Milani “përçahet” për trajnerin; Maldini kërkon qetësi, Boban do pikët

28 Shtator 2019, 10:56Sport TEMA

Milani është i detyruar për “shëlbim” të menjëhershëm, që ta ndryshojë drejtimin e ndeshjeve të fundit. Pas dy humbjeve radhazi (dhe vetëm 6 pikë në renditje), stoli i trajnerit Giampaolo ka nisur të lëkundet.

Ai e sheh veten në fije të perit, duke filluar nga ndeshja e së dielës kundër Fiorentinës. Për momentin, klubi kuqezi ka konfirmuar besimin e vet ndaj Marco Giampaolo, gjithashtu sepse janë parë disa hapa përpara kundër Torinos, të paktën në pjesën e parë të ndeshjes.

Rezultatet mungojnë, gjë që nuk është çështje e parëndësishme. Por, pikërisht për këtë arsye, Maldini kërkon qetësi dhe durim për të ardhmen e trajnerit.

Ai e zgjodhi vetë dhe, sipas “Corriere dello Sport”, vazhdon të jetë admiruesi i trajnerit. Paolo dëshiron të vazhdojë me Giampaolo, sepse projekti sapo ka filluar dhe nuk mund të eklipsohet për shkak të disa pikëve të humbura rrugës.

Megjithatë, ish-kapiteni legjendë i kuqezinjve nuk përfaqëson vendimmarrjen e vetme të Milanit në këtë drejtim. Në udhëheqje është edhe një njeri tjetër shumë i fortë, i cili e ka emrin Boban. Kroati është ai, që ka filluar të ketë disa dyshime për aftësitë e Marco Giampaolo.

Këtë gjë e kanë lënë të kuptohet tashmë përmes deklaratave publike, ka dy javë.

Dhe nga ai moment, rruga e kuqezinjve nuk ka ndryshuar, përkundrazi; Milani ka humbur edhe dy ndeshje, kundër Interit dhe Torinos.

Për këtë, Boban, pa e ekzagjeruar me presionin, shfaqi vizionin e tij të ndryshëm ndaj kolegut dhe shokut të punës, Paolo Maldini. Sipas kroatit, në këtë pikë të sezonit, procesi i angazhimit të lojtarëve të rinj, që ai vetë i bleu personalisht, është shumë i ngadaltë.

Një gjë është e sigurt: do të jenë dy sfida vendimtare për Giampaolo dhe Milanin, kjo e radhës ndaj Fiorentinës dhe e javës tjetër kundër Genova. Klubi ka nevojë për rezultate dhe mbi të gjitha rritje të qëndrueshme nga këndvështrimi i punës ekipore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje