Racizimi i pranuar nga FSHF!

28 Shtator 2019, 10:38Sport TEMA

Nga Fatjon Baze

Arben Dervishaj javët e fundit ka qenë një personazh të cilin e kemi parë në çdo televizion për të dhënë intervista rreth ecurisë së punimeve të “Arenës Kombëtare”, duke na u shfaqur si një nga personat kryesorë që FSHF i ka besuar në ndërtimin e këtij impianti.

Së fundmi i ftuar në një emision sportiv, i vënë përballë kritikave për mos zhvillimin e futbollit në vendit tone, si dhe çmimet e shtrenjta të biletave që aplikon Federata Shqiptare për ndeshjet e kombëtares, ai shfaqi hapur arrogancën dhe politikën reale që ndjek ai institucion, duke fyer në mënyrë të turpshme tifozët ku u shpreh në mënyrë të paprecedent: “Futbolli nuk është për hallexhinjtë”.

Një deklaratë e cila është dënuar ashpër nga tifozët kuqezi si dhe opinioni sportiv, por që ka marrë miratimin e plotë si një slogan i duhur nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila ende nuk ka bërë asnjë reagim për tu distancuar, përkundrazi po i dal në krah qëndrimit të zyrtarit të tyre.

Mos reagimi i FSHF-së është një fakt se aryseja kryesore e këtij insitucioni, të cilin e kanë kthyer në një biznes privat, tregon qartë se çmimet e larta të biletave janë arsyeja që ata të vjedhin sa më shumë dhe të jenë të pamëshirshëm ndaj atyre që edhe pse nuk kanë shumë mundësi financiare sërish sforcohen për të qenë të pranishëm në shkallët e stadiumit në përkrahje të kombëtares kuqezi.

Kjo arrogancë e milionerëve me kollare të FSHF-së ka sjellë këtë gjëndje alarmante ku ndodhet sot futbolli shqiptar. Mjafton të shohim ndeshjet e çdo fundjave në Kategorinë Superiore për të parë pjesmarrjen e ulët të tifozëve në tribuna.

Dhe nuk është se nuk vijnë se janë hallexhinj, por se injorojnë futbollin dhe politikat e pista që drejtojnë  të tillë personazhë që pasurohen në kurrizë të sportdashësve.

Një deklaratë e tillë raciste në një vend tjetër do të ishte alarmante, por tek ne FSHF-ja po e kalon në heshtje.

Është njësoj sikur ata që nuk kanë mundësi ekonomike të mos pranohen në teatër, sikur puntorët e ndërtimit të mos pranohen të futen në restoranate, apo sikur lypësat të mos pranohen të udhëtojnë me urbane.

E njëjtë është dhe thënia raciste e Arben Dervishajt, i cili në mënyrë kategorike nuk duhet të ishte më punonjës në atë institucion.

Vetem kaq do të mjaftonte që një Federatë serioze ta shkarkonte në mënyrë të menjëhershme një individ të tillë.

Në të kundërt një gjë dinjitoze do të ishte që në inagurmimin e “Arenës Kombëtare” tifozët të kërkojnë nxjerrjen jashtë stadiumi të këtij personazhi.

3 komente në “Racizimi i pranuar nga FSHF!”

  1. FSHF MAFIA says:

    Federtate hajdutesh,,,, tufe idiotesh e barderrash

  2. pjeter says:

    Pse eshte Racizem?Nuk shof ndonje loro rracash qe nuk ju lejohet te vlejne bileta,ad ndonje qe ndalohet!pse eshte Jevg,apo ashkali,apo afrikan.Eshte “Diskriminim” o Fatjon!!!Nuk eshte per varfanjaket ai stadium,thote FSHF-ja.

  3. pjeter says:

    Pse eshte Racizem?Nuk shof ndonje mori rracash qe nuk ju lejohet te blejne bileta,apo ndonje qe ndalohet!pse eshte Jevg,apo ashkali,apo afrikan.Eshte “Diskriminim” o Fatjon!!!Nuk eshte per varfanjaket ai stadium,thote FSHF-ja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje