Nga 1966 në 2019: Inter rishkruan historinë

28 Shtator 2019, 20:19Sport TEMA
Nga 1966 në 2019: Inter rishkruan historinë

Kështu ndodh edhe në vitin 2019, teksa zikaltrit morën tre pikë në fushën e Sampdorian, pasi fituan me rezultatin 3-1.

Pjesa e parë ishte e qetë për skuadrën e Antonio Conte, që gjeti golin me Alexis Sanchez në minutën 20’, në fakt ishte një goditje e Sensi, që u devijua pa qëllim nga sulmuesi kilian.

Ndërsa dy minuta më vonë, Sanchez shënoi edhe golin e dytë, në limitet e pozicionit jashtë loje.

Fraksioni i dytë u mendua se do ishte i thjeshtë për Inter. Lautaro merr një top dhe niset i vetëm përballë portierit, por gabon dhe Sanchez hidhet për të fituar penallti, por gjyqtari mendon ndryshe dhe i jep kartonin e dytë të verdhë për simulim.

Nuk kalon shumë dhe Samdoria ngushton diferencën me anë të Jankto, gjithsesi Inter do të vriste ndeshjen me golin e Gagliardini dhe menaxhuan lojën deri në fund, duke ruajtur fitoren, që i mban në vend të parë me 6 fitore radhazi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje