte montuar makinës.

Mjeti iu kthye portierit zikaltër, por nuk dihet se çfarë ka ndodhur me autorët e kësaj vjedhje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje