Derbi i kryeqytetit u shënua dje nga akte dhune.
Por, më e rënda ndodhi me koreografinë e tifozëve të Tiranës.
Ata hapën një baner të madh, duke paraqitur dy partizanë të varur.
Një baner ky, që është konsideruar si fashist nga zv.kryeministri Erjon Braçe.
Dhe, përtej tifozllikut, në këtë rast ka të drejtë.
Ai baner përbën një skandal, dhe diskush duhet të ndëshkohet për të, jo vetëm klubi i Tiranës, por dhe tifozët që e publikuan atë.
Ndoshta tifozët e Tiranës kanë qejë ta identifikojnë ekipin e Partizanit me komunistët, por duhet të kuptojnë, që partizanët jo domosdoshmërisht identifikohen me komunizmin.
Ata bënë një luftë kundër pushtuesve nazistë dhe fashistë, që e rreshtoi Shqipërinë krah bllokut fitues.
Ndaj, meritojnë vetëm respekt.
Nëse lufta e tyre pastaj u shfrytëzua nga komunistët, ky është një diskutim tjetër.
Por, nuk mund të lejohet që disa halabakë të tallen me gjakun e tyre.
Tifozët e Partizanit ndërkohë, “Ultrasit Guerril”, kanë reaguar ashpër pas këtij skandali, para të cilit FSHF për momentin ka heshtur.
“Tifozëria e Partizanit dhe çdo tifoz me mentalitet të mirëfilltë, pa dallim ngjyrash, duhet medoemos të distancohet nga makabriteti që nxit dhunë përtej çdo kufiri të imagjinueshëm sportiv.
Tashmë nuk flitet për mentalitet ultras dhe mentalitet tifozërik, por për një tufë të sëmurësh mendorë, që vetëm i shkaktojnë dëme atmosferës dhe aktivitetit tifozërik ultras në vend.
Së shpejti, përveç idiotizmave huliganeskë, që pretendojnë të bëjnë kundërshtarët tanë, do bëhet publik edhe një gjest me fishekzjarre, që shkon shumë larg, deri në rrezikimin fizik të mbi 1500 vetave në tribunë, mes tyre fëmijë, të moshuar, vajza.
Për këtë gjest organizatorët do të mbajnë përgjegjësi shumë të madhe. Ne nuk jemi promotorë të dhunës e nuk na pëlqejnë të tilla akte, por kur duhet, dimë si të reagojmë pa përdorur mjete të rrezikshme dhe gurë.
Gjithashtu, i bëjmë thirrje medias dhe portaleve serioze të paraqesin me paanësi ngjarjen, pasi nuk mund të krahasoni dhe të ulni në të njëjtin nivel tifozërinë e Partizanit, që nuk sulmoi askënd, me të sëmurë mendorë, që përcjellin mesazhe dhe veprime, të cilat gjenerojnë urrejtje dhe prçarje.Ultras Guerrils, gjithmonë ultras dhe gjithmonë në mënyrën tonë!”
Injoranca ka infektuar tifozet por dhe drejtuesit e klubit te Tiranes,,,nuk e shofin derbin me Partizanin si nje dit sportive,ku QYTETARET e Tiranes te ken mundesi argetimi por i amplifikojne gjerat deri ne dhune,,,turp familjes Halili,,,,me kete mentalitet nuk keni per ta rraf Partizanin edhe per 6 vjet te tjera
z. Baze;
Ky baner eshte ideuar direkt nga Çim Peka dhe nje mori “tifozesh” te futur nga Ai (Çim Peka) ne turmen e tifozeve tradicional te Sk.Tirona, e per kete ka Info dhe SHISH, por ka ngelur ne heshtje qe dje para ndeshjes, si pasoje qe ka rene ne dore (ky Info) te njerezve te Berishes akoma ne SHISH.
Mund te interesoheni ne rruget e menyrat tuaja z. Mero, dhe keni per ta gjetur kete fakt mese te vertete.
Jo vetem qe partizanet duhen nderuar per luften qe bene, jo vetem cdo partizan nuk ishte komunist, por dhe jo te gjithe komunistet ishin te keqinj. Madje ne ate kohe sikurse edhe tani kishte komuniste dhe anetare partie. Ata qe ishin komuniste te vertete ishin me te pastrit qe deri ne fund te jetes se tyre punuan me ndershmeri e pasterti per te miren e vendit. Pastaj kishte anetare partie qe i ishin bashkuar partise per perfitime dhe per pasoje ashtu punussn. Edhe sot nukjane tere anetaret e partise socialiste socialiste dhe as tere anetaret e pd nuk jane demokrate. Per tere sa shkrova shembulli eshte saliu: ishte anetar i ppsh dhe anetar i pd. Nuk ishte komunist dhe nuk eshte demokrat.
Urrejtjen ndaj luftes dhe partizaneve e filloj ne fillim P.D e vazhdoi Edi Rama dhe mbas gjithe kesaj balte te hedhur ,ja dhe pasojat.Gjithe ato shkrime me sharje,ofendime kunder luftes nuk e kuptoj le te dalin hapur te thone qe nuk duhet te luftojm por te sillemi mire me pushtuesit dhe ata ikin vete .Biles me mire tu lepijm dhe menderen mbase ikin me shpejt.Turp…
Sllavi-Partizanski pis milet!!!
Emri Partizan vërtet i nderuar,por i vendosur në një skuadër futbolli është abuzuar dhe shpërdoruar keq nga pushtetarët e komunizmit dhe po abuzohet e shpërdorohet edhe sot nga pushtetarët e demokracisë.
Dje,si skuadër e privilegjuar në kurriz të skuadrave të tjera dhe sot po ashtu,e mbështetur nga njerëz të dyshimtë dhe pushtetarë të niveleve të lart.
Erion Braçe duhet ta kuptojë se ai është një nga frymëzuesit e kryesorë të dhunës me sulmet dhe akuzat disa vjeçare ndaj FSHF-së dhe kapardisjes në tribunë me Gaz Demin si ultras,duke harruar se është zv.kryeministër.
Ky qëndrim i tij është një tregues injorance dhe mospërfillje ndaj futbollit në përgjithësi dhe sportdashësit shqiptar.
Vetem ne stadiumet tona mund te futesh banderola e parulla te tilla pa u kontrolluar me pare nga policia; ne cdo stadium te botes grupimet e tifozeve kontrollohen se cfare parullash do fusin ne stadium, cfare permbajtje kane sidomos kur jane me te tilla permasa te medha si kjo etj dhe nuk lejohet te futen nese jane te tilla si kjo.
Por edhe sikur te arrijne ti fusin dhe ti hapin ne stadium ndeshja nderpritet derisa policia ta heqe ate.
TURP I MADH!
Nuk ka gjë më të ndyre kur ofendon memorjen e atyre që dhanë jetën që të jetojnë të lirë kjo kope injorantesh. Po të mos kishin luftuar ata nuk do të ekzistoje si shtet. Injoranca në kulm dhe ata që e ngritën skuadra e tyre ka për emër ditën e çlirimit të kryeqytetit. Por fajtorët kryesore nuk janë tifozët e sëmurë janë të gjithë ata që reabilitojne memorjen e bashkëpunëtorëve të fashizmit dhe nazizmit për të fituar vota dhe të vazhdojnë të mbushin xhepat e tyre me djersën dhe gjakun e popullit.
Iu eshte fut politika me tone urrejtje ne cdo vrime shqiptareve.
Te rinjte vazhdojne nje lufte qe s’eshte dhe s’ka per te qene ndonjehere e tyrja. Ne vend qe te ikin te qetesojne trute nja 2 ore ne stadium tu pa barin, 22 burra qe gjemojne nji top e të hajn fara, vazhdojne bejne lojen e atyre qe e degjenerun ket vend e qe pervec televizorit na dalin edhe neper endrra.