Dhuna në derbi, policia arreston 1, procedon 6 dhe shpall në kërkim 2 tifozë të Tiranës

30 Shtator 2019, 10:15Sport TEMA

Derbi i mbrëmshëm i kryeqytetit u gjakos pa nisur ende. Madje, u vu në pikëpyetje zhvillimi I tij. U desh marrja e situatës nën kontroll nga policia dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë, që gjërat të mos agravonin sikajshmërisht.

Unifromat blu kanë dalë sot me një komunikatë zyrtare, ku bëjnë me dije se kanë proceduar 9 persona për aktet e dhunës gjatë ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani, zhvilluar të dielën në stadiumin “Selman Stërmasi”. Mes tyre, njëri është arrestuar, 6 të tjera procedohen në gjendje të lirë dhe 2 shpallen në kërkim:

“Nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, në bashkëpunim me shërbimet e forcës së posaçme “Shqiponja” dhe “Shigjeta”, u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, i shtetasit:

– E. B., 29 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani ka prishur rendin dhe qetësinë publike dhe është konfliktuar me tifozët e Partizanit. Nga verifikimet e bëra, ky shtetas rezultoi me masë sigurie “Arrest shtëpie”, të cilën e kishte thyer, duke dalë nga banesa.

Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe radioaktive”, shtetasit:

– M. M., 22 vjeç, banues në Tiranë;

– A. M., 19 vjeç, banues në Tiranë;

– Th. B., 25 vjeç, banues në Tiranë;

– B. L., 46 vjeç, banues në Tiranë;

– G. Q., 28 vjeç, banues në Tiranë;

– E. B., 29 vjeç, banues në Tiranë;

Këta shtetas gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani kanë hedhur në fushë lëndë piroteknike. Janë shpallur në kërkim dhe dy shtetas për veprat penale “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe radioaktive” “Dëmtime të tjera me dashje”, “Prishja e qetësisë publike”.

Ata, gjatë zhvillimit të ndeshjes, janë konfliktuar me tifozët e Partizanit. Gjithashtu, dyshohet se këta dy shtetas, gjatë natës, përballë tribunës ku ishin ulur, kishin hapur tre gropa, të cilat i kishin mbushur me një sasi lënde piroteknike me menkanizëm me ndezje elektrike. Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje