Pështyu kundërshtarin, Rangers gjobit dhe “bën dalje” Eros Grezdën

28 Shtator 2019, 10:15Sport TEMA

Rangers ka vendosur ta gjobisë dhe po përpiqet ta huazojë diku Eros Grezdën, futbollistin shqiptar të kombëtares kuqezi, sipas “The Scotsman”.

Anësori i lindur në Gjakovë nuk ka luajtur për skuadrën e parë që nga prilli i këtij viti dhe nuk do të riintegrohet aty pas incidentit të fundit, me klubin që shpreson ta largojë sa më shpejt të jetë e mundur.

Trajneri Steven Gerrard zbuloi se ka marrë një kërkesë huazimi për shqiptarin, nga një klub pa shumë emër, që ka të ngjarë të pranohet.

Grezda ishte pjesë e një ndeshjeje të të rinjve (U-21) në Irlandën Veriore, por u bë subjekt i hetimit të brendshëm, pasi dyshohet se pështyu mbrojtësin kundërshtar.

Gerrard zbuloi javën e kaluar se do të fliste me 24-vjeçarin për këtë gjë, por ky i fundit u përgjigj në rrjetet sociale duke thënë:

“Totalisht dakord, që pështyrja është diçka e pështirë, por gjithmonë ka dy palë për një histori. Kërkoj falje për veprimet e ditëve të fundit”.

Rangers nuk ia doli dot ta shiste Grezdën në merkaton e verës, për të cilin pagoi 2 milionë euro tek Osijek, vitin e kaluar, por thuhet se dy skuadra nga Katari, Al Sadd dhe Al-Rayyan kanë shfaqur interes për ta huazuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje