Arkeologët kanë gjetur një mbetjet e një anije romake e cila është fundosur para 1,700 vitesh. Kjo anjije u zbullua gjatë muajit korrik në afërsi të Mallorca të Spanjës.
Brenda anijes së lashtë janë gjetur 100 amfora.
Në bazë të disa mbishkrimeve, amforat e gjata me dy doreza, mendohet se janë përdorur për të mbajtur salcë, vaj dhe verë.
Derisa të përfundojë procesi e ruajtjes së tyre dhe mbrojtja nga kripa e detit, amforat nuk do të hapen për të parë se çfarë ka brenda tyre.
Zbulimi i anijes së fundosur, është gjetur nga dy bashkëshortë të cilët njoftuar disa zhytës, për ato që menduan se janë disa enë në tabanin e detit. (TemA)