Dhuna në derbi, Duka: Organizimi nuk ishte i keq, ishte një panoramë pozitive

30 Shtator 2019, 16:51Sport TEMA

Një incident ka ndodhur para ndeshjes së derbit mes Tiranës dhe Partizanit, ku janë konfrontuar fizikisht të dyja tifozeritë e ekipeve. Në lidhje me këtë ngjarje, ka reaguar edhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Në një prononcim për mediat pas ndeshjes, Duka e ka konsideruar të shëmtuar sherrin që nisi para ndeshjes dhe që duhet eliminuar, për t’u mos përsëritur.

“Njerëzit të mendojnë për veprimet që bëjnë, gjesti para lojës ishte shumë i shëmtuar. Futbolli luhet në fushë dhe duhet ta bëjnë aktorët. Organizimi nuk ishte i keq, por duhet të eliminojmë këto ngjarje, që janë të shpeshta në derbi, por jo vetëm në Shqipëri.

E përsëris uroj që të jenë kënaqur gjithë spektatorët dhe besoj se kjo ishte një panoramë pozitive.

Dy ekipet dhanë maksimumin. Ishte një stadium që ishte i mbushur. Shpresoj të jenë kënaqur me lojën. Derbit janë të vështira për të arritur rezultate”, ka thënë Armand Duka.

5 komente në “Dhuna në derbi, Duka: Organizimi nuk ishte i keq, ishte një panoramë pozitive”

  1. Miu Bashkise says:

    ca flet ky rrot kari? mos pret te kete viktima qe te marre masa ?

    1. Kalec Dega says:

      Armando Duka ka mbeshtetjen e Rames , nuk e kptoni pse nje mafjoz eshte ne pushtet ne Al- Banistan?

  2. Igli says:

    ky qen Armand Duka duhet te zhduket nga federat urgjent

  3. Igli says:

    ky Duka duhet zhdukur nga ai post ..gjate ndeshjes qe ulur me presidentin e Tiranes dhe i pa te gjitha ,tani thote kjo eshte normale

  4. Sqepari says:

    Ky eshte komplet jashte kohes e realitetit. Shemtia eshte bere pjese organike e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje