Zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali: Rekomandimi i “Venecias” vendimtar për shkarkimin e Ilir Metës

30 Shtator 2019, 21:40Politika TEMA

Zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali ka deklaruar nga studio e Real Story të Sokol Ballës se mazhoranca është e vendosur të ndjekë deri në fund procesin për shkarkimin e Presidentit Meta dhe që do dëgjojë rekomandimin e Komisionit të Venecias.

A do ta dëgjojmë Komisionin e Venecias? Ne prandaj e pyetëm atë që ta dëgjojmë rekomandimin e tij. Komisioni, në asnjë germë nuk thotë që Presidenti nuk duhet shkarkuar”, deklaroi Spiropali.

Sipas  saj, Presidenti i Republikës e ka shkelur Kushtetutën, por kjo nuk do të thotë se Komisioni i Venecias do të jepte një verdikt në kontekstin politik.

Presidenti e ka shkelur Kushtetutën. Këtë e di dhe ai. Venecia nuk mund të bëjë një vendosje në kontekstin politik të vendit. Atë e bën Kuvendi, ashtu siç thuhet në rekomandimin e Komisionit.

Ne nuk jemi për të shkarkuar Presidentin, por jemi provokuar rëndë prej tij dhe ai ka humbur besueshmërinë.

Është e vështirë të përmbahesh sepse vazhdimisht provokohemi, jo vetëm deklaratat e zëdhënësit, por edhe nga vetë presidenti, sulmohet jo vetëm qeveria, por edhe ministra”, u shpreh zëdhënësja e qeverisë në Real Story.

Duke folur për veprimet e Metës, Spiropali deklaroi se sipas leximit të raportit të Komisionit të Venecias, aty deklarohet se jo vetëm që Presidenti ka tejkaluar kompetencat, por ka marrë përsipër edhe kompetenca që nuk i takojnë.

Ai nuk e ka bërë për arsye të lehta, e ka bërë në një moment që Shqipëria ishte në disfavor me ndërkombëtarët. 

Ne do vazhdojmë me procesin ligjor, duke peshuar të gjithë paragrafët e rekomandimit të Komisionit të Venecias dhe do ta çojme këtë proces deri në fund”, tha Spiropali.

1 komente në “Zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali: Rekomandimi i “Venecias” vendimtar për shkarkimin e Ilir Metës”

  1. Jugu says:

    Na e shpifet me kete, eshte bere si Vokshi i PD njehere koha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje