Nga Armida Plangarica
Politikat që përfshijnë emigrantët dhe diasporën në totalin ligjbërës dhe vendimmarrës , për më tepër se gjashtë vite diskutohen pak ,ose aspak në foltoren e parlamentit shqiptar.(në rrafshin shoqëror, nga Alb-Shkenca dhe fondi shqiptar për zhvillimin e diasporës, këto ditë është mbajtur një takim në Tiranë).
Përpjekja e parë, u arrit me themelimin e një programi elektoral nga Partia Socialiste, program të cilin e hartoi Struktura Socialiste e Selanikut në Janar të vitit 2013 dhe ky program hodhi themelin për konsolidimin e procesit të përfshirjes së emigrantëve, jo vetëm në jetën politiko-shoqërore të vendit, por edhe në instancat e larta shtetërore.
Natyrisht që në bashkëpunim partiak , ky program teorikisht ka evoluar, por në praktikë, mbetet i pazbatueshëm, pasi pengesën më të madhe e ndesh në barrikadën që opozita jashtëparlamentare tashmë, i ka vënë kësaj strategjie dhe projektligjit ku ndër te tjera, rol vendimtar do të ketë vota e emigrantit dhe diasporës në vendet pritëse ,por dhe mënyra e përfaqësimit politik nga vetë emigrantët në parlamentin shqiptar dhe jo vetëm.
Si një popullsi që emigroi e nxitur nga rrethanat kaq spotanisht, natyrisht që për Shqipërnë vitet e para të tranzicionit, madje më shumë se një dekadë, pjesa emigratore u konsiderua shtyllë e fortë ekonomike në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.
Por politikat inekzistente dhe ndonjëherë ksenofobe dhe dashakeqe në vitet e para të tranzicionit politik shqiptar, të ndjekura sidomos me vendin fqinj grek, pasqyruan mënyrën se si kjo shtresë e popullsisë, në shumicën e herës ndër më të shkolluar dhe elitare, shto këtu edhe e guximshme që morri përsipër risqet e emigrimit, u trajtua nga fqinjët jashtë dinjiteteit të merituar, për arsyen e thjeshtë, mungesën e mëbështetejes nga vetë strukturat e shtetit amë. Jo nga populli fqinj, këtë dua ta veçoj, por nga ligjvënësi dhe ekzekutivi.
Sot mund të flasim për marrëdhenie te normalizuara në një farë mënyre , por me probleme ekzistente në të njejtën kohë, përsa i përket normalizimit të proçeseve të ligjshmërisë që akoma emigranti shqiptar diskuton mbas 30 vitesh emigrim, ndërkohë që duhet të ishte i mbrojtur nga statusi i tij dhe jo vetëm. Mbi të gjitha duhet te ishte i mbrojtur nga shteti i tij.
Në programin elektoral të vitit 2013, një nga pikat nevralgjike ishte përfaqësimi i emigrantëve në përfaqësitë diplomatike shqiptare nga individë brenda gjirit të emigracionit, me integritet, me background arsimor, akademik dhe social te shkëlqyer. Individë që duhet të kishin njohuri të gjëra në fushën politike të emigracionit dhe proceset integruese. Ndër të tjera , këta individë duhet të ishin edhe plotësisht të integruar në shoqërinë ku jetonin, më konkretisht në atë greke. Fillimisht , kjo përqasje u prit me entuziazëm. U bënë disa përpjekje nga Minsitria e Jashtme dhe më pas në vazhdim , u harruan…. Për të ardhur sot e përmendur kjo përqasje në Strategjinë për Diasporën , me një shtrirje kohore nga viti 2018 deri në vitin 2022 të paktën! Pra përfshihet në planin strategjik, por nuk dihet afati kohor i saktë i zbatimit. Ndërkohë që koha ecën, me pasoje, sidomos për emigrantët e Greqisë , të krijohet një hendek i pakapërcyeshëm, për sa i përket mënyrës me të cilën shumë herë qytetarët shqiptarë, përpiqen t’u japin zgjidhje problemeve burokratike.
Përfaqësitë diplomatike, vitet e fundit, tepër te afërta me emigrantët në aspektin kulturor dhe atdhetar, në shumë raste nuk mund të ofrojnë ndihmën specifike që mund të kërkojë çdo qytetar i yni i ekspozuar përpara ligjit. Nëse vërehet një lëvizje për sa i përket gjallërisë së aktiviteteve kulturore dhe vlerësimit me tituj nderi te individëve të veçantë ne komunitetin shqiptar nga njëra anë , nga ana tjetër, për sa i përket zgjidhjeve të problemeve nga më të thjeshtat deri tek më madhoret me të cilat mund te përballet qytetari shqiptar në emigracion, përfaqësitë tregojnë ngërç, jo sepse nuk duan, por sepse nuk munden. Profili i nëpunësit diplomatik të ardhur nga Tirana, shumë herë mund të jetë i pasur, por jo për çështje të cilat çdo ditë preokupojnë komunitetin jashtë atdheut.
Ligjet , amendamentet, urdhëresat që mund të ndryshojnë brenda një nate, kurrsesi nuk janë në dispozicion të çdo emigranti, për lloj lloj arsyesh dhe me gjasë, shumë herë bëhen pengesa në procesin integrues , që tashmë duhet të ishte i i plotësuar dhe i padiskutueshëm. Zgjidhja më e mirë e mundshme në shumë raste ,është bashkëpunimi me avokatë grekë, kostot e shërbimit të të cilëve kalojnë çdo imagjinatë edhe pse në thelb bëhet fjalë për çështje të rëndomta. Pikërisht këtu , lind pyetja dhe propozimi:-Pse të mos disponojmë në përfaqësitë tona diplomatike , individë që njohin emigracionin, proceset integruese, gjuhën vendase ne nivel të shkëlqyer , të cilët do të jenë në shërbim të komunitetit jo vetëm si mbështetës të aktivitetit kulturor, patriotik por edhe si mbështetës kryesore përpara ekzekutivit të vendit pritës?
Përpara çdo Strategjie , emigranti nuk duhet të trajtohet vetëm si pjesë e Kombit, pra ruajtësi dhe shpërndarësi i gjuhës dhe kulturës, njohësi i mire i së kaluarës së lavdishme, pjesëmarrësi i dalluar në Aktivitet e Diasporës , me karakter kombëtar dhe vetëm…
Emigranti nuk duhet të mbetet i pa përfaqësuar dhe vulnerabil, siç ndodh rëndom tani.
Emigranti është punëtor, biznesmen, është student i shkëlqyer, familjar dhe mbi të gjitha njeri me të drejta themelore. Si i tillë, duhet të bëhet në mënyrën më urgjente të mundshme pjesë e Shtetit . Pra të votojë dhe të votohet, të përfaqësojë dhe të përfaqësohet nga gjiri i tij në çdo instancë të lartë shtetërore.
Le të fillojmë me Përfaqësitë diplomatike dhe ku i dihet, një ditë mund të ndryshojë edhe mentaliteti i tyre përballë komunitetit që për atdheun nuk identifikohet vetëm me certifikata, pasaporta dhe festa nostalgjike. Ky komunitet është shumë më shumë….Diçka si Ambasador pa titull dhe protokoll, nga ata që dinë të bëjnë mrekulli, duke shtrirë dorën e bashkëpunimit, solidaritetit dhe miqësisë së mirë….
Nuk ka bevoj tè mbushni faqet e gazetès tè jeni mè konçize.E para nuk duhet teori por konkretisht mosha qè emigroj nè vitet 90 tè ishte nga 25/30 tè dhe mazhoranca e tyre pak a shumè si nè greqi dhe itali do tè shkoj nè pension pra hapi i par i qeverisè èsht tè realizoj me shtetet fqinj njè akord pèr penisonet sepse njerèzit po bredhin si çifutèt nè shkretèrir pèr pensionet qè nuk njihen vitet e punès nè greqi dhe itali.