Shqipërimi korrekt i pikës 101 të konkluzioneve të Komisionit të Venecias

30 Shtator 2019, 10:28Politika TEMA

Nga Bashkim Kopliku

Përmbledhtas, projekt-konkluzioni i Venecias, për çështjen nëse presidenti ka vepruar apo nuk ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën, si dhe nëse duhet apo nuk duhet shkarkuar, jepet në pikën 101.

Kjo pikë, në origjinal është sa vijon:

“101. Taken together, all these elements lead to the conclusion, that although the President exceeded his constitutional competences by cancelling and postponing the local elections beyond the electoral mandate of the local authorities ëithout a specific legal basis. Hoëever, the elements presented above could lead to the conclusion that these acts may not have been of a serious enough nature to ëarrant an impeachment of the President.”

Anglishten e mësipërme, unë do ta shqipëroja si vijon:

“101.Të gjithë këto elementë (me “elementë”, këtu bëhet fjalë  për sa është parashtruar më lart në Raport– shënim i B.K.), të marra së bashku, shpien në konkluzionin se (kam hequr fjalën “although”= “megjithëse”, sepse është gabim sintaksor në tekstin origjinal — sh. B.K.) presidenti ka tejkaluar (termi anglisht, “exeeded”= “tejkaloi”, është pexhorativ, pra do të thotë se ka kryer një veprim të palejuar– sh. i B.K)  kompetencat e tij kushtetuese, me anulimin dhe shtyrjen e zgjedhjeve vendore përtej mandatit elektoral të autoriteteve vemdore (pra, duke lënë në funksion autoritete vendore përtej mandatit që kishin marrë me votimet e tyre–sh. i B.K), gjë që e ka bërë pa bazë konkrete legale.

Megjithatë, elementet, e parashtruar më lart, mund të shpien në konkluzionin se këto akte mund të mos keqnë qenë të një natyre aq serioze sq që të shpien direkt e me siguri në shkarkimin e presidentit/

101, shkurt fare, shqip do të ishte:

“Presidenti, me siguri ka shkelur Kushtetutën, por nuk është e sigurt nëse shkeljet që ka kryer mjaftojnë për ta shkarkuar.”

9 komente në “Shqipërimi korrekt i pikës 101 të konkluzioneve të Komisionit të Venecias”

  1. Neutrino says:

    Mor Koplik kopili. Nga inxhenier i URT me ndihmën e djalit të Enver Hoxhës, u bëre krahu i djathtë i Sali Berishës, po ashtu mik i djalit të Enver Hoxhës. Pasi e menderose kur ishe pistoleta e Berishës, tani na je kthyer në përkthyes/redaktor i anglishtes dhe jurist i pishave. Komisioni i Venecias nuk ka kompetence për të të deklaruar nëse presidenti duhet të gjykohet/shkarkohet. Atë detyrë e ka Gjykata Kushtetuese vendimi i së cilës do të shërbejë si bazë për parlamentin si organi legjitim për zgjedhjen dhe shkarkimin e presidentit. Ndërsa prokuroria, të cilës nuk i interesojnë konkluzionet e Komisionit të Venecias, në bazë të fakteve të tjera duhet të thërresë në bankën e të akuzuarve (për përhapje paniku, përkrahje terrorizmi e shumë zullume të tjera të kokëlar-it nga Skrapari) presidentin. Ndërsa gjykata duhet t’i japë dënimin sipas ligjit, nëse e gjykon fajtor. Këto janë ndarjet e pushteteve normale në një demokraci dhe jo sipas ndarjes së pushtave politikë të Albanistanit

    1. naimi says:

      Neutrino: me vjen keq por je tamam perfaqesuesi I nje shqiptari te shkolluar por krejtesisht injorant.Nuk ke cfar ti besh! Problem gjenetik.A mos valle asht e ndaluar te thuash apo te perkthesh vertetesisht ????

      1. Zen says:

        Tekstet ligjore nuk perkthehen por interpretohen. Pyetja e parlamentit shqiptar drejtuar venecias nuk kishte te bente me heqjen apo lenien ne detyre te presidentit. Parlamenti kerkoi interpretim per kufijte e kompetencave te presidentit. Dhe venecia u pergjigj. Presidenti i ka tejkaluar kompetencat qe do te thote ka bere shkelje. Te rende apo te lehte kjo eshte gje tjeter.

    2. Kalec Dega says:

      Aha, e dinin qe Venecia ja fut pordhes prandaj ta gzoni Florirn e Rames……..

      ………e shkeli por jo aq sa te meritoje shkarkimin… ja futi Likja Tualetit dhe militanteve te PS/LSI SE, LOL…ene mikut Rama

  2. indiferent says:

    bravo plako, me kete zberthim qe i ke bere ti qenke per cmim Nobel.

  3. M says:

    Se e ka shkelur pak apo shume nuk ndryshon emri
    KA SHKELJE. te Kushtetutes
    Avioni u rezua, anija u mbyte Nuk ka rendesi me cfare kalibri u qellua , rendesi ka qe u asgjesuan.e nuk jane te armikut jane tanet

  4. Komentuesi says:

    Nuk ka,vdiq pak apo vdiq fare,ka vetem vdiq ose nuk vdiq.Presidenti e ka shkelur kushtetuten dhe nuk mund te thuash se ai e shkeli vetem pak.Kushtetuta eshte shkelur dhe presidenti duhet te pergjigjet para gjykates.

  5. shtypi i huaj says:

    Bashkim djali!
    Meqe ke marre persiper barren e rende te perkthyesit konstitucional, po te sqaroj si me poshte:
    “Shkelje e kushtetutes” ne anglisht thuhet “violation of the constitution”, qe me siguri ata te Venecias ne dallim me ty, jane eksperte te ligjit dhe te anglishtes, pra nuk i ka penguar njeri qe ta shkruajne e zeza mbi te bardhe.
    Sa i perket termit te perdorur “exceeding constitutional powers” eshte mjaft i qarte dhe nuk ka as kuptim “pexhorativ” sikurse e interpreton fantazia e jote prej servili dhe megallomani, por as kuptim lehtesues. Fakti eshte qe nuk ka ndonje ligj specifik ne Kushtetuten shqiptare qe te ndaloje anullimin dhe shtyrjen e zgjedhjeve per te shkuar ne konkluzionin qe kemi “shkelje” ligji. Prandaj dhe gjykimi i veprimeve te presidentit duhet bere ne aspektin e nje pergjegjesie me te gjere qe ai ka ” to take Care that the Laws be faithfully executed”. Ata te Venecias nuk jane ngutur sikurse ti perpiqesh per te gjykuar dhe interpretuar si “shkodran qe t’tana i ban”. Le te presim Gjykaten kushtetuese, e cila eshte autoriteti i vetem qe duhet te vendose.

    1. Star says:

      Po sikur tek ky komisioni i Venecias te ishin adresuar edhe shkeljet e kushtetutes te bera nga ky president provokator me rastin e dekretimit te emerimeve dhe c emerimeve te ministrave a do ishin te gjitha bashke te mjaftueshme qe ky palo president te zhdukej nga ai vend qe simbolizon unitetin e popullit dhe jo interesin e partise se gruas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje