Xhaka kapiten, “shpërthejnë” tifozët e Arsenalit: Sa poshtë kemi rënë

27 Shtator 2019, 22:05Sport TEMA

Tifozët e Arsenalit kanë shprehur në rrjetet sociale të gjithë indinjatën e tyre pasi Granit Xhaka është zgjedhur si kapiten i ekipit londinez.

Mesfushorit iu dha shiriti në mënyrë të përhershme ditën e premte pas një konsultimi të trajnerit Emery me lojtarët.

Xhaka u vërshëllye nga tifozët kur u zëvendësua në ndeshjen ndaj Aston Villa të dielën, ndërsa sot tifozët vijuan kritikën në rrjetet sociale.

“Më pëlqen Emery, por Xhaka kapiten është turp dhe kjo gjë do të çojë në shkarkimin e trajnerit. Ai djalë nuk është futbollist, për të mos thënë kapiten klubi”, shkruan një përdorues i Twitter-it.

“Sa poshtë kemi rënë”, shkruan një tjetër në një foto ku shihen kapitenët legjendarë të Arsenalit: Tony Adams, Thierry Henry, Cesc Fabregas dhe Patrick Vieira.

5 komente në “Xhaka kapiten, “shpërthejnë” tifozët e Arsenalit: Sa poshtë kemi rënë”

  1. o tourk'alvanos nuk ka vend ne Evrope..... says:

    hahahaha,sa keq me qen……….korrak!

  2. Koba says:

    T Rruni Trapin Xhakes.Ai eshte Shtylle e Arsenalit. O Debila ,te Whisky-t.

  3. Raimond vlonjati says:

    Jane racista anglezet

  4. antipatrea says:

    Sa do të gëzohen anglezët kur një ditë mbase do të bëjnë kapiten të Arsenalit Sokratis … Idiot që s’di ç’bëhet matanë hundës tënde !!!!

  5. maks says:

    Ata qe bertasin ashtu kunder Xhakes jane tifozet e Tema ,ha …ha….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje