Vetëm pak muaj më parë protestonte e vetme në rrugët e Stokholmit, por tashmë 16-vjeçarja suedeze Greta Thunberg është shndërruar në një simbol të luftës për mjedisin, dhe në të njëjtën kohë një nga personazhet më të njohura në gjithë botën.
Fjalimi i saj i fundit në OKB, ku në mënyrë pasionante ka akuzuar liderët e botës për përgjegjësitë që ata kanë për degradimin e natyrës, ka ndarë opinionin publik në ata që e adhurojnë dhe ata që thjesht i kërkojnë të kthehet në shkollë.
Por si për çdo personazh të famshëm, kanë filluar edhe paroditë. Njëra prej tyre po bëhet virale në Youtube, dhe tregon fjalimin e Gretës të shndërruar mjeshtërisht në një këngë të rrymës “metal”.
Në të vërtetë, kënga këndohet nga një artist amerikan i quajtur John Molusk, por fjalët janë ato të adoleshentes së famshme, dhe efekti i videos është më se i goditur, dhe ndoshta do t’ i shtojë asaj edhe fansa të tjerë aty ku nuk e priste.
Për ata që nuk preferojnë rrymën metal, gjendet një version tjetër interesant, ku fjalimi i Gretës kombinohet mjeshtërisht me hitin e Fat Boy Slim “Right Here, Right Now”, pikërisht fjalët e saj në OKB.
Ajo ngjan me profilin e skizofrenit ndoshta duhet te kontrollohet nga mjeket psikiater.
Thirrja e saj eshte me se e Drejt ,
shqetesimi eshte tashme Global .
Te shprehesh emocjonale ,perball nji kauze te till ,
qe ka marr permasa vertet E M O C I O N U E S E ( e cila do te thote Jete – per Jeten )
eshte me shume se OKAY !!!
Ajo siedhe shume te rinje te vetedijshem mbi helmrat e leshuar ne atmosfere ,
nga etja e Kapitalit per Fitime $ duke mos par aspak e konseguencat qe pasojne
ne jeten Planetin ,
luftojne per nji Planet pa Helme ,
qe e ardhmja e tyre mos te vdesi ne moshe te re ,nga semundjet e shumta Kacerogjene
qe domiojne sot jete e njerezve .
Beni secili hga ju dicka per kte Planet qe eshte shtepia e njerezimit .
Secili mundet te ndihmoje Jeten mbi Toke sot .
Mbjella e pemeve eshte psh nji kotribut kunder CO2 –
qe kercenon seriozishte jeten qytetare .
Beje sot ,neser do jet shume von per te gjithe ne.