Fatos Lubonja: Duhet t'i themi Bundestagut gjerman dhe BE-së, se problemi i këtij vendi është Edi Rama

2 Tetor 2019, 19:13Politika TEMA

I ftuar në “News 24”, analisti Fatos Lubonja u shpreh se Reforma Zgjedhore nuk i jep fund krizës së thellë politike, pasi sipas tij, problemi në vend është shumë më i madh. Lubonja deklaroi se Kodi Zgjedhor ka shumë gjëra për të ndryshuar, që lidhen me realitetin shqiptar.

“Kodi Zgjedhor ka shumë gjëra për të ndryshuar. Janë ndryshime që lidhen me realitetin shqiptar. Nuk është ideja të marrin amerikanin, gjermanin, por sistemin zgjedhor që të zgjidhim problemet që kemi. Një nga problemet e mëdha që kemi është fakti që “të fortët” që kontrollojnë zonën, bëhen deputetë e kryetarë bashkish.

Partitë duhet të bëjnë lista të vogla, ku edhe kundërshtari të mund të vërë gishtin mbi atë që ke zgjedhur ti. Kjo është për të zbutur konfliktualitetin e madh që është krijuar te ne”, u shpreh Lubonja.

Më tej, analisti shtoi se opozita, por edhe shqiptarët, duhet t’i thonë Bundestagut gjerman dhe BE-së se problemi kryesor në Shqipëri është mosrespektimi i ligjit, ku kampion është vetë kryeministri Edi Rama.

“I duhet thënë Bundestagut dhe OSBE-së nga ne shqiptarët, opozita, shikoni se nuk është ky problemi ynë. Ata thonë kthehuni në normalitet, por opozita doli pikërisht se gjendja nuk është normale. 

Problemi numër një është respektimi i ligjeve, kjo është një çështje shumë komplekse, që ka të bëjë me moralin e klasës politike, edukatën. Një nga kërkesat është që të parët që duhet të respektojnë ligjet duhet të jenë politikanët. Ne kemi kryeministrin kampion për mos respektim të ligjit”, deklaroi ai.

9 komente në “Fatos Lubonja: Duhet t’i themi Bundestagut gjerman dhe BE-së, se problemi i këtij vendi është Edi Rama”

  1. TORI says:

    thoji gjermaneve qe je gomar

  2. Arbeno says:

    Duket qartë se ky tipi nuk është mirë me shëndet

  3. niko says:

    BE dhe Bundestagu e dine Fatos Lubonja eshte i cmendur, eshte pleh komunizmi….

  4. pjeter says:

    Patjeter.Duhet ti themi be-dhe bundestagut,qe edhe tipa si ti duhen dhene shuplaka sa here qe hapin gojen,ne pamundesi per ti mbyllur ne psikiatri.

  5. Drejtësia says:

    Ik ore skizofren

  6. GJINI says:

    KUSH E LESHOI KET QENIE NGA KOPSHTI ZOOLOGJIK ?
    JU LUTEMI FUTENI NE STALLE ME DERRAT SE ME KETO
    QE SHKRUN I DUKET VETJA I DITUR ,NE TE VERTET
    DI SA NJE DERR I MIRETRAJTUAR !

  7. DinPaku says:

    Pse, nuk e dine gjermanet e amerikanet se ç’mendon e ç’thate opozita? Po mire ore analist, merr nje rruge deri ne Gjermani dhe thuajua, se mbase te degjojne ty!

  8. qazim says:

    Eshte fotografia me domethenese qe kane gjetur per kete individ.Mjafton vetem kete foto dhe nje diciture cfardo per te perkufizuar kete cmenduri mediatike me keta elemente qe e kane denatyruar gazetarine.

  9. zbrisni ne Tokë says:

    Thuaj Fatos, thuaj Budestagut, merr dhe Sonilen apo Saliun dhe thuaj se ata jane te besueshem apo ate gazetaren qe i vinte gazetari Billdit ne shtepi; behuni nje dore e mire dhe i thoni qe Edi Rama na mbylli tv qe Bexheti na jepte nga 12 mije euro. Pika ne bythe o Fatos!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje