Messi apo CR7? Eto'o nuk ka asnjë dyshim për më të mirin

1 Tetor 2019, 11:51Sport TEMA

Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, Samuel Eto’o bëri prognozën e tij për supersfidën e Champions-it, Barcelona-Inter.

Ish-sulmuesi i këtyre dy skuadrave, ndër të tjera foli edhe për dualizmin mes Lionel Messit e Cristiano Ronaldos:

“Messi për mua është më i miri i të gjitha kohërave. Ai sapo ka fituar çmimin e më të mirit nga FIFA.

Unë do të doja të shihja Manè, ose Salah në atë skenë, sepse kishin një sezon fantastik, por të tjerët kishin mendim ndryshe.

Ne nuk e dimë pse nuk erdhi në ceremoni Ronaldo. Nuk mendoj se Messi ishte i mërzitur nga kjo gjë, por me siguri ne, që e pëlqejmë imazhin e të gjitha legjendave së bashku për një natë, do të kishim preferuar që të ishte edhe Cristiano për ta festuar këtë çmim të FIFA-s”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje